GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

2 vite nga tërmeti me 51 viktima, asnjë i dënuar për ndërtimet që morën jetë njerëzish

10:21 - 26/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
2 vite nga tërmeti me 51 viktima, asnjë i dënuar për ndërtimet që morën jetë njerëzish
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur kanë kaluar dy vite nga tërmeti i 26 nëntorit që preu në mes jetën e 51 personave, prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet për banesat e shembura nga ky tërmet. Hetimet janë zhvilluar për 7 ndërtime, shembja e të cilave u mori jetën

Dy vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, qeveria ka dështuar të vendosë personat përgjegjës pas hekurave, pasi ende nuk ka asnjë të dënuar për ngjarjen që shkaktoi 51 viktima.


Si për të thënë që po punohet, vetëm katër ditë para dy vjetorit të ngjarjes së rëndë, Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet për banesat e shembura dhe dërgoi në gjykatë vetëm shtatë të pandehur. Dukshëm ky numër është sfumuar ndjeshëm krahasuar me ditët e para të tërmetit ku vëmendja dhe interesi i njerëzve ishte me i madh.
Kjo tragjedi e rëndë mund të ishte shmangur dhe numri i viktima do të ishte më i ulët nëse qeveria do të kishte marrë masat që në tërmetin e 19 shtatorit, ku shumë banesa u shpallën të pabanueshme por pavarësisht, banorë u rikthyen në shtëpitë e tyre.


Thuajse dy muaj më vonë, ky gabim i kushtoi shtrenjtë qeverisë, e cila pavarësisht të gjithave duket se nuk ia ndjen shumë, thënë kjo nisur nga veprat. Njësoj siç ndodhi me 21 janarin apo Gërdecin, Rama premtoi se pas hekurave do të përfundonin përgjegjësit e tërmetit, por edhe ky premtim po rezulton gënjeshtër.
Të pandehur për shpërdorim detyre janë marrë ish-drejtuesi i zyrës së urbanistikës pranë njësisë administrative Farkë, Viron Çipi dhe dy ish vartës të tij, pasi rezulton kanë miratuar lejë ndërtimi në mungesë dokumentacioni dhe për këtë, ata kanë përgjegjësi penale.


Të pandehur janë marrë edhe dy ish-kryeinspektorët e Inspektoriatit ndërtimor në Farkë pasi organi i akuzës ka konstatuar se ata nuk kanë kontrolluar si duhet dokumentacionin e ndërtimeve dhe për këtë arsye nuk kanë konstatuar mangësi. Gjithashtu prokuroria bën me dije se është marrë i pandehur edhe subjekti juridik, ‘Agi Beshalili’, pasi ka ndërtuar një pallat të dëmtuara nga lëkundjes e 26 nëntorit 2019.


Më herët, prokuroria ka dërguar për gjykim një subjekt dhe një person të pandehur i cili është dënuar nga gjykata e shkallës së parë dhe pritet verdikti në apel, ndërkohë që ka edhe dhjetëra të dyshuar të tjerë që janë nën hetim nga ana e prokurorisë.


Nga ana tjetër, në Durrës, zonën që ndjeu me shumë goditjet sizmike ku dhe humbën jetën 23 persona, prokuroria mbylli hetimet dhe kaloi për gjykim vetëm 16 persona. Kështu kanë kalur për gjykim, Ramiz Shehu, Nevjana Isufi, Abdulla Osmani, Ruzhdi Xheka, Arben Isaku, Aldo Dakoveli, Artur Terziu, Artur Çela, Klajdi Lame, Flamur Gjuzi, Albrend Qetka, Skerdi Bello, Artenis Malko, Kujtim Hasa.


Por akoma më e trishtë shfaqet situata në Krujë e Lezhë, ku asnjë i akuzuar nuk ka përfunduar në gjykatë.
Hetimet filluan pasi dyshohet se dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në vdekjen e njerëzve kanë ardhur edhe si shkak i ndërtimeve të kryera pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimeve, si dhe për shkak të ndërtimeve të kryera pa lejen e organeve kompetente.
Nga tërmeti i 26 nëntorit humbën jetën 51 persona, dhjetëra të tjerë mbetën të lënduar dhe mijëra të pastrehë.

Etiketa: asnje i denuarKryesore1ndertimetermetiViktima

Lajme të lidhura

“Erion Veliaj mund të të mësojë vetëm si të vjedhësh”, Xhaferri paralajmëron protesta studentore
Aktualitet

Protesta e radhës e opozitës, deputeti Xhaferri zbulon skenarin: Do e zaptojmë Bulevardin dhe nuk do e lëshojmë më!

14:01 - 28/01/26
Vrasja e Azem Hajdarit: Ilir Meta tregon për herë të parë mbi ngjarjet e 12-14 Shtatorit: Nëse Nano do të dorëhiqej…
Aktualitet

Vrasja e Azem Hajdarit: Ilir Meta tregon për herë të parë mbi ngjarjet e 12-14 Shtatorit: Nëse Nano do të dorëhiqej…

13:38 - 28/01/26
Pasi vodhi miliona te Dogana, Gazheli bëhet zv/ministër i Mjedisit! Besmir Beja caktohet pasuesi i tij!
Aktualitet

Pasi vodhi miliona te Dogana, Gazheli bëhet zv/ministër i Mjedisit! Besmir Beja caktohet pasuesi i tij!

13:27 - 28/01/26
Para
Makina përplas motoçikletën në Kuçovë, dy të plagosur

Makina përplas motoçikletën në Kuçovë, dy të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Erion Veliaj mund të të mësojë vetëm si të vjedhësh”, Xhaferri paralajmëron protesta studentore
Aktualitet

Protesta e radhës e opozitës, deputeti Xhaferri zbulon skenarin: Do e zaptojmë Bulevardin dhe nuk do e lëshojmë më!

14:01 - 28/01/26

  Partia Demokratike po përgatitet për një format të ri protestash, të cilat pritet të jenë të vazhdueshme dhe më...

Lexo më shumë
Vrasja e Azem Hajdarit: Ilir Meta tregon për herë të parë mbi ngjarjet e 12-14 Shtatorit: Nëse Nano do të dorëhiqej…

Vrasja e Azem Hajdarit: Ilir Meta tregon për herë të parë mbi ngjarjet e 12-14 Shtatorit: Nëse Nano do të dorëhiqej…

13:38 - 28/01/26
Pasi vodhi miliona te Dogana, Gazheli bëhet zv/ministër i Mjedisit! Besmir Beja caktohet pasuesi i tij!

Pasi vodhi miliona te Dogana, Gazheli bëhet zv/ministër i Mjedisit! Besmir Beja caktohet pasuesi i tij!

13:27 - 28/01/26
“Rama përgatitej prej muajsh“, rrëfehet Ilir Meta: Ja e vërteta mbi ngjarjen tragjike të 21 Janarit

“Rama përgatitej prej muajsh“, rrëfehet Ilir Meta: Ja e vërteta mbi ngjarjen tragjike të 21 Janarit

13:20 - 28/01/26
Zvarritja e procesit të Ballukut, reagon PD: Operacion i koordinuar! Strategji për të bllokuar SPAK-un

Zvarritja e procesit të Ballukut, reagon PD: Operacion i koordinuar! Strategji për të bllokuar SPAK-un

12:50 - 28/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com