GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

21 janari krim shtetëror, nesër me prova në SPAK gruaja e Nikës!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermanët nuk dorëzohen, Virtz gjen golin e barazimit (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas 13 vitesh në kërkim të drejtësisë, Rajmonda Nika do të shkelë nesër në dyert e SPAK, për herë të parë me shpresën për të vënë drejtësinë në vend për humbjen e jetës së bashkëshortit të saj, Aleks Nika. Gruaja që insistoi deri në Gjykatën e Strasburgut për hetimin e 21 janarit nga SPAK si vrasje shtetërore, do të paraqitet para oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit të hënën në orën 10:00 për kallëzimin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha dhe ish-drejtuesit të gardës Ndrea Prendi. 2 orë pas saj, në mesditë, do të pyetet edhe Mark Nika.

Të afërmit e Aleks Nikës kanë pretenduar se kanë një kasetë ku jepet urdhri për vrasjet shtetërore të cilën do t’ia vënë në dispozicion SPAK-ut.

Gjithmonë, familja Nika insistuar se plumbat mbi turmën e protestuesve para kryeministrisë 21 janarin e vitit 2011, u lëshuan me urdhër të Berishës, e Bashës. Ky i fundit tha se nuk i ka dhënë urdhër gardës të qëllojë me plumba real ndaj protestuesve, por nuk tha asnjë fjalë për Berishën, duke paralajmëruar se gjithçka që ka dhe di, do t’i thotë para drejtësisë. Me heshtje e ka përcjellë edhe Sali Berisha, në arrest shtëpie për aferën Partizani, këtë zhvillim të rëndësishëm të SPAK që do të verifikojë rolin e tij në krye të qeverisë së kohës për krimin e pazbardhur shtetëror të 21 janarit me vrasjen e 4 të pafajshmëve. Tashmë SPAK nuk do të hetojë më për  vrasje nga pakujdesia siç prokuroria e Tiranës i cilësoi dhe gjykata i mbylli me dënime minimale.

Me dyshimin se veprat penale mund të jenë kryer nga ish-funksionarë të lartë shtetërorë, gjatë ushtrimit të detyrës, SPAK heton për 3 vepra të rënda penale, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim.

E vënë në lëvizjes nga familjarët e lezhjanit, Aleks Nika, Gjykata e Strasburgut urdhëroi nxjerrjen e përgjegjësve të vërtetë, Gjykata e Lartë e lexoi qartë këtë vendim dhe detyroi SPAK të nisë hetimet për 21 janarin si krim të pazbardhur shtetëror, për të verifikuar rolin e drejtuesve të lartë shtetëror: Kush urdhëroi gardën të qëllojë me armë dhe kush i zhduku serverët me të gjitha filmimet e asaj dite?!

Etiketa: 21 janariAleks Nika

Lajme të lidhura

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar
Aktualitet

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

16:55 - 17/07/26
Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa
Aktualitet

Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

16:32 - 17/07/26
Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi
Aktualitet

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26
Para
Merrte makina me qira dhe nuk i kthente, arrestohet 43-vjeçari nga Lushnja i shpallur në kërkim

Merrte makina me qira dhe nuk i kthente, arrestohet 43-vjeçari nga Lushnja i shpallur në kërkim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar
Aktualitet

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

16:55 - 17/07/26

Një kapiten shqiptar është arrestuar nga autoritetet portuale greke në Korfuz, pasi dyshohet se drejtonte një traget me numër pasagjerësh...

Lexo më shumë
Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

16:32 - 17/07/26
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

16:20 - 17/07/26
Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

15:29 - 17/07/26
Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

15:07 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com