GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Korrupsion në Akademinë e Sigurisë, 4 mijë euro për të marrë provimin

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Korrupsion në Akademinë e Sigurisë, 4 mijë euro për të marrë provimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë mbyllur hetimet për ish-pedagogun e Akademisë së Sigurisë, Qetësor Gurra i cili u arrestua pas hetimit të ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion. SPAK ka dërguar për gjykim dosjen e Gurrës, i cili akuzohet se ka marrë 4000 euro ryshfet nga një inspektor rrugor, të cilit i kishte premtuar një gradë të pamerituar gjatë provimit në Akademinë e Sigurisë. Për gjykim u dërgua edhe inspektori Dritan Lelaj. Ata akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të hetimeve paraprake ka dërguar për gjykim procedimin penal nr. 277/2021 në ngarkim të pandehurve:

Dritan Lelaj, me masë sigurimi “Arrest në burg”, akuzohet se ka kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 245/1 pika 2 dhe 186/1 i Kodit Penal.

Qetësor Gurra, me masë sigurimi “Arrest në burg”, akuzohet se ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pika 4 i Kodit Penal.

Silvana Miho, akuzohet se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”,parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal.

Nga analiza një nga një dhe në unitet e të dhënave të përfituar nga rezultatet e përgjimeve telefonike, të dhënat e nxjerra nga ekzaminimi i aparateve celular të të pandehurve, të dhënat e përfituara nga praktikat e administruar në Akademinë e Sigurisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, akteve të tjera shkresore dhe deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën penale, apo deklarimet e të pandehurve, është provuar tej dyshimit te arsyeshëm bazuar në prova se i pandehuri Dritan Lelaj ka ofruar përfitim e parregullt monetar të pandehurit Qetësor Gurra, i cili nga ana tjetër e ka pranuar këtë ofertë për përfitim të parregullt me qëllim ndikimin e paligjshëm tek funksionarë të tjerë publike të Akademisë së Sigurise dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të favorizuar të pandehurin Dritan Lelaj në rezultatin fitues në provimin e fitimit të gradës “Nënkomisar” për ndjekjen e studimeve në ciklin e parë në Akademinë e Sigurisë, për vitin akademik 2021-2022, të zhvilluar në datën 27.10.2021.

Gjithashtu, rezulton e provuar se i pandehuri Dritan Lelaj gjatë procesit të provimit/ankimit ka përdorur një dokument në të cilin janë paraqitur rrethana të rreme që nuk përputhen me të vertetën, dokument ky i lëshuar nga e pandehura Silvana Miho, si personi që ka patur për detyrë ta lëshojë dokumentin.

Ndërsa për shtetasin nën hetim Agim Lelaj, bazuar në nenin 328/1 gërma b) te Kodit të Procedurës Penale është kërkuar pushimi i akuzës/hetimeve për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”, parashikuar nga 245/1 pika 2 i Kodit Penal, me arsyetimin se veprimet e kryera nga ai nuk mund të kualifikohen si veprime të kundërligjshme që përbëjnë anën objektive të veprës penale të parashikuar nga neni 245/1 pika 2 e K.Penal.

 

Etiketa: akademiagjykimKryesore1pedagogusiguriseSpak

Lajme të lidhura

Aksident fatal në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, gruaja humb jetën pasi u përplas nga një automjet
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, gruaja humb jetën pasi u përplas nga një automjet

08:26 - 13/07/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë, të parët në Europë

07:39 - 13/07/26
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur
Aktualitet

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
Para
E dinte Italinë si Shqipërinë/ Shqiptari parkon makinën në një vend të rezervuar, policia i bën gjëmën

E dinte Italinë si Shqipërinë/ Shqiptari parkon makinën në një vend të rezervuar, policia i bën gjëmën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident fatal në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, gruaja humb jetën pasi u përplas nga një automjet
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, gruaja humb jetën pasi u përplas nga një automjet

08:26 - 13/07/26

Një aksident automobilistik ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm në aksin Lushnjë–Rrogozhinë. Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur...

Lexo më shumë
Gjysmëfinalja 2.7 miliardë euro Francë-Spanjë, cila kombëtare kryeson dhe e nis si favorite në fushën e blertë

Gjysmëfinalja 2.7 miliardë euro Francë-Spanjë, cila kombëtare kryeson dhe e nis si favorite në fushën e blertë

08:24 - 13/07/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Korrik, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 13/07/26
Bombardimet amerikane në Ngushticën e Hormuzit trondisin tregjet, rriten çmimet e karburanteve

Bombardimet amerikane në Ngushticën e Hormuzit trondisin tregjet, rriten çmimet e karburanteve

07:55 - 13/07/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë

Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë, të parët në Europë

07:39 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com