GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

20 mijë lekë për seks, arrestohet pronarja e lokalit tek Rruga e Burgut

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
20 mijë lekë për seks, arrestohet pronarja e lokalit tek Rruga e Burgut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prostitucioni edhe pse shpesh herë është goditur ende vazhdon të lulëzojë duke gjetur 1001 mënyra për ushtrimin e tij. Mbrëmjen e sotme emisioni “Fiks Fare” zbuloi në një lokal  pranë burgut 313 në Tiranë, që pronarja Moza, organizonte prostitucion. Ajo mban rrotull saj vajza e gra, që më pasi  i lidh me klientët, të cilët paguajnë nga 30-40 mijë lekë të vjetra për një raport seksual.

Për ta vërtetuar këtë gjë me figurë dhe audio bashkëpunëtorët e Fiksit paraqiten tek lokali i Mozës. Si pronare ajo i ulet në tavolinë çdo klienti për t’i respektuar, të njëjtën gjë bën edhe më bashkëpunëtorët e Fiksit. Në bisedë e sipër Moza fillon e të tregojë pa të keq se para ca kohësh ka mbajtur një vajzë 17 vjeçare të cilën për ta kamufluar e mbante edhe si kamariere, por njëkohësisht ajo plotësonte edhe kërkesat seksuale të klientëve. Aktualisht kjo vajzë nuk punonte më për Mozën, por ishte larguar drejt Kosovës për punë. Kjo nuk do të thotë se Moza nuk kishte mundësi t’i kënaqte klientët e saj, pasi e kishte zëvendësuar shpejt 17-vjeçaren me një tjetër kamariere.

Ajo që ushtronte tashmë prostitucion ishte një grua rreth të 44 vjeçe  dhe pa pikën e ndrojtjes apo të fshehtësisë direkt fillon e bën pazar me klientët. Fillimisht ajo bie dakord për 2000 lekë kundrejt shërbimit seksual që do të ofrojë dhe u lë takim klientëve ditën e nesërme që të shkonin ta merrnin tek lokali i Mozës. Bashkëpunëtorët e Fiksit kështu bën, ditën e nesërme u paraqitën pranë lokalit dhe morën 44-vjeçaren. Kjo e fundit i drejtoi në një hotel afër QSUT-së  në Tiranës të cilën sipas saj  e kishte një shoqja e vet.  Hoteli kushtonte 1500 lekë dhe ajo vetë ndryshon pazarin duke kërkuar 3000 lekë.

Më të shkuar në hotel bashkëpunëtori kërkon një sebep për të mos kryer marrëdhënie seksuale por 44 vjeçarja kërkon me ngul të mbarojë punë. Bashkëpunëtori i Fiksit  e qetëson se do t’ia bëjë pagesën edhe pse nuk kryen marrëdhënie seksuale. Më pas 44 vjeçarja i premton se do i gjejë vajza më të reja edhe për shokët e tij. Bashkëpunëtori i Fiksit e çon 44-vjeçaren përsëri tek lokali ku e mori dhe ndahen me premtimin që do ngelen në kontakt për ndonjë vajzë tjetër.

Etiketa: ArrestimLekePërdhunimseks

Lajme të lidhura

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve
Aktualitet

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!
Aktualitet

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Para
Pse e donin ndërkombëtarët largimin tënd nga sistemi? Ja si përgjigjet Elisabeta Imeraj

Pse e donin ndërkombëtarët largimin tënd nga sistemi? Ja si përgjigjet Elisabeta Imeraj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit
Breaking Views

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

20:00 - 10/11/26

 Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, ka reaguar lidhur me situatën në Shqipëri dhe protestat kundër çështjeve mjedisore,...

Lexo më shumë
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

19:05 - 10/11/26
Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

18:51 - 10/11/26
Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

18:33 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com