GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

2024, viti zgjedhor që përmbysi partitë në pushtet në shumë vende të botës

në Bota
Kohë leximi: 4 min
A A
2024, viti zgjedhor që përmbysi partitë në pushtet në shumë vende të botës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Viti 2024 ishte një vit zgjedhor. Më shumë se 70 procese zgjedhore u zhvilluan në të gjithë botën, duke prekur më shumë se gjysmën e popullsisë globale.

Zgjedhje këtë vit zhvilluan disa nga vendet më të mëdha në botë si – Shtetet e Bashkuara, India, Indonezia dhe Bangladeshi, si dhe 27 vende evropiane që zgjodhën Parlamentin e ri të Evropës.

Numri i përgjithshëm i votave të hedhura në 71 procese zgjedhore dhe në zgjedhjet e Parlamentit Evropian ishte më shumë se 1.6 miliardë, sipas Institutit Ndërkombëtar për Demokraci dhe Asistencë Zgjedhore, i njohur si IDEA.

Zgjedhjet në vitin 2024 në përgjithësi nuk shkuan në favor të politikanëve që ishin në pushtet.

Çdo parti në pushtet që është përballur me zgjedhje kombëtare në vitin 2024 ka pësuar rënie, sipas një artikulli të nëntorit të gazetës ‘Financial Times’, duke cituar projektin e bazës së të dhënave të parlamenteve dhe qeverive ‘ParlGov’, e lidhur me universitete të shumta në Evropë.

Kjo ndodhi për herë të parë në pothuajse 120 vjet, që kur ka nisur regjistrimi dhe grupimi i të dhënave në këtë projekt.

Në mbi 80 për qind të vendeve, si në demokraticë e pasura ashtu edhe në ato të varfra, partitë në pushtet pësuan humbje ose rënie votash në zgjedhjet e fundit, sipas një analize të kanalit ABC News.

Analiza ‘538’ e televizionit ABC News i konsideroi si demokraci vendet që kishin indeks të Demokracisë të paktën 5 nga 10 pikë.

Ndryshimet e partive në pushtet goditën të majtën dhe djathtën politike.

Konservatorët shënuan fitore në vende dhe rajone që përfshinin Shtetet e Bashkuara, ku ish-Presidenti Donald Trump fitoi të gjitha shtetet fushëbetejë në zgjedhjet e nëntorit; Portugalinë, ku Aleanca Demokratike e qendrës së djathtë u rrit në mars; dhe Parlamentin e BE-së, ku më shumë anëtarë të ekstremit të djathtë fituan vende në zgjedhjet e qershorit se kurrë më parë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në afër një të katërtën e dhomës legjislative.

E majta përfitoi nga pakënaqësia e publikut me pushtetin duke shënuar rritje në zgjedhjet parlamentare të korrikut në Britani, në të cilat Partia Konservataore në pushtet humbi pothuajse 20 për qind të votave krahasuar me vitin 2019. Në Korenë e Jugut, partitë opozitare liberale, të udhëhequra nga Partia Demokratike, morën pushtetin në zgjedhjet parlamentare të prillit.

Në disa vende, partitë në pushtet fituan zgjedhjet, por pësuan një tkurrje të shumicës së tyre parlamentare, përfshirë Indinë, ku Partia nacionaliste hindu ‘Bharatiya Janata’ e Narendra Modit humbi një shumicë të plotë në parlament në qershor, por e mbajti pushtetin me ndihmën e aleatëve. Partitë aktuale në Japoni, Afrikën e Jugut dhe Francë panë prirje të ngjashme në rrugën e tyre drejt rizgjedhjes.

Prirje tjetër vërehet në vendet më pak demokratike, në të cilat partitë në pushtet menaxhojnë procesin zgejdhor duke siguruar rezultatin e tyre të dëshiruar. Në Ruandë, Presidenti Paul Kagame, i cili nuk kishte një rival, fitoi 99 për qind të votave. Në Rusi, Presidenti Vladimir Putin shënoi fitore të thellë në zgjedhjet e marsit, të cilat vëzhguesit ndërkombëtare thanë se nuk ishin të lira apo të drejta.

Megjithatë, shenja pakënaqësie kundër pushtetit janë vërejtur edhe në vendet më pak demokratike. Në Bangladesh, Kryeministri Sheikh Hasina u rizgjodh në janar në zgjedhjet e bojkotuara nga opozita, por me një diferencë më të vogël se më parë. Shtatë muaj më vonë, qeveria u rrëzua në një kryengritje popullore.

Në Iran, ku fjalën përfundimtare për të gjitha çështjet shtetërore e ka udhëheqësi suprem Ayatollah Ali Khamenei, votuesit në zgjedhjet e korrikut zgjodhën Masoud Pezeshkian, kandidatin më të moderuar presidencial, për të zëvendësuar Ebrahim Raisin, i cili vdiq në një përplasje helikopteri.

Analistët thonë se pakënaqësitë e votuesve lidhen me gjendjen e ekonomisë globale, përfshirë rritjen e kostove të jetesës.

Një nga vendet e pakta ku partia në pushtet pati sukses ishte Meksika, ku Claudia Sheinbaum, e përzgjedhur nga paraardhësi i saj, Andres Manuel Lopez Obrador, fitoi lehtësisht presidencën në qershor. Votuesit atje u shprehën të kënaqur me gjendjen ekonomike, një nga vendet e pakta me këtë prirje, sipas një sondazhi të Qendrës Kërkimore ‘Pew’ në qershor.

Një çështje tjetër me të cilën janë përballur votuesit më 2024 ishte rritja e numrit të emigrantëve në disa vende dhe pasojat e vazhdueshme nga periudha e pandemisë.

Përveç kësaj, gjetjet e sondazhit të kompanisë kërkimore ‘Pew’ zbulojnë se vetë demokracia është bërë më pak tërheqës për votuesit, një tregues i zhgënjimit të qytetarëve me pushtetin.

Sipas anketës së shkurtit me banorë të 24 vendeve demokratike, ndërsa shumica e madhe besojnë se demokracia përfaqësuese është një sistem “i mirë” qeverisës, një mesatare prej 59 për qind u thanë anketuesve se janë të pakënaqur me mënyrën se si funksionon demokracia në vendin e tyre.

Pothuajse në të gjitha vendet e anketuara, shumica e pjesëmarrësve thanë se zyrtarëve të zgjedhur nuk u intereson mendimi i qytetarëve për ta. Sipas 42 për qind të të anketuarve, asnjë parti në vendin e tyre nuk përfaqëson siç duhet pikëpamjet e tyre.

Viti 2025 nuk do të jetë vit aq i madh zgjedhor sa viti 2024. Por, votimet në këtë vit të ri do të përcaktojnë nëse prirjet kundër pushtetarëve do të vazhdojnë të rriten, apo nëse faktorë të rinj do të përcaktojnë rezultatet. Vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje në Argjentinë, Australi, Bjellorusi, Kanada, Japoni, Filipine dhe disa vende tjera. /VOA/

Etiketa: 2024

Lajme të lidhura

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale
Bota

Bllokada e Hormuzit trondit tregjet globale, çmimet e naftës shënojnë rritje të fortë

07:56 - 30/04/26
Papa i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit: Rikthehuni në tryezën e paqes, mos kërcënoni me luftë
Bota

Papa i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit: Rikthehuni në tryezën e paqes, mos kërcënoni me luftë

15:05 - 24/04/26
“Artemis II” kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, 4 astronautët ulen me parashutë në oqean
Bota

“Artemis II” kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, 4 astronautët ulen me parashutë në oqean

08:21 - 11/04/26
Para
Papa Françesku miraton shpalljen e dy martirëve të tjerë shqiptarë

Papa me mesazh për 2025: Përpjekjet për vëllazëri njerëzore nuk janë slogan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjithçka për kupën, Dinamo dhe Egnatia duan trofeun e parë sezonal në “Air Albania”
Sport

Gjithçka për kupën, Dinamo dhe Egnatia duan trofeun e parë sezonal në “Air Albania”

08:29 - 13/05/26

Futbolli shqiptar do të përjetojë sot një tjetër mbrëmje të madhe, teksa Dinamo City dhe Egnatia do të zbresin në...

Lexo më shumë
“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare

“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare

08:22 - 13/05/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:04 - 13/05/26
Dubai shqiptar apo zhvatja e Portit? Marrëveshja Rama-Alabbar, çfarë fshihet pas “Durrës Marina”

Dubai shqiptar apo zhvatja e Portit? Marrëveshja Rama-Alabbar, çfarë fshihet pas “Durrës Marina”

08:02 - 13/05/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Maj 2026

07:40 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com