GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

2 vite nga vrasja e Klodian Rashës, polici Hajdari kërkon lirinë

17:06 - 08/12/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Jepet vendimi përfundimtar për Nevaldo Hajdaraj, Apeli i shton edhe 2 vite burg
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur janë mbushur dy vite nga vrasja e Klodian Rrashës nga punonjësi i Policisë së Shtetit, Nevaldo Hajdari, ky i fundit vijon të mos pajtohet me dënimin 12 vjet burgim për akuzën e “Vrasjes me dashjes”.

Që prej datës 6 dhjetor 2022, përmes avokatëve mbrojtës, Nevaldo Hajdari ka çuar çështjen penale kundër tij në Gjykatën e Lartë.

Ish-punonjësi i Policisë së Tiranës kërkon gjykimin nga një kolegj penal, me argumentin se ai ka kryer vrasjen në kushtet e tejkalimit të kritereve të mbrojtjes.

Në fakt fillimisht hetimi për policin e skuadrës “Shqiponja” ka nisur nga prokuroria pikërisht për këtë akuzë.

Por gjatë sigurimit të provave të tjera shtesë dhe pamjeve filmike, ku duket qartë se Hajdari qëllon dy herë me armë, grupi i hetimit doli në përfundimin se vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rrasha, është kryer me dashje.

Rekursi i Nevaldo Hajdarit është rregjistruar në sekretarinë e Gjykatës së Lartë në datën 6 dhjetor, vetëm dy ditë pasi të shënohej dy vjetori i ekzekutimit me armë ndaj Klodian Rrashës.Cështja tashmë ndodhet në dhomën e këshillimit dhe pritet të shqyrtohet në ditët në vijim, nga gjyqtari Medi Bici.

Vrasja

Klodian Rasha u ekzekutua pak para mesnatës së 8 dhjetorit 2020 pranë banesës së tij në zonën e Laprakës, pasi Hajdaraj e ndoqi për ta ndëshkuar në lidhje me shkeljen e orës policore të vendosur për shkak të pandemisë dhe mosmbajtjen e maskës anti-Covid.

Efektivët i kanë bërë thirrje për të ndaluar që në zonën e “Don Boskos”, por ai është frikësuar dhe ka vendosur që të largohet me vrap.

Pak orë pas ekzekutimit të tij, Policia e Shtetit lëshoi versionin se viktima ishte i armatosur dhe në një moment është kthyer nga efektivët që po e ndiqnin, duke i drejtuar një objekt që në dukje ngjante me një armë zjarri.

Gjë që u përgënjeshtrua nga familjarët dhe më pas u rrëzua edhe nga ekspertët. Kjo hipotezë mori jetë edhe pas gjetjes së një pistolete “Ekol Special” pranë vendit ku ndodhi ngjarja, por që më pas rezultoi se nuk i përkiste 25-vjeçarit.

Policia sekuestroi dy gëzhoja dhe një predhë që dyshohet se kanë dalë nga arma e policit.

I riu nuk mbërriti me shenja jete në spital, pasi plumbi që kishte marrë në zemër e kishte lënë të vdekur në vend.

SHÇBA dhe prokuroria e Tiranës, dolën në përfundimin se veprimet e Hajdarajt bien në kundërshtim me procedurat standarte të përdorimit të armëve të zjarrit dhe se nuk ka qenë në kushtet e përcaktuara në ligjin për përdorimin e armëve të zjarrit, duke akuzuar Hajdarin për veprën penale të “Vrasjes me dashje”.

/Ora News/

Etiketa: Klodian RrashaNevaldo Hajdari

Lajme të lidhura

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve
Aktualitet

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

09:00 - 14/03/26
Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Para
Ja cilat janë vendet më të kërkuara në Google për fluturime më 2022

Ja cilat janë vendet më të kërkuara në Google për fluturime më 2022

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve
Aktualitet

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

09:00 - 14/03/26

Në kuadër të festimet për Ditën e Verës, Bashkia e Tiranës njofton se devijimi i trafikut do të nisë prej...

Lexo më shumë
Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 14/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com