GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

20 vjet në kërkim, gjendet përmes “Google Map” bosi i mafias në Itali

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
20 vjet në kërkim, gjendet përmes “Google Map” bosi i mafias në Itali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një personazh i mafias italiane, i cili ishte në arrati për 20 vjet u gjurmua në një qytet spanjoll pasi u pa në aplikacionin e google që tregon pamje në kohë reale të rrugëve të ndryshme “Google Street Vieë”. Sipas The Guardian, Gioacchino Gammino, një vrasës i dënuar, i listuar në mesin e gangsterëve më të kërkuar të Italisë, u arrestua në Galapagar, një qytet afër Madridit, ku me kalimin e viteve ishte martuar, ndryshoi emrin në Manuel, punonte si kuzhinier dhe kishte një dyqan frutash dhe perimesh. Policia siciliane kreu disa hetime në kërkimin e Gammino, 61 vjeç, dhe një urdhër arresti evropian u lëshua në vitin 2014. I arratisuri u gjurmua në Spanjë, por ishte aplikacioni që ndihmoi për të përcaktuar vendndodhjen e tij të saktë.

Mjeti i navigimit kishte kapur një imazh të dy burrave që bisedonin jashtë një dyqani frutash dhe perimesh të quajtur El Huerto de Manu, ose Kopshti i Manus, në Galapagar. Policia besonte se njëri prej burrave i ngjante shumë Gammino-s, por identiteti i tij u konfirmua vetëm kur ata gjetën një listë për një restorant aty pranë të quajtur La Cocina de Manu ose Manu’s Kitchen. Dyqani dhe restoranti tani janë mbyllur, por policia gjeti një foto të Gammino, të veshur me veshjen e shefit, në një faqe ende ekzistuese në Facebook për La Cocina de Manu. Ai dallohej nga vraga në anën e majtë të mjekrës. Menuja e restorantit përfshinte një pjatë të quajtur “Cena Siciliana” ose darkë siciliane.

Gammino u arrestua më 17 dhjetor, por detajet rreth kapjes së tij nuk dolën në dritë derisa u raportuan të mërkurën. Detajet u konfirmuan nga prokurori i Palermos, Francesco Lo Voi, i cili drejtoi hetimet e fundit.  Pas 20 vjetësh i fshehur, Gammino mendoi se kishte arritur të shkëputte të gjitha lidhjet e tij me Siçilinë. Pas arrestimit, ai thuhet se i tha policisë: Si më gjetët? Unë nuk kam marrë në telefon as familjen time për 10 vjet!

Gammino i përkiste një klani mafioz në Agrigento, Siçili, i cili u kap në një grindje të përgjakshme me Cosa Nostra, rrjetin kryesor mafioz të Siçilisë, në vitet 1990. Ai u arrestua për herë të parë në vitin 1984, kur u hetua nga gjyqtari antimafia Giovanni Falcone, i cili u vra nga mafia në një atentat  me bomb në makinë në vitin 1992. Gammino kërkohej për vrasje dhe krime të tjera të lidhura me mafien. Ai u arrestua për herë të dytë në Barcelonë në vitin 1998. Ai kishte vuajtur një dënim të përjetshëm në burgun Rebibbia në Romë, kur në vitin 2002 arriti të arratisej gjatë rrëmujës së xhirimeve të një filmi në burg.

Etiketa: arrestITLAImafie

Lajme të lidhura

Akuza për pengim të drejtësisë/ Prokurori në Hagë, pretencë për 6 vite burg Thaçit, mbrojtja kërkon lirimin e tij
Kosovë & Rajon

Akuza për pengim të drejtësisë/ Prokurori në Hagë, pretencë për 6 vite burg Thaçit, mbrojtja kërkon lirimin e tij

16:22 - 10/09/26
Prokuroria: Hashim Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët
Kosovë & Rajon

Prokuroria: Hashim Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar te dëshmitarët

11:29 - 10/09/26
“Të merret vesh e vërteta”/ Mbrojtja e Thaçit kundër seancave “sekrete”
Kosovë & Rajon

Gjyqi në Hagë ndaj Thaçit po shkon drejt fundit, nisin sot deklaratat përfundimtare

08:57 - 10/09/26
Para
Valë infektimesh/ Shtyhen disa ndeshje në Serinë A, Rrahmani në izolim

Valë infektimesh/ Shtyhen disa ndeshje në Serinë A, Rrahmani në izolim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt
Sport

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

23:01 - 10/09/26

Mbrëmja e së enjtes në Champions League ka dhuruar disa rezultate interesante dhe shumë gola në fazën e ligës. Në...

Lexo më shumë
Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

22:39 - 10/09/26
UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

22:25 - 10/09/26
Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com