GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ukraina pret sot mendimin të KE për statusin e kandidatit

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ukraina pret sot mendimin të KE për statusin e kandidatit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni Europian pritet që më 17 qershor të japë mendimin për t’i dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Ky takim i Komisionit vjen një ditë pasi katër liderë europianë vizituan Ukrainën dhe shprehën mbështetjen e tyre për dhënien e “menjëhershme” të statusit të kandidatit, teksa Kievi po përballet me pushtimin e paprovokuar të Rusisë.

Asnjëherë më parë një mendim i tillë nuk është dhënë kaq shpejt për anëtarësim në Bashkimin Evropian, vendim që duhet të miratohet nga të 27 shtetet anëtare.
Agjencia gjermane e lajmeve, Dpa, duke cituar burime brenda Komisionit, tha se trupi ekzekutiv i BE-së duket se është në favor të dhënies së statusit të vendit kandidat edhe për Ukrainën dhe Moldavinë.

Takimi do të kryesohet nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Mendimi i Komisionit do të shërbejë si bazë për diskutim në samitin e BE-së që do të mbahet javën e ardhshme – më 23 dhe 24 qershor – ku liderët pritet të miratojnë statusin e kandidatit për Ukrainën, por duke vendosur kushte të rrepta, që do të mund të zgjasë me vite apo dekada anëtarësimin e shtetit në BE.

Franca, Gjermania, Italia dhe Rumania janë në favor që Ukraina të marrë “menjëherë” statusin e vendit kandidat, tha më 16 qershor në Kiev, presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Macron i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministrin italian, Mario Draghi, dhe presidentin e Rumanisë, Klaus Iohannis.

Vizita e liderëve europian në Kiev kishte një simbolikë të fuqishme se BE-ja mbështet Zelenskyn, i cili i ka bërë thirrje bllokut europian që t’i ofrojë shtetit të tij anëtarësim përmes procedurave të shkurtuara, duke argumentuar se një gjë e tillë do të ishte “përgjigje e fuqishme” ndaj pushtimit të paprovokuar rus.

Zelensky ka dorëzuar aplikacionin e Ukrainës për anëtarësim në BE pak kohë pas nisjes së pushtimit rus më 24 shkurt, ndërkaq Moldavia dhe Gjeorgjia kanë bërë një gjë të tillë pak kohë pas Kievit.

Edhe nëse marrin statusin e shtetit kandidat, si Ukraina ashtu edhe Moldavia do të përballen me sfidën e procesit e anëtarësimit, që mund të marrë vite. Në rastin e Ukrainës, fokusi do të jetë në promovimin e një qeverisjeje të mirë, sundimit të ligjit dhe masave për të luftuar korrupsionin.

Ndërkaq, Gjeorgjia do të jetë në gjendje që të marrë statusin e kandidatit vetëm pasi të ketë përmbushur disa kushte, thanë burimet e cituara nga Dpa-ja.

Macron më 16 qershor po ashtu premtoi se Franca do të rrisë dërgesat me armatime për Ukrainën, në mënyrë që Kievi të mund të përballet me pushtimin rus.

Dërgesa e re do të përfshijë dhe gjashtë armë të fuqishme të artilerisë, tha Macron, duke shtuar se liderët “po bëjnë gjithçka që Ukraina e vetme të mund të vendosë për fatin e saj”.

Scholz tha më 16 qershor se Gjermania mbështet dhënien e statusit të vendit kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë.

“Kolegët e mi dhe unë kemi ardhur në Kiev sot për të dhënë një mesazh të qartë: Ukraina i përket familjes evropiane”, tha Scholz.
Kjo ishte vizita e parë e Scholzit në Kiev që prej fillimit të luftës. Ai ka qenë nën presion që të vizitojë kryeqytetin ukrainas dhe të shprehë solidaritetin e tij me Ukrainën.

Ndërkaq, kryeministri italian Draghi, shprehu shqetësimet lidhur me me drithërat e Ukrainës, të cilat nuk po mund të eksportohen për shkak të bllokadave të Rusisë në portet e Detin të Zi. Ai tha se bllokada mund të sjellë “katastrofë në mbarë botën”.

“Ne duam që mizoritë të ndalen dhe ne duam paqe”, tha Draghi. “Por, Ukraina duhet ta mbrojë veten dhe do të jetë vetë Ukraina që do të zgjedhë paqen që do”.

Si Macron ashtu edhe Scholz po ashtu thanë se Ukraina duhet të përcaktojë kushtet e çdo marrëveshjeje të mundshme të paqes me Rusinë./REL

Etiketa: KEZelensky

Lajme të lidhura

Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona
Botë

Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona

17:25 - 12/09/26
Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin
Botë

Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin

13:58 - 12/09/26
Si në filma! I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi, persona të veshur si policë bllokojnë eskortën e burgut
Aktualitet

Si në filma! I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi, persona të veshur si policë bllokojnë eskortën e burgut

08:39 - 12/09/26
Para
Pas protestave, Kurti pret në takim përfaqësuesit e OVL dhe UÇK-së

Pas protestave, Kurti pret në takim përfaqësuesit e OVL dhe UÇK-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kërkohet dorëheqja e Ramës”/ Mediat amerikane jehonë protestës, publikohen pamje nga tubimi
Breaking Views

“Kërkohet dorëheqja e Ramës”/ Mediat amerikane jehonë protestës, publikohen pamje nga tubimi

09:06 - 13/09/26

Protestat qytetarë në Tiranë të cilat kanë nisur që në fund të muajit maj kundër klasës politike vijojnë ende. Protesta...

Lexo më shumë
Gattuso pa dorashka pas ndeshjes me Milanin: Mirë që nuk pësuam të tretin apo të katërtin

Gattuso pa dorashka pas ndeshjes me Milanin: Mirë që nuk pësuam të tretin apo të katërtin

08:10 - 13/09/26
Parashikimi i fatit për ditën e sotme, mesazhi i yjeve për çdo shenjë

Parashikimi i fatit për ditën e sotme, mesazhi i yjeve për çdo shenjë

07:45 - 13/09/26
E diela mbizotërohet nga reshjet, kushte atmosferike të paqëndrueshme

E diela mbizotërohet nga reshjet, kushte atmosferike të paqëndrueshme

07:31 - 13/09/26
Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

22:54 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com