GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

20 shkurt 1991/ 34 vite nga rrëzimi i shtatores së diktatorit Enver Hoxha

14:13 - 20/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
20 shkurt 1991/ 34 vite nga rrëzimi i shtatores së diktatorit Enver Hoxha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot shënohen 34 vite nga rrëzimi i shtatores së ish-diktatorit Enver Hoxha në sheshin “Skënderbej”. Në shkurt të vitit 1991, mijëra studentë u nisën nga “Qyteti Studenti” drejt qendrës së Tiranës për të rrëzuar shtatoren e Hoxhës.

Rrëzim, i cili simbolizonte rënien e regjimit që po jetonte ditët e fundit të tij. Fillimisht pati përleshje mes të rinjve dhe policisë dhe më pas arritën ta rrëzonin monumentin e ish-diktatorit. Pas rrëzimit, shtatorja u tërhoq zvarrë me një nga makinat e Ministrisë së Brendshme, që ndodheshin të parkuara aty pranë.

Ky zhvillim erdhi pas grevës së urisë në të cilën u futën studentët dhe protestave të tyre.

20 shkurti i 1991-shit/ 34 vite nga rrëzimi i shtatores së diktatorit

Shpallja e pluralizmit politik, në dhjetor të vitit 1990, u pasua me themelimin e partive politike, të cilat përgatiteshin për të hyrë në garën e të parave zgjedhje pluraliste në Shqipëri, pas sundimit 45-vjeçar të diktaturës komuniste.

Ditët e dhjetorit ‘90 dhe ato të muajve të parë të vitit 1991, ishin të ngjeshura me ngjarje mjaft të rëndësishme. Partia Demokratike nisi aktivizimin masiv me një miting në sheshin e Qytetit Studenti me 23 dhjetor 1990. Brenda pak ditësh u liruan nga burgu një grup prej 393 të dënuarish për arsye politike.

20 shkurti i 1991-shit/ 34 vite nga rrëzimi i shtatores së diktatorit

Kuvendi Popullor doli me një dekret më 23 janar 1991 që parashikonte respektimin dhe mbrojtjen e monumenteve që lidhen me historinë kombëtare dhe simbolet shtetërore, ku përfshihej busti i Enver Hoxhës.

20 shkurti i 1991-shit/ 34 vite nga rrëzimi i shtatores së diktatorit

Sipas dekretit, dënohej me 6 muaj deri në tri vjet burg ai shtetas që dhunonte monumente kulture, siç ata i quanin bustet e figurave të shquara, nga Skënderbeu e deri tek Enver Hoxha. Por kjo nuk i ndaloi mijëra studentë e qytetarë që të ngriheshin për të shembur simbolin e komunizmit, shtatoren e Enver Hoxhës.

Etiketa: bustdiktatorHoxha

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
“E godita me levë, morëm 8,3 kg flori”/ Dumani: Si e njoha Gent Sharrën dhe grabitja më e madhe me të

“E godita me levë, morëm 8,3 kg flori”/ Dumani: Si e njoha Gent Sharrën dhe grabitja më e madhe me të

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com