GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

18 vjet pas vrasjes së dy basketbollistëve në Korçë, nis gjyqi nga e para për Damiano Toshi

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
18 vjet pas vrasjes së dy basketbollistëve në Korçë, nis gjyqi nga e para për Damiano Toshi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një prej emrat më të njohur të krimit në Korçë, Damiano Toshi, do rigjykohet sërish në gjykatën e Elbasanit.

Rigjykimi i Toshit konsiston në akuzën e vrasjes së dy basketbollistëve të ekipit të “Skënderbeut”, Sokol Jahollarin, Rafael Rizan, si dhe plagosjen e Julian Beckës.

Vendimi për rihapjen e procesit penal të gjykimit është marrë nga Gjykata e Lartë, e cila ka vendosu të rrëzojë dënimin me burg përjetë ndaj Damiano Toshit, dhe të kthejë për rigjykim në fazën fillestare çështjen penale.

Pritet që në ditët në vijim, të thirren dhe dëshmitarët e kësaj dosje penale, që flet për ngjarjen e rëndë të ndodhur në 3 shtator të vitin 2004, shumë pranë pallatit të Sportit në Korçë.

Lidhur me këtë ngjarje janë dënuar dhe dy persona, shtetasit Gjergji Bregu dhe Vasi Strati. Por në të njëjtën gjykatë, pritet të fillojë dhe një gjykim tjetër, për vëllain e Damiano Toshit, Mihal Toshin, i cili është arrestuar në Greqi për llogari të prokurorisë së Elbasanit.

Mihal Toshi është në pritje të ekstradimit, ndërsa me të ardhur në Shqipëri do ballafaqohet me akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim ndaj biznesmenit Ilir Rexhepi.

Tashmë të dy vëllezërit Korçarë akuzohet për vrasjen e tre personave, ndërsa do jetë gjykata e Elbasanit, ajo që do vendosi nëse ata janë fajtorë ose jo në dy ngjarjet e ndodhura në Korçë dhe në Elbasan.

Sipas burimeve, Mihal alias Mirgert Toshi, dyshohet se ka ekzekutuar biznesmenin, Ilir Rexhepi, për llogari të një grupi të fuqishëm kriminal në Elbasan, të cilët i kanë garantuar, se përmes lidhjeve të tyre në gjykatë, do paguanin për ti shpëtuar vëllain, Damiano Toshin, në mënyrë që ky i fundit të mos dënohej nga Gjykata e Elbasanit.

Vrasja e Rexhepit, ka ndodhur 18 ditë para se në gjykatën e Elbasanit të jepej vendimi për Damiano Toshin, e cila në 2012 e dënoi me burgim të përjetshëm.

Etiketa: Damiano ToshiRafael RizanSokol Jahollarin

Lajme të lidhura

Tabaku nga Brukseli: Integrimi duhet të sjellë përfitime për bizneset e fermerët, po çfarë të eksportojë Shqipëria kur s’ka prodhim
Aktualitet

Tabaku nga Brukseli: Integrimi duhet të sjellë përfitime për bizneset e fermerët, po çfarë të eksportojë Shqipëria kur s’ka prodhim

11:11 - 10/11/26
FOTO/ Humb i moshuari në Kamëz, thirrja e policisë
Aktualitet

Lëvizte “i qetë” me armë dhe drogë me vete, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari

10:43 - 10/11/26
Sondazhi/ Kosto e rritur e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve
Aktualitet

‘Pasqyra‘ e Ramës e çon inflacionin në nivele rekord! Ushqimet më shtrenjtë se në Gjermani, Itali e Spanjë

10:29 - 10/11/26
Para
Salianji: Berisha nuk fiton dot se nuk është anëtar i grupit

“Të hiqen dyert e hekurit”, Salianji: Të ndërtojmë një grup që e bën bashkimin funksional

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku nga Brukseli: Integrimi duhet të sjellë përfitime për bizneset e fermerët, po çfarë të eksportojë Shqipëria kur s’ka prodhim
Aktualitet

Tabaku nga Brukseli: Integrimi duhet të sjellë përfitime për bizneset e fermerët, po çfarë të eksportojë Shqipëria kur s’ka prodhim

11:11 - 10/11/26

Nga Brukseli, deputetja e PD-së kërkon që integrimi të sjellë përfitime për bizneset, fermerët dhe familjet, duke e lidhur këtë...

Lexo më shumë
FOTO/ Humb i moshuari në Kamëz, thirrja e policisë

Lëvizte “i qetë” me armë dhe drogë me vete, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari

10:43 - 10/11/26
Sondazhi/ Kosto e rritur e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve

‘Pasqyra‘ e Ramës e çon inflacionin në nivele rekord! Ushqimet më shtrenjtë se në Gjermani, Itali e Spanjë

10:29 - 10/11/26
U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

10:16 - 10/11/26
Xhaferri: Shqipëria drejtohet nga një autokrat i çmendur që ka shkatërruar demokracinë

Xhaferri: Rama shkatërroi mbi të gjitha familjen normale që donte të ndërtonte jetën në Shqipëri

10:04 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com