GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

17 të vrarë në dy masakra, Serbia: Amnisti për dorëzimin e armëve

10:27 - 08/05/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
17 të vrarë në dy masakra, Serbia: Amnisti për dorëzimin e armëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa ditë pasi në dy sulme me armë në Serbi, mbetën të vrarë 17 persona, ministria e Brendshme e vendit u kërkoi të dielën qytetarëve të dorëzojnë të gjitha armët e paregjistruara ose do të përballen me dënimin me burg.

Individët që dorëzojnë armë, granata, municione dhe armë të tjera në pronësi të paligjshme midis 8 majit dhe 8 qershorit nuk do të përballen me asnjë akuzë penale, thuhet në një deklaratë të ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Ata që nuk e respektojnë urdhrin do të përballen me ndjekje penale dhe mund të dënohen me shumë vite burgim, paralajmëruan zyrtarët e qeverisë serbe.

Gjatë fundjavës u mbajtën funeralet për viktimat e sulmit në një shkollë të Beogradit të mërkurën dhe atij në një zonë rurale në jug të kryeqytetit serb të enjten mbrëma. Sulmet, në të cilat u plagosën edhe 21 persona, kanë shkaktuar panik dhe ankth në vendin ballkanik.

Serbia është e mbushur me armë dhe kryeson listën e vendeve evropiane me numrin më madh të armëve të regjistruara për banor dhe është e njohur për situatat e krizës pas luftërave të viteve 1990 që shkaktuan shpërbërjen e Jugosllavisë.

Në vitin 2013, një veteran i luftës vrau 13 persona. Autori i sulmit në shkollën e Beogradit është një nxënës 13-vjeçar, i cili vrau shtatë vajza, një djalë dhe një roje shkolle.

Një ditë më vonë, një 20-vjeçar qëlloi në drejtim të njerëzve në dy fshatra të Serbisë qendrore, duke vrarë tetë persona. Autoritetet i kanë arrestuar autorët e të dyja sulmeve. Pas incidenteve, autoritetet premtuan se do të ashpërsonin masat ndaj armëve dhe do të rrisnin sigurinë në shkolla dhe në të gjithë vendin.

“Ftojmë të gjithë qytetarët që kanë armë pa leje që t’i përgjigjen kësaj thirrjeje, të shkojnë në rajonin më të afërt të policisë dhe të dorëzojnë armët për të cilat nuk kanë dokumente të duhura”- tha zyrtarja e policisë Jelena Lakiçeviç, raporton VOA.

Lakiçeviç tha se dorëzimi vullnetar vlen për të gjitha armët e zjarrit, pajisjet shpërthyese, pjesët e armëve dhe municionet që njerëzit i mbajnë në mënyrë të paligjshme në shtëpitë e tyre. Serbia nuk është përballur plotësisht me rolin e saj në luftërat e viteve 1990, kriminelët e luftës konsiderohen kryesisht si heronj dhe grupet minoritare vazhdimisht përballen me ngacmime dhe ndonjëherë edhe dhunë fizike.

Etiketa: Armetmasakra ne Serbi

Lajme të lidhura

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Para
VIDEO/ Qytetari nga Elbasani: Jam i majtë, por do të votoj Boçin

VIDEO/ Qytetari nga Elbasani: Jam i majtë, por do të votoj Boçin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se SHBA po vepron me forcë të plotë kundër Iranit, duke theksuar...

Lexo më shumë
Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com