GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

18-vjeçari bie në grackën e “Tempullit”, me armë zjarri e kanabis (EMRI)

11:53 - 31/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ishte larguar nga banesa, gjendet i pajetë 80-vjeçari. Çfarë dyshohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, policia ka kapur dhe arrestuar 18-vjeçarin, i cili shiste dozat e kanabisit, vidhte pajisje elektronike dhe posedonte armë zjarri, armë të ftohta dhe municion luftarak.

U arrestua 18-vjeçari Aleksandër Simoni, që shiste dozat e kanabisit, vidhte pajisje elektronike dhe posedonte armë zjarri, armë të ftohta dhe municion luftarak.

Gjatë kontrolleve policia sekuestroi doza kanabisi të gatshme për shitje, 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, 1 mjet prerës (thikë), 1 përforcues grushti dhe dhjetëra pajisje elektronike të dyshuara të vjedhura (laptopë dhe aparate celulare).

Po ashtu u  proceduan penalisht për moskallëzim krimi, 3 shtetas të tjerë, njëri prej të cilëve fshihte në banesë, sende të vjedhura nga 18-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave.

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale.

Kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që shiste dozat e kanabisit, vidhte pajisje elektronike dhe posedonte armë zjarri, armë të ftohta dhe municion luftarak.

Sekuestrohen doza kanabisi të gatshme për shitje, 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, 1 mjet prerës (thikë), 1 përforcues grushti dhe dhjetëra pajisje elektronike të dyshuara të vjedhura (laptopë dhe aparate celulare).

Procedohen penalisht për moskallëzim krimi, 3 shtetas të tjerë, njëri prej të cilëve fshihte në banesë, sende të vjedhura nga 18-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave në qytet dhe kryente vjedhje në dyqane me pajisje elektronike, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në afërsi të një shkolle në qendër të qytetit, u kap dhe u arrestua shtetasi Aleksandër Simoni, 18 vjeç, banues në fshatin Beshishtë, Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të cilën ky shtetas e ndante në doza dhe më pas i shiste në qytet, kryesisht në afërsi të shkollave.

Gjithashtu, në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, 1 mjet prerës (thikë), si dhe dhjetëra pajisje elektronike (laptopë dhe celularë), të cilat dyshohet se i ka vjedhur më parë, në dyqane të ndryshme, në qytet.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti sende të tjera të dyshuara të vjedhura nga 18-vjeçari i arrestuar, një sasi fishekësh luftarak si dhe një përforcues grushti. Procedimi në gjendje të lirë nisi edhe për shtetasit  25 vjeç dhe  21 vjeç, pasi bashkë me 17-vjeçarin, kanë qenë në dijeni të veprimtarive kriminale të shtetasit A.S., por nuk kanë kallëzuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: 18 vjecariKryesore1tempulli

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Para
Olta Gixhari në pritje të ëmbël? Çfarë aludohet…

Olta Gixhari në pritje të ëmbël? Çfarë aludohet...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com