GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

2.7 mld grante morën fermerët në 2021, 70% ishin të huaja

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Këshilli i Ministrave shtyn afatin, fermerët do të marrin karburant pa taksa deri në 20 dhjetor 2021
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë periudhës janar-gusht 2021 u shpërndanë në formën e subvencioneve për bujqësinë rreth 2.7 miliardë lekë sose 22 milionë euro. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave që i referohen Raportit të Monitorimit, 70 për qind e subvencioneve që u shpërndanë ishin nga grantet e BE në programin IPARD. Kjo shume ishte 10% më e  Nga fondet e brendshme për të njëjtën periudhë janë shpërndarë 828 milionë lekë ( 6,7 milionë euro).  Shuma u shpërnda në 2766 persona me përfitim mesatar 299,349 lekë për fermer.

Ndërsa fondet e IPARD u shpërndanë në 166 përfitues, të cilët përfituan mesatarisht 1,4 milionë lekë për person.
Për vitin 2022 qeveria ka premtuar një skeme të re të subvencionit për bujqësinë. Në paketën fiskale të këtij viti qeveria bëri zero kompensimin e TVSH- së për sektorin e bujqësisë që më parë ishte 6%.

Fondet nga skema kombëtare për bujqësinë jepen për numër krerësh, për numër drufrutorësh apo për hektarë tokë të mbjellë. Ndërsa fondet e BE nga programi IPARD  jepen për  “Investime në asetet fizike të njësive bujqësore” me fokus të veçantë në sektorët e qumështit, mishit, frutave, perimeve dhe vreshtit. Fondet e BE për bujqësinë jepen edhe për “Investime në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore” me fokus të veçantë në sektorin e përpunimit të  qumështit, mishit, frutave, perimeve dhe verës.
Një nga masat e programit IPARD është  “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit” me fokus të veçantë Prodhimi i bimëve medicinale, kërpudhave, mjaltit, bimëve zbukuruese dhe kërmijve. Në fokus është edhe tregtimi i bimëve mjekësore dhe aromatike të egra dhe të kultivuara, kërpudhave dhe mjaltit, përpunimi në nivel ferme dhe tregtimi i produkteve bujqësore, akuakultura, natyra dhe turizmi rural, shërbime për popullatën dhe bizneset rurale. (monitor)

Etiketa: Fermerëgrante

Lajme të lidhura

Zhbllokohet transporti, statistikat e 2021 dhe viti pandemik
Aktualitet

Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 Janari

11:34 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash
Breaking Views

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Para
Basha merr vendimin: Berisha dhe 7 demokratë përjashtohen përgjithmonë nga PD

Basha merr vendimin: Berisha dhe 7 demokratë përjashtohen përgjithmonë nga PD

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares
Breaking Views

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, FSHF, bën me dije se kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën zyrtare stërvitore paradite dhe...

Lexo më shumë
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com