GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tender 222 mln lekë për karburant, Flamur Golemi i Gjirokastrës ia jep pa garë familjes “Gega Oil”

21:31 - 12/05/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Tender 222 mln lekë për karburant, Flamur Golemi i Gjirokastrës ia jep pa garë familjes “Gega Oil”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kriza ekonomike që ka kapluar edhe Shqipërinë si me rritjen e çmimeve ashtu edhe me rritjen e çmimit të naftës, ndihet vetëm tek qytetarët, ndërsa tek institucionet në vend nuk reflektohet. Këtë e vëmë re në çdo procedurë publike që kryejnë, pasi përveçse bëhen në shifra të larta, nuk respektohen as rregullat më minimale të prokurimit publik. Këtë gjë ka bërë edhe Bashkia e Gjirokastrës, e cila ka bërë një tender për të blerë naftë dhe ia ka dhënë familjes Gega pa garë.

Bëhet fjalë për tenderin e hapur në datën 25 mars 2022, ku Bashkia e Gjirokastrës e drejtuar nga Flamur Golemi ka hapur një tender për të blerë naftë. Tenderi mban numrin e referencës REF-23024-03-24-2022 dhe ka fondin limit prej 22.155.385 lekë të reja, ose rreth 222 milionë lekë të vjetra. Tenderi mesa duket është bërë me porosi, pasi në të ka marrë pjesë vetëm një kompani “GEGA OIL GROUP” SHA & “ANEL & CO” sh.p.k & “GEGA CENTER GKG” SHPK, e cila është shpallur fituese pa garë. Tre kompanitë që janë bashkuar dhe kanë marrë pjesë në garë si një e vetme janë dy të Paulin Gegës, pronarit të “Gega Olil” dhe kompania e që administratohet nga i njohuri Arben Çela, “ANEL & CO”,  duke marrë tenderin prej 222 milionë lekësh të Golemit pa asnjë konkurrent tjetër. Bashkia e Gjirokastrës nuk ndalet vetëm këtu, mesa duket ka në plan të blej më shumë karburant, pasi ky është tender i lotit të parë, që do të thotë se do ketë procedurë tjetër për naftë dhe benzinë.

Kompania “Gega Oil” renditet si kompania e dytë e  karburanteve, pas Kastratit që favorizohet në tenderët publik. Përpos kësaj, pronari i saj Paulin Gega, biznesmen në fushën e karburanteve, është shpallur tre vite më parë në kërkim nga Policia për disa akuza të rënda, si “Evazion fiskal” ne shuma të mëdha, “Fshehja e të ardhurave” , “Ndryshimi në aparatet matëse”, masa të cilat nuk u ekzekutuan asnjëherë. Ndërsa administratori i “ANEL & CO”, Arben Çela i cili me kompani të tjera është denoncuar jo pak herë në media si fitues i madh i tenderave të dyshimtë.

Por, pavarësisht se kush janë fituesit problemi qëndron tek institucionet publike që menaxhojnë taksat e qytetarëve. Kjo nuk është hera e parë që bashkitë e vendit, tenderët e karburanteve i japin pa garë. Kjo metodë është përsëritur disa herë edhe në një kohë kur vendi po përballet me rritje çmimesh të karburanteve. Kështu që, edhe pse më shumë se kurrë bashkitë e vendit, tenderët e karburanteve duhet t’i bëjnë me disa konkurrente jo vetëm se e kërkon ligji i prokurimeve në procedurat e hapura, por edhe për efekt kursimi të fondeve publike dhe kryerjen e shërbimeve me sa më pak lekë.

Por kur e ke mendjen për të futur disa lekë të taksave të qytetarëve në xhep, do hasim në procedura të tilla ku drejtuesit e institucioneve bëjnë tenderë për mitë e tyre. Edhe rasti i Flamur Golemit është i njëjtë, me 222 milionë lekë të vjetra pa garë, ia ka bërë respektin Paulin Gegës në mënyrën më të mirë të mundshme. Tek e fundit siç e ka thënë dhe ministri Arben Ahmetaj, nuk i paguajn qytetarët por buxheti i shtetit.

Gijotina.com

 

Etiketa: familjaFlamur GolemigaregegaGjirokastresKarburantkryesore2tender

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Rama po ushtron presion ndaj SPAK? Përgjigja e Yuri Kim

Rama po ushtron presion ndaj SPAK? Përgjigja e Yuri Kim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26

SPAK nuk e kundërshtoi thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama në procesin ndaj tetë të pandehurve, i cili është...

Lexo më shumë
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com