GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

200 raporte për 6 mujorin e parë, infrastruktura kritike u sulmua 49 herë nga hakerët në vitin 2023

07:59 - 27/05/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
200 raporte për 6 mujorin e parë, infrastruktura kritike u sulmua 49 herë nga hakerët në vitin 2023
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vitin e shkuar, në ato që njihen infrastruktura kritike, u menaxhuan të paktën 49 incidente kibernetike nga të cilat 12 me klasifikim ndikim i lartë. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike bëri të ditur se Sektori i Analizës së Programeve keqdashëse dhe ekzaminimit dixhital e ka shtrirë aktivitetin e tij në një sërë aspektesh gjatë vitit që lamë pas. Sipas raportit vjetor, ky sektor ka ekzaminuar, identifikuar dhe kuptuar natyrën e kërcënimeve kibernetike të ndryshme si viruset, worms, bots, rootkits dhe Trojan. Gjithashtu ka identifikuar kërcënimet kritike që rrjedhin nga sulmet si pasojë e Zero-Day dhe Ransomware Attack.

Raporti nënvizon se gjatë 2023 është asistuar në mbështetje teknike dhe metodike mbi sulmet e ndodhura dhe ka rezultuar raporte teknike post-analizë për të gjithë incidentet e ndodhura duke nxjerrë përfundime, rekomandime dhe masat specifike për të parandaluar incidente të ngjashme. “Ka ekzaminuar incidentet e ndodhura ne Infrastrukturat Kritike edh të Rëndësishme duke përdorur mjetet për Malware Analysis dhe Digital Forensics. Konkretisht ka arritur të menaxhoje 49 incidente kibernetike të raportuara prej të cilave 12 janë klasifikuar me impakt të larte” nënvizon raporti i ACESK.

Ky autoritet vlerëson se gjithashtu janë kryer kërkime të vazhdueshme për zhvillimet në fushën e sigurisë kibernetike dhe ka rekomanduar përditësime të sigurisë në rastet kur janë konstatuar vulnerabilitete. “Numërohen mbi 200 raporte të përcjella drejt infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit vetëm për 6 mujorin e parë të vitit, numër ky në rritje për 6 mujorin e dytë. Një pjesë e mirë e raporteve janë hartuar me ndihmën e burimeve dhe partnerëve ndërkombëtare” thuhet në raport.

Institucione me infrastruktura në vendin tonë numërohen me dhjetëra dhe përfshijnë si ato shtetërore edhe ato private nisur nga AKSHI, kompanitë e energjisë bankat, sigurimet, shëndetësia, transporti, furnizimi me ujë apo kompani që kanë në thelb aspektet dixhitale. Ndjeshmëria për sigurinë kibernetike është rritur viteve të fundi sidomos pas verës së 2022 kur u një sulm me kibernetik kompleks në shkallë të gjerë shënjestroi platfdormën e-albania duke paralizuar shërbimet për individët dhe biznesin për disa ditë.

Platforma e qendërzuar e ofrimit të shërbimeve elektronike për qytetarët, bizneset dhe administratën publike arriti të rikuperohej pas disa ditësh teksa qeveria kërkoi ndihmën në ndërkombëtarëve për të kuptuar nga kishte ardhur sulmi si dhe minimizimin e dëmit. Në platformën e e-albania së fundmi është shtuar një tjetër element sigurie që kërkon jo vetëm identifikimin me fjalëkalimin e zakonshëm por edhe me kod që dërgohet automatikisht në telefonin e personit që kërkon të “kyçet” në faqe./Monitor

Etiketa: Sulme kibernetike

Lajme të lidhura

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
Para
Rritet numri i viktimave si pasojë e sulmeve ruse në Kharkiv

Rritet numri i viktimave si pasojë e sulmeve ruse në Kharkiv

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Lexo më shumë
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com