GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

21 Janari, Rama: Tashmë duhet gjykuar zinxhiri komandues, Strasburgu hapi dritën jeshile

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
21 Janari, Rama: Tashmë duhet gjykuar zinxhiri komandues, Strasburgu hapi dritën jeshile
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Gjykata e Të drejtave të Njeriut me vendimin e saj për 21 janarin, rrëzoi procesin farsë që u zhvillua në Shqipëri lidhur me ngjarjen.

Nga Dibra, ku morri pjesë në Asamblenë e Zgjeruar të PS-së, Rama tha se duhej të ishte gjykuar zinxhiri i komandimit dhe këtu nuk bëhet fjalë se cili nga plumbat vrau e nuk vrau.

“U qëlluan pafundësisht plumbash ndaj protestuesve që nuk paraqisnin rrezik për askënd. U vranë qytetarë nga pushkët e shtetit, si pasojë e një zjarri të komanduar nga maja e zinxhirit”, tha Rama.

Ai u shpreh se jo vetëm nuk pati drejtësi, por pati një poshtërim ndaj familjeve të viktimave.

“Drejtësia mund të vonojë, por drejtësia nuk harron. E kam thënë vite më parë që 21 janari është një nga ato krime që mund të ndodhë se vonesa e drejtësisë mund të jetë më e gjatë se drejtësia e vonuar, por është një nga ato krime që kurrën e kurrës nuk mbeten pa ndëshkuar.

Është një krim shtetëror, është një krim me urdhër të drejtpërdrejtë qeverie. Ky vendim është një tjetër kulm në një rrugë të re që sapo është hapur për drejtësinë në Shqipëri”, tha Rama.

Kryeministri tha se tashmë në Shqipëri nuk ka individë të pandëshkueshëm. “Këtë hap historik mund t’ia mundësonte Shqipërisë dhe shqiptarëve vetëm Partia Socialiste e Shqipërisë”, tha Rama.

Ai e konsideroi si arritjen më të madhe reformën në drejtësi.

“Njerëz që deri dje dukeshin të paarritshëm, sot janë të gjithë të prekshëm dhe miti i pandëshkueshmerisë është rrëzuar. Në Shqipëri nuk ka individë të pandëshkueshëm. Kjo duhet që të bëjë krenarë cdo anëtarë të kësaj familje politike, sepse këtë hap historik në gjithë rrugëtimin e këtij vendi që kur ngriti flamurin e pavarësisë mund tja mundësonte vetëm PS.

SPAK nuk erdhi as nga hëna as nuk erdhi nga Amerika dhe as nga BE. SPAK erdhi nga ajo nevojë e madhe për drejtësi, të cilën e mori përsipër ta adresojë PS. Kjo reformë nuk do bëhej dot nëse nuk do kishim mbështetjen e aleatëve tanë, SHBA. Por ama SHBA dhe BE në Shqipëri kanë qenë që në 1991, nuk kanë ardhur në 2013 as 2023. Nëse kjo do ishte çështje e një prodhimi të gatshëm që vjen me avion do e kishin sjellë me kohë”, tha Rama.

Etiketa: 21 janargjykimiRama

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave
Aktualitet

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

13:43 - 20/10/26
SPAK merr zyrtarisht të pandehur Belinda Ballukun, ja akuzat që rëndojnë ndaj ish-zëvendëses së Ramës
Aktualitet

SPAK merr zyrtarisht të pandehur Belinda Ballukun, ja akuzat që rëndojnë ndaj ish-zëvendëses së Ramës

13:37 - 20/10/26
Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë
Aktualitet

Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë por jo zgjidhje!

13:34 - 20/10/26
Para
Sytë nga Margot Robbie, pse të gjithë u fiksuan pas korsesë së saj?

Sytë nga Margot Robbie, pse të gjithë u fiksuan pas korsesë së saj?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave
Aktualitet

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

13:43 - 20/10/26

Komisioneri i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës pranë Avokatit të Popullit ka publikuar një raport paraprak monitorimi për shoqërimin...

Lexo më shumë
SPAK merr zyrtarisht të pandehur Belinda Ballukun, ja akuzat që rëndojnë ndaj ish-zëvendëses së Ramës

SPAK merr zyrtarisht të pandehur Belinda Ballukun, ja akuzat që rëndojnë ndaj ish-zëvendëses së Ramës

13:37 - 20/10/26
Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë

Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë por jo zgjidhje!

13:34 - 20/10/26
1300 pedagogë thërrasin në një zë: Rama të dorëhiqet! Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

1300 pedagogë thërrasin në një zë: Rama të dorëhiqet! Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

13:17 - 20/10/26
Ironizon Salianji: I përbuzur dhe i neveritshëm për qytetarët, Rama tani flet me veten dhe karriget bosh

Ironizon Salianji: I përbuzur dhe i neveritshëm për qytetarët, Rama tani flet me veten dhe karriget bosh

13:01 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com