GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“200 mijë lekë në muaj për të thithur oksigjen”, shteti nuk e rimburson

22:41 - 02/05/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“200 mijë lekë në muaj për të thithur oksigjen”, shteti nuk e rimburson
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emisioni “Stop” ndodhet në Tiranë në familjen Hasanaj, ku kryefamiljari Tomor Hasanaj është i diagnostikuar me sëmundje kronike mushkërish.

Në 5 vitet e fundit gjendja e tij është rënduar dhe mjeku i Sanatoriumit i thotë se duhet të bëjë terapi me oksigjen 24 orë në banesë.“5 vjet ka gjendja është rënduar. Ky shtrohet çdo 6 muaj në sanatorium sepse sëmundja është kronike sa i përket mushkërive. Mjekët thanë që ky duhet të rrijë me oksigjen 24 orë në shtëpi sepse në spital nuk mund ta mbajmë gjithë jetën. Tani marrim bombolën me oksigjen të cilën e paguajmë, e kemi pasur 25 mijë lekë për 5 ditë. Mirëpo unë mbush edhe këtë bombolën që e merr me vete, paguaj taksi, paguaj dhe punëtorë transportin që ma sjellin brenda, më shkon 30 mijë lekë për 5 ditë. Më shkon gati tek 200 mijë lekëshi. Ne pensionin e kemi unë e kam 290, kurse ky e ka 230. Një pension do të shkojë për rimbushjen e bombolës së oksigjenit”, tha bashkëshortja e Tomor Hasanajt.

Kostoja e oksigjenit shkon 200 mijë lekë në muaj, sa është pensioni i njërit prej të moshuarve ndaj ata e kanë të pamundur ta përballojnë. Për shkak të kostos së lartë ai shprehet se gjatë natës kursen oksigjenin, që për të është në fakt vetë jeta.

“E kam për 24 orë, unë për rezerva e mbaj natën. Nuk e çoj as tek 2 dhe as tek 3, e çoj tek 1 që të ndihmoj edhe vetveten për nga ana ekonomike, të kursej”, tha Tomor Hasanaj.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor miraton listat e barnave të rimbursueshme, por këtu qytetari nuk gjen zgjidhje. Në këtë institucion nuk kanë asnjë informacion për rimbursimin e oksigjeno-terapisë.

Qytetarja: Daja, që vuan nga sëmundja e mushkërisë, dhe i kanë rekomanduar, që të bëjë oksigjenoterapi. A mundet ta bëjë nëpër qendra shëndetësore, a poliklinika?

Informacioni: Ky është problem, që ne si fond, Fondi i sigurimit të detyrueshëm, nuk merremi me këtë pjesë. Që do të thotë, që nuk kemi ndonjë informacion për këtë.

Qytetarja: E kuptoj!

Informacioni: Se nuk është në ato, e përcaktuar tek ne.

Informacioni: Nuk besoj, se e kanë Qendra shëndetësore. Po te spitali nuk të dhanë ndonjë infromacion për këtë?

Qytetarja: Jo!

Informacioni: Nuk besoj, që qendrat shëndetësore, apo poliklinikat, të japin oksigjenoterapi.

Qytetarja: Në këto raste…

Informacioni: Mundohu ta marrësh te spitali, se si ta menaxhosh mbrapa, të të japi informacion. Është diçka, që shkon përtej funksionit tonë. Më kupton? Nuk merremi me atë pjesën, po…

Spitalet dhe poliklinikat kryesore në kryeqytet thonë, se qytetarët duhet të zgjidhin vetë çështjen e trajtimit me oksigjen.

Qytetarja: Kam dajën, që vuan nga sëmundja e mushkërive. I ka rekomanduar, që të bëjë oksigjenoterapi. Po ajo, që dua të di unë, është, nëse atij ia mundëson Qendra Shëndetësore, ku ai është?

Doktoresha: Jo! Asnjë qendër shëndetësore…

Qytetarja: Poliklinikë?

Doktoresha: Nuk pranojnë. Specialitetet, siç jemi ne, që jemi poliklinikë specialitetesh, ne jemi si institucion për shërbim dhe konsultash të planifikuara. Oksigjenoterapia është terapi, që rekomandohet nga mjekët spitalorë. Kur vjen puna për zgjidhjen e problemit në shtëpi, ngelet individuale për ta zgjidhur, siç u zgjidh edhe në covid, ku shteti ty s’të dha në covid suport me oksigjen, thotë po ka nevojë për oksigjen, bëje në shtëpi, në spital, por nuk ta ofron asnjë qendër shëndetësore, se nuk e kemi tagër.

Qytetarja: E kuptova!

Pak kohë më parë janë bërë ndryshimet në listën e barnave të rimbursueshme dhe oksigjenoterapia nuk është parë e arsyeshme të përfshihet. Mjeku Ilir Alimehmeti, shprehet se kjo procedurë duhet t’u sigurohet nga shteti pacientëve kronikë.

“Oksigjeni është thelbësor për jetën, pa të nuk ka jetë, që do të thotë se nëse nuk e merr atë kemi direkt dëmtim të shëndetit dhe jetës, kjo në varësi se sa është nevoja e tij për oksigjen. Kemi parë shumë mirë në disa sëmundje të rënda se sa oksigjeni ka qenë i nevojshëm në sasi tejet të mëdha duke qenë se është gaz thelbësor për jetën, është e detyrueshme që sistemi shëndetësor ta mbuloj këtë. Njësoj si ilaçet thelbësore për jetën është edhe oksigjeni, madje është dhe më thelbësor. Të paktën në ato kushte shtëpiake që ata kanë të paktën të lehtësohen nga kostot e përdorimit të oksigjenit dhe oksigjeni të jetë i ofruar nga sistemi shëndetësor shtetëror. Pra të kemi sigurinë dhe për cilësinë e tij sepse nuk është vetëm çështja e kostos, por dhe e cilësisë së tij”, tha mjeku Ilir Alimehmeti.

/tvklan/

Etiketa: oksigjen

Lajme të lidhura

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë
Aktualitet

Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

09:29 - 01/02/26
Para
Shqiptari i grabiti mbi 100 mijë euro agjentit të infiltruar, dënohet me burg në Austri

Shqiptari i grabiti mbi 100 mijë euro agjentit të infiltruar, dënohet me burg në Austri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26

Gjatë episodit të kësaj të diele në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka bashkëbiseduar me një kirurge, së cilës i...

Lexo më shumë
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com