GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

23 mln lekë për tender abuziv, tre denoncime në 24 orë për Manastirliun

16:57 - 27/05/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
23 mln lekë për tender abuziv, tre denoncime në 24 orë për Manastirliun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Brenda një dite janë bërë 3 denoncime për një tender të Ministrisë së Shëndetësisë. Tashmë dihet që kjo ministri mban numrin më të lartë të tenderëve dhe koncesioneve, ku pjesën më të madhe të tyre e ka në shkelje të ligjit. Këtë gjë tregojnë denoncimet që janë bërë brenda një dite ndaj Manastirliut. Bëhet fjalë për të njëjtin tender, por i ndarë në disa lote, ku sigurisht secili lot ka kontratë më vete dhe fond të derdhur në veçanti. Ajo që del nga denoncimet është se për çdo lot MSH po nënshkruan kontrata në shkelje të ligjit.

Ankesat e dorëzuara sot në Komisionin e Prokurimeve Publike janë saktësisht për lotin 6 dhe për lotin 9. Për këtë të fundit me objekt “Pajisje kardiake për monitorimin e pulsit, ritmit dhe tensionit”  janë dorëzuar 2 ankesa. Në njërën nga ankesat e dërguara nga kompania  O.E.S DISTRIMED, e cila pretendon se  QSUT ka vendosur në dokumentin e tenderit kritere shtesë të cilat kufizojnë konkurrencën dhe përjashtojnë automatikisht disa kompani. Sipas ankimuesit, disa nga kërkesat janë të panevojshme në lidhje me shërbimin që kërkohet dhe kufizojnë prodhuesit gjithashtu.

“Në specifikimet e deklaruara kërkohet që pajisja të ruaje të dhënat në një memorie te quajtur Compact Flash Memory Card, gjithashtu të ketë lexuesin përkatës të kësaj karte në PC. Kjo lloji karte memorie është e një teknologjie shumë të vjetër 1994 dhe sot ka shume variante për karta memories si SD card, microSD card, memorie të brendshme të pajisjes që arrijnë në disa GB memorie. Ne aspektin funksional te pajisjes nuk ndikon fare lloji i kartës së përdorur, madje përdorimi i një teknologjie të vjetër si Compact Flash Memory Card i kufizon mundësitë e pajisjes për të regjistruar”, thuhet në dokument.

Ankesa tjetër për lotin 9 ka ardhur për kontratën me vlerë 5 milionë lekë dhe objekt  “Pajisje kardiake për monitorimin e pulsit, ritmit dhe tensioni”. Ankimuesi është “BIOMETRIC ALBANIA”, i cili sikur rasti më lartë shprehet se, në tender kërkohen specifikime të panevojshme për një pajisje, të cilat sjellin kufizime dhe përjashtime joligjore. Pasi, pajisja që garuesit ofrojnë e kryen shërbimin në mënyrë të mbrojtur, pa patur nevojë për një pajisje shtesë sikur kërkohet në tender.

“Duke u nisur nga komunikimet që kemi patur me partnerë të ndryshëm ndërkombëtarë të cilat janë kompani prodhuese prestigjioze me eksperience shumëvjeçarë në tregun e pajisjeve të kardiologjisë, (si ECG, Regjistrues/Analizues Holter Ritmi, Presioni etj), gjykojmë se specifikimi i mësipërm nuk është i nevojshëm për një pajisje siç është Regjistruesi Holter EKG.

Për me tepër, nuk rezulton të këtë ndonjë studim klinik apo protokoll që ta klasifikojë këtë funksion si një parametër domethënës dhe të nevojshëm përsa i përket regjistruesve ambulatore te EKG”, thekson ankimuesi.

Denoncohet kontrata 18 mln lekë

Ankesa tjetër për QSUT ka ardhur nga kompania  “MSE” për lotin 6 të tenderit, me objekt “Kabineti i Endoskopisë”. Ankimuesi shprehet se, nga njohja me dokumentet standarde të tenderit dhe konkretisht me Specifikimet Teknike te

produkteve, vërehet qe specifikimet e kërkuara janë diskriminuese dhe disa prej tyre nuk plotësohen prej asnjërit nga markat lider në treg për këtë produkt, duke sjell kështu automatikisht skualifikimin e një pjese të mirë të operatorëve ekonomik prezent ne treg, te cilët mund te ofertojnë sisteme me te mira dhe me një çmim me konkurrues. Pra, kompanitë e interesuar dalin garant se mund të ofrojnë shërbimin e kërkuar nga QSUT me një çmim më të lirë, por kriteret burokratike të vendosura në tender i pengojnë.

Sipas ankimuesit, është absurde që  në tender vendoset si kriter metrat fikse se sa duhet gjatësia e shtratit, duke skualifkuar kështu kompanitë që mund të ofrojnë shërbim të mirë me kosto të ulët, vetëm pse shtrati është 2 mm më i shkurtër apo i gjerë.  “Specifikimi: Gjatësia e shtratit duhet të jetë jo me e vogël se 1900 mm dhe gjerësia e shtratit jo me pak se 500 mm: Vlera fikse e kërkuar e gjatësisë së shtratit është kufizuese për shume operator të cilët përmbushin të gjithë specifikimet e kërkuara”, thuhet në ankesë. Kompania në fjalë shprehet se ky kriter diskriminues është vendosur edhe për disa pajisje të tjera, duke bërë që operatorët më të mirë në treg të përjashtohen automatikisht. Se cila kompani do të përmbush këto kritere burokratike dhe diskriminuese që ka shpikur Manastriliu me shokë, do ta shohim ditën që do të mbyllet tenderi dhe shpallet fituesi.

Tashmë dihet se këto janë skemat që ndjek zakonisht Manastirliu, që në fund t’i jap tenderin një nga kompanive të saj mike, duke u justifikuar se ofertuesit e tjerë  nuk plotësonin kushtet. Gjithsesi, na mbetet të shohim vendimin që do të marrë KPP për këto ankesa, që në të vërtet paraqesin të njëjtin shqetësim.

 

 

 

Etiketa: abuzimedenoncimeKPPkryesore2miliona lekeOgerta ManastirliuQSUTtender pa garetendera

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
I publikuan videon e tradhtisë, 23-vjeçarja në gjendje të rëndë

I publikuan videon e tradhtisë, 23-vjeçarja në gjendje të rëndë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26

Gjatë episodit të kësaj të diele në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka bashkëbiseduar me një kirurge, së cilës i...

Lexo më shumë
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com