GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“21 janari”/ Hetimi nga SPAK apo Prokuroria e Tiranës, ja kur vendos Gjykata e Lartë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
21 Janari, familjarët e viktimave bëjnë kallëzim në SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Lartë do e shqyrtojë në seancë publike çështjen e tragjedisë së 21 janarit 2011, ndërsa do të thirren të gjitha palët e interesuara. Seanca do të mbahet më 12 mars ora 13:00, ndërsa vendimi u morr sot në dhomë këshillimi, pas rekursit të familjes Nika dhe konkretisht të bashkëshortes së Aleks Nikës, Rajmonda Nika, e cila gjatë në vitin 2023 ka kundërshtuar vendimin e SPAK, që shpalli moskopetencën dhe ia kaloi çështjen për hetim prokurorisë së Tiranës.

Me vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë, të gjitha palët e interesuara do të jenë prezente në gjykim, ndërsa do të jetë ky gjykim që do të vendosë nëse çështja do të hetohet nga SPAK apo nga Prokuroria e Tiranës.

Familjarët e Aleks Nikës pretendojnë që hetimi të kryhet nga SPAK dhe për çështjen në fjalë të thirren zyrtarët e lartë të asaj kohe, përfshi ish-Kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha, ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi.

Në nëntor 2023, Gjykata e Strasburgut shpalli vendimin e radhës për Aleks Nikën, duke gjetur si shkelje mos hetimin dhe mos zbardhjen e vrasjes së tij. Prej vitesh, prokuroria e Tiranës e ka hapur e pezulluar disa herë hetimin për zbardhjen e dy vrasjeve, atë të Hekuran Dedës dhe të Aleks Nikës, por rezultatet kanë qenë vetëm në kuadrin e akuzave nga ana e qeverisë ndaj prokurorëve të kryeqytetit.

Megjithatë, veç dënimit të Ndrea Prendit dhe Agim Llupos për vrasjen e Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit, fakt është që drejtësia në Shqipëri për më shumë se një dekadë ka dështuar të gjejë se kush i vrau Hekuran Dedën dhe Aleks Nikën, raporton TCH.

Etiketa: 21 janariGjykata e Lartehetime

Lajme të lidhura

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë
Aktualitet

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

21:52 - 03/11/26
Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa
Aktualitet

Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

21:30 - 03/11/26
E rriti djalin e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, detaje të reja nga vrasja e nënës shqiptare nga i biri
Aktualitet

E rriti djalin e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, detaje të reja nga vrasja e nënës shqiptare nga i biri

20:00 - 03/11/26
Para
“Hajde rrush, nxirre llapën…”, plas në BB VIP/ Erjola-Meritonit: Këlysh… (VIDEO)

"Hajde rrush, nxirre llapën...", plas në BB VIP/ Erjola-Meritonit: Këlysh... (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja
Sport

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja

23:11 - 03/11/26

Manchester United ka dhuruar një përmbysje spektakolare në “Old Trafford”, duke mposhtur Romën me rezultatin 3-2, në një ndeshje dramatike...

Lexo më shumë
Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

22:30 - 03/11/26
Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

21:58 - 03/11/26
E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

21:52 - 03/11/26
Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

21:30 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com