GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

2021 rekordi i dekadës/ Në 10 vitet e fundit 7,5 % e popullsisë ka emigruar

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
2021 rekordi i dekadës/ Në 10 vitet e fundit 7,5 % e popullsisë ka emigruar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emigracioni në vend ka shënuar një cikël tjetër rritës pas vitit 2017. Një nga metodat e INSTAT (rishikimi vjetor i popullsisë) evidenton se nga viti 2011-2022 janë larguar në emigracion 7.5 % e popullsisë së vendit ose 213,748 persona.Kjo përllogaritje është akumulim i emigracionit neto (diferenca ndërmjet të ikurve dhe të kthyerve) në 10 vitet e fundit.

Të dhënat zyrtare tregojnë se, çdo vit në mënyrë sistematike emigracioni neto ka qenë më bilanc negativ, përkundër pritshmërive se, flukset e emigracionit do të stablizoheshin në dekadën e tretë të trazicionit.

Sipas të dhënave të INSTAT popullsia nga të dhënat e censit 2011 ishte 2,831,741 persona, teksa me të dhënat e emigracionit neto kanë ikur nga vendi 213,748 persona ose 7.5 % e popullsisë që u numërua me 2011. Në vitin 2021 u regjistrua dhe niveli më i lartë i të larguarve neto nga vendi në një dekadë, me gati 33 mijë persona që ikën pa kthim. Ritmet e ikjes u përshpejtuan ndjeshëm pas frenimin në periudhën e pandemisë, në 2020-n. Por në realitet emigracioni është më i lartë se, përllogaritjet nga migracioni neto. INSTAT vlerëson se lëvizjet e njerëzve që hyjnë dhe dalin nga vendi (migracioni ndërkombëtar), është komponenti më i vështirë për tu matur, duke qenë se Shqipëria nuk ka ende një regjistër popullsie. “Në këtë mënyrë ne përdorim të dhënat më të mira ‟proxy‟ për vlerësimin e migracionit, duke u bazuar kryesisht në të dhënat e mbledhura nga moduli i migracionit nëpërmjet anketës së forcave të punës kombinuar me koeficientët e projeksioneve të popullsisë 2011-2031.“ sqaron INSTAT në metodologjinë e matjes vjetore të popullsisë.

Matje të ndryshme po nga INSTAT tregojnë se fenomeni i emigracionit është më i lartë se në rishikimin vjetor të popullsisë. P.sh. në vitin 2019 në një anketë të posaçme kombëtare mbi emigracionin, rezultatet e të cilës u publikuan me vonesë treguan se, nga viti 2011 deri në vitin 2019 ishin larguar në emigracion 360 mijë shqiptarë, ndërsa matjet nga nivelin diasporë tregojnë një shifër shumë më të lartë.

Popullsia e Shqipërisë filloi të ulet që nga viti 1990, si pasojë e një emigracioni masiv. INSTAT përllogarit se gjatë viteve 2011-2020 vlerësohet se, mesatarisht 42 mijë persona emigruan çdo vit. Arsyet kryesore për emigracionin kanë të bëjnë me mundësi më të mira për punë, arsim dhe kujdes shëndetësor.

Duke pasur parasysh se shqiptarët vendbanues nuk regjistrohen sistematikisht kur largohen nga vendi dhe duke qenë se ka pak stimuj që ata të regjistrojnë largimin te autoritetet vendore, nuk ka matje të besueshme të numrit të individëve që janë larguar nga Shqipëria.

Sidoqoftë, INSTAT përdor metoda të tërthorta për kryerjen e një vlerësimi mbi numrin e migrantëve i cili bazohet në të dhënat e dy censeve të njëpasnjëshëm, edhe pse ka vështirësi ose kufizime.

Censi i popullsisë dhe banesave në Shqipëri jep një vlerësim të stokut të migracionit brenda periudhës midis censeve, i cili zakonisht kryhet çdo 10 vjet dhe përmban vetëm një numër të vogël pyetjesh, të cilat nuk mund të numërojë të gjitha ngjarjet e migrimit si: familje të tëra që lëvizin, migrimin sezonal/të përkohshëm dhe qarkullues./Monitor/

 

Etiketa: banesedekateemigrimPopullsiREKORD

Lajme të lidhura

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve
Aktualitet

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve

12:33 - 21/08/26
Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator
Aktualitet

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

08:24 - 21/08/26
Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Aktualitet

Projeksioni alarmant i OKB-së: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë

09:43 - 19/08/26
Para
Befason Rusia: Nuk do të lejojmë që të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore

Befason Rusia: Nuk do të lejojmë që të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!
Aktualitet

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26

Aktivisti Andi Tepelena iu bëri thirrje kryebashkiakëve dhe qytetarëve të bashkive që preken nga shkrirja, që të dalin në shesh...

Lexo më shumë
Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

21:45 - 21/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

21:26 - 21/08/26
“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

21:15 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com