GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

200 policë në operacionin e Pogradecit, 6 të arrestuar/ Sekuestrohen armë, drogë dhe para

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
200 policë në operacionin e Pogradecit, 6 të arrestuar/ Sekuestrohen armë, drogë dhe para
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Pogradecit ka dhënë informacion në lidhje me operacionin e zhvilluar në qytet ku janë vënë në pranga 6 persona.

Mësohet se kontrollet janë zhvilluar pas një procedimi të nisur një javë më parë në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 11 Janar kur një person tentoi të vriste me mjet prerës një tjetër.

Në aksion u përfshinë 200 forca policie, mes tyre edhe nga RENEA. Ndërkohë janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu, armë të ftohta, kokainë, shuma parash dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Sa i përket të arrestuarve ata janë:

Fatio Bono, 35 vjeç, lindur dhe banues Vërdovë Pogradec. Ai u arrestua për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Ruajtja apo  depozitimi i mallrave kontrabande” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij i janë gjetur një shumë monetare prej 6 015 900 lek, 22520 Euro, 3200 Dinarë maqedonas, 2675 Dollarë amerikane të cilat dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria e tij kriminale. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar i janë gjetur në ambient magazine ne banesën e tij qindra litra naftë e dyshuar kontrabande nga Maqedonia e Veriut dhe një automjet i markës Land Rover, vit prodhimi 2018.

Eris Çekani, 41 vjeç lindur dhe banues në Pogradec. Ai akuzohet për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armève, armëve shpërthyese dhe municionit”. Nga kontrolli i ushtruar ne banesën e tij i janë gjetur 3 armë të ftohta (thika) njëra prej tyre, thikë stilolaps si dhe fishekë model 56.

Denis Xhemollari, 33 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec për veprën penale “Prodhimi dhe  shitja e lëndëve narkotike”, pasi nga kontrolli i ushtruar i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike e llojit (kokainë).

Arbri Berberi, 47 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” , pasi nga kontrolli i ushtruar i është gjetur një armë e ftohtë (shufër hekuri me ngjyre të errët me doreze të gomuari të policisë).

Aldi Hoxha, 34 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armëve shpërthyese dhe municionit” “Prodhimi , mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij i janë gjetur 2 armë gjahu dhe 1 pistoletë pa leje përkatëse, një sasi municioni luftarak, 2 armë të ftohta të llojit thika flutur si dhe një shumë monetare prej 5 043 560 Lek, 31 810 Euro, 22 915 Dollarë amerikane, 685 700 Dinarë maqedonas, 2920 Dollarë kanadeze, 1550 Franga zvicerane, 800 Dollarë australiane, 620 Paund.

Enxhi Xhemollari, 33 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” pasi nga kontrolli i ushtruar në dy aparatet e tij celulare i janë gjetur llogari (accounte) në emrin për vendosjen e basteve sportive për shtetas të ndryshëm me qëllim përfitimi si dhe një shume monetare prej 200 000 Lekë të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2025/01/WhatsApp-Video-2025-01-17-at-3.24.10-PM.mp4
Etiketa: PogradecRENEA

Lajme të lidhura

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës
Aktualitet

I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

21:55 - 20/10/26
Para
Pimenta jep sinjale se ku mund të transferohet super-klienti i saj

Përjetë te City, Haaland firmos kontratën rekord

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024
moti

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:33 - 21/10/26

Vendi ynë do të përfshihet ditën e sotme nga masa ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira mesatare deri të dendura...

Lexo më shumë
Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com