GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Energjia inteligjente/ Alma Hoxha iu fal 540 mln lekë Luan Kaprit dhe vëllait të shefit të Gardës

15:39 - 08/02/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Energjia inteligjente/ Alma Hoxha iu fal 540 mln lekë Luan Kaprit dhe vëllait të shefit të Gardës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Bashkisë Përmet vendosi se kush do t’ia ndriçojë qytetin me energji inteligjente. Me datë 30 dhjetor Hoxha palli tenderin me termat e çuditshëm që shpjegojnë objektin e saj. Bëhet fjalë për prokurimin me qëllim “Ndriçim publik në kuadër të projektit “Bashki me energji inteligjente”.  Për të cilin do të shpenzohen më shumë se gjysmë milioni lekë.

 

Fillimisht duhet të sqarojmë se projekti me objekt “Energji Inteligjente”, do të thotë se Bashkia Përmet do të blejë paisje ndriçuese të cilat funksionojnë me energji diellore dhe ndizen automatikisht sapo errësohet.

Qe në prezantimin e këtij projekti bie në sy fondi i lartë që do të shpërdorohet. Ndërsa tashmë që u firmos edhe kontrata evidentohen një sërë shkeljesh të tjera. Së pari, tenderi është dhënë pa garë, për më tepër te dy oligarkë që përpijnë fondet e prokurimeve.

Në kontratë shihet se janë paraqitur 5 oferta. Të cilat janë skuafikuara nga Alma Hoxha në fazën e parë me argumentin se nuk kanë deklaruar punonjës inxhinier elektrik. Pas skualifikimeve në fazën e parë, për në fazën e dytë ka kaluar vetëm oferta e firmave “REJ shpk” & “2 T shpk” që kanë garuar si bashkim operatorësh.

Oferta e tyre ka qenë me vlerë  54 422 970,00 lekë, pra sa 99%e fondit limit. Si dhe më e shtrenjta nga ofertat e tjera. Por, Hoxha i ka anashkaluar këto dhe ua ka dhënë kontratën pa  garë fare. Duke shkelur edhe ligjin për konkurrencën e lirë.

Në këtë kuadër, tenderi për energji inteligjente merr flamurin e kuq dhe kthehet ne projekt për “vjedhje inteligjente”. Çështje që për më shumë duhet të merret SPAK.

Dy fituesit

Fakt tjetër që na tregon abuzimin që është bërë më këtë projekt janë fituesit. Pronari i firmës “Rej” është Luan Kapri. I njohur për vjedhjet që bënë me tenderët. Ndërsa pronari i firmës “2 T” shpk është Artan Sako, vëllai i kreut të Gardës  Gramos Sako.Luan Kapri njihet për tenderët pa garë që merren nga bashkitë, por edhe nga çdo institucion tjetër publik në fusha të ndryshme.

Emri i tij është lakuar  në super projektet e ndërtimit, për infrastrukturën rrugore dhe mirëmbajtje. Madje në muajt e fundit ka pasur disa përplasje mes tij dhe kreut të ARRSH, Ersvis Berberi, mes të cilëve sikur duket ka prishje pazaresh.

Ndërkohë, edhe Artan Sako përmes firmë së tij ka përfituar shumë tenderë. Duke qenë se ka një mik mjaft të fortë pranë qeverisë. Vëllai i tij si shef i Gardës me njohjet që posedon, ka arritur t’i sigurojë Artanit miliona euro tenderë.

Madje, Vetëm gjatë viteve të fundit, kompania e komandantit të Gardës, kamufluar nën emrin e të vëllait, ka marrë rreth 70 tenderë me vlerë mbi 100 milionë euro, kryesisht me flamuj të kuq korrupsioni, me oferta gati sa fondi limit, me garë formale dhe pa garë fare, me një pjesë të dokumentacionit false dhe gjithnjë duke manipuluar me volumin e punimeve.

Tenderët e paracaktuar i ka marrë për pastrim të plehrave, ndërtim rrugësh, mirëmbajtje rrugësh, ujësjellësa, kanalizime, rehabilitim digash, sheshe ndërtimi, rivitalizim parqesh etj.

Lexo edhe: Vazhdon sherri për 60 mln lekë/ Luan Kapri denoncon Ervis Berberin

Etiketa: abuzialama hoxhatender

Lajme të lidhura

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…
Fact-Checking & Analize

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

16:00 - 18/03/26
Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Para
‘Krahë për liri’,Zelensky mbajti fjalimin në parlamentin britanik

‘Krahë për liri’,Zelensky mbajti fjalimin në parlamentin britanik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari dhe analisti, Namir Lapardhja
Aktualitet

Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari dhe analisti, Namir Lapardhja

12:07 - 19/03/26

Ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare gazetari Namir Lapardhaja. Mësohet se ai vdekur në Gjermani në orët e para të...

Lexo më shumë
PD hap LETRAT: Të hetohen dy tendera fiktivë me vlerë 7.5 mln euro të OSSH, fituesi i paracaktuar fiton me 98% të ofertës

Abuzimi i OSHEE, qytetari në Fushë-Krujë faturohet 2-3 herë më shumë se konsumi

11:41 - 19/03/26
Atentati në Rinas/ Merret i pandehur ish-drejtori i AMP, punësoi Muçi Shaljanin në kundërshtim me ligjin

Atentati në Rinas/ Merret i pandehur ish-drejtori i AMP, punësoi Muçi Shaljanin në kundërshtim me ligjin

11:06 - 19/03/26
Nesër Fitër Bajrami/ Kreu i KMSH-së uron besimtarët myslimanë: Kjo ditë është moment bashkimi

Nesër Fitër Bajrami/ Kreu i KMSH-së uron besimtarët myslimanë: Kjo ditë është moment bashkimi

11:00 - 19/03/26
‘Shqiptarët pagujnë 125 lekë taksë për çdo litër naftë’, PD propozon masat për uljen e çmimit

‘Shqiptarët pagujnë 125 lekë taksë për çdo litër naftë’, PD propozon masat për uljen e çmimit

10:53 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com