GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

200 lekë për çdo pasagjer, tarifa e re për transportin çdo udhëtari

17:32 - 27/10/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
200 lekë për çdo pasagjer, tarifa e re për transportin çdo udhëtari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për çdo pasagjerë që do të transportojnë kompanitë e transportit do të paguajnë një tarifë të re. Të gjitha kompanitë përfshirë sektorin detar, ajror apo edhe tokësor të cilat transportojnë udhëtar do të paguajnë shtesë një tarifë të re për pasagjerët.

Nëpërmjet një vendimi të publikuar në fletoren zyrtare çdo kompani  e transportit përfshirë sektorin detar, ajror apo edhe tokësor do të paguajë 200 lekë për çdo pasagjer, për të mbuluar kostot e sistemit që mbledh dhe përpunon informacionin e udhëtimit, pra të dhënat që ndihmojnë shtetin të kontrollojë më mirë hyrjet dhe daljet nga vendi.

Por çfarë procedure do të ndjekin këto kompani për të referuar çdo të dhënë për pasagjerët.

“Transportuesit, brenda datës 5 të çdo muaji, paraqesin pranë Sektorit të Inteligjencës së Udhëtimit raportimin e të dhënave për pasagjerët e transportuar në muajin paraardhës. Sektori i Inteligjencës së Udhëtimit, brenda 5 ditëve punë, verifikon dhe konfirmon të dhënat për numrin e pasagjereve dhe ia paraqet këto operatorit ekonomik që do të ofrojë shërbimin e transmetimit dhe të transformimit të informacionit të udhëtimit”, ka deklaruar ministrja e infrastrukturës dhe energjisë.

Të dhënat të cilat do të përfshijnë kryesisht datat e lëvizjes së pasagjerëve, destinacionet si edhe rastet e anulimeve do t’i shërbejnë sektorit të Inteligjencës së Udhëtarëve “SIU” sistem që do të menaxhohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Por kjo vlerë e tarifës mbetet për tu parë nëse do tu transmetohet nga kompanitë tek pasagjerët në çmimin e biletave. Vlera e së cilës do të rishikohet ndër vite.

“Pas vitit të parë, vlera e tarifës rishikohet dhe caktohet në vlerë fikse të rishikueshme çdo 3 (tre) vjet. Të ardhurat nga kjo tarifë përdoren për mbulimin e kostove të transmetimit dhe të transformimit të informacionit të udhëtimit”, tha ministrja.

Nëse nuk paguajnë në kohë, parashikohen gjoba sipas ligjit për detyrimet e vonuara. Qeveria thotë se me këtë tarifë synohet të garantohet siguri më e madhe në lëvizjen e udhëtarëve dhe transparencë në menaxhimin e të dhënave të tyre.

Lajme të lidhura

“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut
Aktualitet

“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut

21:30 - 13/01/26
“Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares
Aktualitet

“Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares

21:23 - 13/01/26
“Bëri tatuazh në qafë emrin e saj”/ Familjarët e 20-vjeçarit të vrarë: Ishte i fiksuar…
Aktualitet

“Bëri tatuazh në qafë emrin e saj”/ Familjarët e 20-vjeçarit të vrarë: Ishte i fiksuar…

21:09 - 13/01/26
Para
Hetimi i inceneratoreve/ Dumani ftesë Ahmetajt: I mirëpritur të bashkëpunojë me drejtësinë

Hetimi i inceneratoreve/ Dumani ftesë Ahmetajt: I mirëpritur të bashkëpunojë me drejtësinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut
Aktualitet

“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut

21:30 - 13/01/26

Nga hetimet e deritanishme të prokurorisë për vrasjen e Pavlin Prekës, në 26 shkurt të vitit të kaluar, mendohet se...

Lexo më shumë
“Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares

“Asht i papam e ka vra jasht në verand…” Zbardhen përgjimet e kushërinjve të 13-vjeçares

21:23 - 13/01/26
“Bëri tatuazh në qafë emrin e saj”/ Familjarët e 20-vjeçarit të vrarë: Ishte i fiksuar…

“Bëri tatuazh në qafë emrin e saj”/ Familjarët e 20-vjeçarit të vrarë: Ishte i fiksuar…

21:09 - 13/01/26
Dëshmitë e familjarëve të 20-vjeçarit: Po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren

Dëshmitë e familjarëve të 20-vjeçarit: Po kërkonte banesë për të jetuar me 13-vjeçaren

20:54 - 13/01/26
Kryepeshkopi Joan zhvillon takime të nivelit të lartë në Bruksel

Kryepeshkopi Joan zhvillon takime të nivelit të lartë në Bruksel

19:50 - 13/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com