GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

20 herë më e lartë se norma, grimcat vdekjeprurëve në Tiranë që rrëzojnë Veliajn

23:03 - 29/01/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Taksa për arsimin, si dështuan investimet me dhe pa PPP të Veliajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Profesori Besnik Baraj, anëtar i Akademisë së Shkencave, ka prezantuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, disa matje të ndotjes së ajrit në Tiranë nga grimcat që qëndrojnë pezull në ajër, të cilat depërtojnë në enët tona të gjakut dhe konsiderohen nga OBSH si më të rrezikshmet. Këto grimca shkaktojnë sëmundje të rënda si hemoragjitë cerebrale, kanceri, infarktet, etj.

Matjet në mjediset e lokaleve pranë rrugëve kryesore të Tiranës, tregojnë prezencën e grimcave nga 33.6 në 92.6 mikrogram/m3, shumë herë më e lartë se vlera e rekomanduar nga OBSH, 5 mikrogram/m3.

Në qendrat tregtare në vendet e parkimit vlerat arrijnë në nivele kritike, deri në 352 mikrogram/m3, nga norma 5 mikrogram/m3.

Shifrat tregojnë se Tirana është jo vetëm një qytet i pajetueshëm për shkak të kaosit dhe ndërtimeve, por edhe për shkak të ndotjes në nivele alarmante. Dhe shifrat rrëzojnë propagandën e Veliajt që flet për një qytet më të pastër.

Matjet tregojnë se Tirana nuk është ai qyteti që Veliaj mundohet të “shesë” por një kryeqendër që dalëngadalë mbyt qytetarët, dhe kjo ndodh edhe për shkak të politikës që ndjek një kryebashkiak, që mburret me leje ndërtimi dhe gënjen për pyjet orbitale dhe miliona pemë të mbjella.

“Këto matje i kam kryer nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 10:00 të mëngjesit, në objektet ku njerëzit ulen buzë lokaleve. Ishte ditë e thatë. Vlerat janë shumë të mëdha. Janë shumëfish nga rekomandimi i OBSH”, tha Baraj në Të Paekspozuarit.

Profesori Baraj, i ka bërë matjet edhe në orët e para të mëngjesit, ku ka qarkullim minimal të mjeteve dhe grimcat janë sërish në nivele alarmante. Vlerat e matura në 15 stacione të Tiranës, nga ora 03:00-05:00, variojnë nga 31.7 – 78 mikrogram/m3. Pra në asnjë rast më e vogël se 5 mikrogram/m3, që është norma e OBSH.

Për të bërë një krahasim me disa metropole shumë më të zhvilluara se Tirana. Ditën e sotme në Londër niveli i PM 2.5 ka qenë 13 mikrogram/m3. Në New York ka qenë 4.2 mikrogram/m3. Në Romë ka qenë 12.7 mikrogam/m3. Në Paris ka qenë 16 mikrogram/m3 dhe në Berlin ka qenë 11.1 mikrogram/m3. Ndërsa matjet e Tiranës që ka kryer zoti Baraj, tregojnë shifra shumë më të larta, nga 33-92 mikrogram/m3.

Baraj i ka kryer matjet me një aparat i cili e ka marzhin e gabimit deri në +/- 10%. Edhe po t’ua heqësh vlerave këtë përqindje, shifrat e ndotjes në Tiranë nga grimcat vdekjeprurëve, janë në nivele shumë shqetësuese, ndërkohë kryebashkiaku i Tiranës u ka rekomanduar qytetarëve, që nuk u pëleqejnë ndërtimet dhe ndotja, që “të shpërngulen në fshat”.

Etiketa: Kryesore1ndotjaVeliaj

Lajme të lidhura

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit
Aktualitet

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital
Aktualitet

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Para
Babai i Jetnor Zhabolit: Dëgjonte zhurma, kaloi dy herë Covid. Kur bëri vaksinën humbi…

Babai i Jetnor Zhabolit: Dëgjonte zhurma, kaloi dy herë Covid. Kur bëri vaksinën humbi...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com