GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

20 ditë në grevë urie përpara Parlamentit grek/ Pano Ruçi kërkon zbardhjen e vdekjes së djalit në aksidentin e Tempi. Nuk tërhiqem

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot bëhen plot 20 ditë që shqiptari Pano Ruçi është futur në grevë urie përpara Parlamentit në Athinë. Ai kërkon zhvarrimin e trupit të djalit të tij Denis Ruçi dhe të kryhet e gjithë ekspertiza për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Duke folur për CNN-in grek, Pano Ruçi ka thënë se është i vendosur ta vazhdojë grevën e urisë.

Ai ka deklaruar se nuk do të pranojë kurrsesi zhvarrosjen e fëmijës së tij vetëm për një test ADN-je.

“Jam këtu dhe vazhdoj grevën time për diçka elementare. Nuk ndalem, do ta çoj deri në fund.

Pano Ruçi u bëri thirrje deputetëve dhe qeverisë greke të vendosin për një moment veten në vendin e tij.

“Të mendojnë si prindër, si baballarë e si nëna, se si do të ndiheshin. Le të ndryshojmë diçka brenda vetes, të mendojmë me zemër e jo me kolltuk,” theksoi ai.

Shëndeti i tij është dukshëm i përkeqësuar. Një ditë më parë ai iu nënshtruar testeve mjekësore në spital. Megjithatë, me vullnet të lirë doli prej andej dhe vazhdoi grevën e urisë. Pano Ruçi ka humbur 10 kg nga dita kur nisi grevën.

“Do vazhdoj luftën time. Nuk jam mirë këto ditë, më janë shteruar forcat, por njerëzit që vijnë këtu më japin kaq shumë fuqi. Njerëzit janë të zemëruar me atë që po ndodh. Unë kërkoj diçka elementare, të di nga çfarë vdiq fëmija im,” përfundoi ai.

Djali i Pano Ruçit, Denis Ruçi 22 vjeç, është një nga 57 viktimat që humbën jetën në aksidentin tragjik hekurudhor në Tempi të Greqisë. Pano Ruçi kërkon zhvarrimin e trupit të djalit të tij. Prokurorja e Larisës e ka urdhëruar zhvarrimin e trupit, disa ditë pas grevës së urisë së shqiptarit. Por Pano Ruçi kërkon edhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes së djalit të tij.

Lajme të lidhura

Belgjikën e “tradhton” portieri Courtois, Spanja fiton me vuajtje
Breaking Views

Belgjikën e “tradhton” portieri Courtois, Spanja fiton me vuajtje

23:20 - 10/07/26
Ambasadori i OSBE, Michel Tarran: Protestat, pjesë normale e demokracisë! Nevojitet dialog
Breaking Views

Ambasadori i OSBE, Michel Tarran: Protestat, pjesë normale e demokracisë! Nevojitet dialog

23:05 - 10/07/26
Nesër thirrje për protestë kombëtare/ Protestuesit: Qeveria nuk shpërndan bukë për popullin, por bileta falas për Kanye West
Breaking Views

Nesër thirrje për protestë kombëtare/ Protestuesit: Qeveria nuk shpërndan bukë për popullin, por bileta falas për Kanye West

21:18 - 10/07/26
Para
Aksidentoi për vdekje këmbësoren në Gjirokastër, vihet në pranga efektivi i policisë

Fier /Arrestohet çift 40-vjeçar, dyshohet për akte të turpshme në prezencë të fëmijëve të mitur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Belgjikën e “tradhton” portieri Courtois, Spanja fiton me vuajtje
Breaking Views

Belgjikën e “tradhton” portieri Courtois, Spanja fiton me vuajtje

23:20 - 10/07/26

Spanja është kualifikuar në gjysmëfinale pas një ndeshjeje shumë të bukur ndaj Belgjikës, që rezistoi deri në fund, por nuk...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE, Michel Tarran: Protestat, pjesë normale e demokracisë! Nevojitet dialog

Ambasadori i OSBE, Michel Tarran: Protestat, pjesë normale e demokracisë! Nevojitet dialog

23:05 - 10/07/26
Nesër thirrje për protestë kombëtare/ Protestuesit: Qeveria nuk shpërndan bukë për popullin, por bileta falas për Kanye West

Nesër thirrje për protestë kombëtare/ Protestuesit: Qeveria nuk shpërndan bukë për popullin, por bileta falas për Kanye West

21:18 - 10/07/26
Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral

Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral

20:57 - 10/07/26
Protesta/ “Është një luftë qëndrueshmërie”, aktivisti: Krijuan një polici virtuale morali

Protesta/ “Është një luftë qëndrueshmërie”, aktivisti: Krijuan një polici virtuale morali

20:20 - 10/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com