GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Gazetarët njihen me procedurat e reja se si do të ndjekin komisionet parlamentare

10:43 - 11/06/21
në Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gazetarët kërkojnë të mos hiqen nga komisionet parlamentare, Gjonçaj: Siguron 100% transparencë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Salla e gazetarëve për të ndjekur komisionet parlamentare nga muaji shtator do i ngjajë një salle regjie në redaksitë e televizioneve ku do jenë të vendosura disa kompjuterë dhe përballë do kenë ekranet që transmetojnë mbledhjet e xhiruara me kamerat e institucionit.

Në takimin e sotëm me gazetarët, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit Genci Gjonçaj prezantoi platformën e re të miratuar nga Byroja e Kuvendit e cila u kundërshtua nga gazetarët e terrenit.

Ata ngritën shqetësimin se duke qenë të mbyllur në një sallë nuk do kenë mundësi të ndjekin nga afër prapaskenat e mbledhjeve apo edhe incidenteve në korridoret e Kuvendit që në të shkuarën nuk kanë munguar dhe janë fiksuar pikërisht nga kamerat e televizioneve.

Gazetari i ABC i drejtoi disa pyetje Gjonçajt në lidhje me disa precedentë të ndodhur në lidhje me këtë ndryshim të ri që nuk kanë marrë ende përgjigje. Mustafaraj iu referua rastit kur nga ana e stafit të Kuvendit u fshi deklarata e Mimi Kodhelit për abuzimin e 15-vjeçares në Tiranë si dhe kërkoi të dijë emrat e anëtarëve të Byrosë që kanë votuar pro vendimit për të larguar gazetarët nga Komisionet.

Gjonçaj u shpreh se në rastin e Mimi Kodhelit mbledhja nuk duhet të ishte transmetuar për mediat, duke e cilësuar këtë gabim të institucionit. Ndërkohë për votën e Byrosë, u shpreh se votimi është vërë në një mbledhje me dyer të mbyllura.

“Nuk është konferencë shtypi kjo. Nëse unë jam i vëmendshëm në ato që kam lexuar BE ka trajtuar çështjen e investimit. Ky është një investim me lekët e taksapaguesve europianë. Ne kemi marrë produktin final.

Filozofia është ajo që ju keni shqetësim: Pse ne do jemi tek salla poshtë. Nuk gënjen askush. Nuk është problem të shtojmë kompjuterat. Duke nisur nga fakti që kanë dalë shumë media në treg nuk është problem të shtojmë kompjuterat. Është zgjedhja jote pastaj nëse do ta ndjekësh në Komision apo do ta ndjekësh tek salla.

Jam i bindur që pas një viti do thuash sa mirë se do e ndjek te salla poshtë. Një rast ka ndodhur që nuk duhet të transmetohej fare sepse nuk hyn në protokollet e transmetimit online. Është bërë gabim dhe personi përgjegjës i është hequr vëmendja. Aty është bërë gabim dhe po e pranoj unë këtë gjë.

Është një rast i vetëm dhe në një aktivitet që nuk është i përcaktuar në rregulloren e aktiviteteve që transmetohen për publikun. Deputetë që votuan pro apo kundër në Byro nuk ka interes për takimin e sotëm. Do ta sigurojmë. Mbledhja e Byrosë është e mbyllur”, deklaroi ai.

Etiketa: gazetaregenci gjoncajKomisionisekretari

Lajme të lidhura

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Para
Berisha sërish në krye të PD? Tabaku: Ka kontribute të jashtëzakonshme në politikë

Berisha sërish në krye të PD? Tabaku: Ka kontribute të jashtëzakonshme në politikë

TË FUNDIT

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të...

Lexo më shumë
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com