GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

2 të arrestuar në Tiranë, strehuan 12 emigrantë të paligjshëm në hotele

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
2 të arrestuar në Tiranë, strehuan 12 emigrantë të paligjshëm në hotele
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë orëve të fundit të ditës së sotme janë finalizuar dy operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Gjatë operacionit policor të koduar “District 3” u arrestua në flagrancë shtetasi V. K., 62 vjeç, që ndihmonte 5 emigrantë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

“Në kuadër të operacionit policor të koduar “District 3” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:V. K., 62 vjeç, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.  Ky shtetas kishte strehuar në ambientet e hotelit që administronte, në rrugën “Kastriotët”, 5 emigrantë që kishin hyrë në mënyrë ilegale në Shqipëri, të cilëve iu kishte premtuar, kundrejt shpërblimit monetar, dhënien ndihmë për transportimin e tyre drejt pikave të kalimit kufitar”.

Ndërkohë nga ana tjetër, në operacionin policor të koduar “District 4”, u arrestua në flagrancë një shtetas tjetër me iniciale A. E., 32 vjeç , që ndihmonte 7 emigrantë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Në ambientet e hotelit ku kishte strehuar emigrantët e paligjshëm, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak.

“Në kuadër të operacionit policor të koduar “District 4” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. E., 32 vjeç, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas kishte strehuar në hotelin që administronte, në rrugën “Kastriotët”, 7 emigrantë që kishin hyrë në mënyrë ilegale në Shqipëri, të cilëve, kundrejt shpërblimit monetar, iu kishte premtuar dhënien ndihmë për transportimin e tyre, drejt pikave të kalimit kufitar. Gjatë kontollit të ushtruar në njërën nga dhomat e këtij hoteli, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak”.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht të 12 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Etiketa: aktualitetoperacion policor

Lajme të lidhura

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta

12:50 - 11/11/26
Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur
Aktualitet

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

12:33 - 11/11/26
Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?
Aktualitet

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

12:10 - 11/11/26
Para
Aksidentoi për vdekje dy fëmijë, gjykata lë në qeli Xhoni Muçon

Aksidentoi për vdekje dy fëmijë, gjykata lë në qeli Xhoni Muçon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta

12:50 - 11/11/26

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës dhe benzinës në Shqipëri. Vendimi i ri, i marrë sot, sjell...

Lexo më shumë
Magji afrikane apo studim anormal? Jenisheri shfrenon fantazinë, i shkruan Maran: E bëjmë bashkë Shqipërinë të çudisi botën

Magji afrikane apo studim anormal? Jenisheri shfrenon fantazinë, i shkruan Maran: E bëjmë bashkë Shqipërinë të çudisi botën

12:39 - 11/11/26
Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

12:33 - 11/11/26
Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

12:10 - 11/11/26
Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

12:00 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com