GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

24-vjetori i UÇK/ Krerët e shtetit në Kosovë bëjnë homazhe në Prekaz

10:52 - 06/03/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
24-vjetori i UÇK/ Krerët e shtetit në Kosovë bëjnë homazhe në Prekaz
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz për nder të 24-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të tre krerët e institucioneve të shtetit nderuan sakrificën sublime të familjes Jashari në krye me komandantin legjendar “Adem Jashari”.

Nga Prekazi, presidentja Osmani tha se është fatkeqësi që ende nuk ka drejtësi për masakrat dhe gjenocidin që Serbia bëri në Kosovë. Për çka shtoi se gjithnjë do të kërkojnë drejtësi e që përveç kësaj thirrjeje Osmani tha se trimëria dhe sakrifica e familjes Jashari do të mbeten drita e cila do të ndriçojë rrugën përpara të brezave të tërë.

“Ne jemi këtu për ta kujtuar sakrificën sublime të familjes Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jasharin te cilët treguan një trimëri të jashtëzakonshëm në një situatë të jashtëzakonshëm ku të gjithë ne qytetarët e Kosovës ishim nën rrethimin gjenocidal të Serbisë. Ata u sulmuan në shtëpitë e tyre ku shumica dërmuese e familjarëve që u vranë ishin gra e fëmijë që tregon se kjo ishte ndër masakrat më të tmerrshme të kryera nga regjimi gjenocidal i Serbisë për të cilën fatkeqësisht akoma nuk ka drejtësi. Përveç thirrjes sonë për drejtësi ne gjithnjë do ta kemi udhërrëfyes të përhershëm trimërinë dhe sakrificën e familjes Jashari sepse ajo çfarë ata bën për atdheun do të mbesë një dritë e cila do të ndriçojë rrugën përpara të brezave të tërë. Prandaj lavdi dhe përkujtimi i tyre do të jetë i përhershëm”, u shpreh Osmani nga Prekazi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u shpreh se shkuan për të nderuar të rënët e familjes Jashari, ku theksoi se sakrifica e tyre tundi gjithë botën dhe lëvizi botën demokratike.

“Është pikërisht ky moment kur sakrifica kthehet në Epope edhe kur i gjithë kombi mobilizohet dhe bëhet UÇK një moment i cili jo vetëm që e ktheu të gjithë kombin në një ushtri dhe të gatshëm për ta dhënë jetën por e cila sakrificë faktikisht e tundu të gjithë botën, e lëvizi botën demokratike dhe e aktivizoi faktorin ndërkombëtar që të besonte në kauzën tonë të drejtë nga ky kuptim mendoji që sakrifica e Jasharëve është momenti më i rëndësishëm brenda përpjekjeve çlirimtare të popullit të Kosovës për lirinë tonë”, tha Konjufca.

E i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë mbrojtëse dhe drejtësia dhe e vërteta nuk mund të tjetërsohen as nga deformimet që vijën e as nga mohimet që bëhen.

“Erdhëm sot këtu në 24 vjetorin e flijimit të të tre brezave të familjes Jashari të cilët u sakrifikuan për lirinë e Kosovës e bashkuan popullin dhe i dhanë hovin vendimtar Ushtrisë Clirmatre të Kosovës. Ky nuk ishte sulmi i parë ndaj Jasharajve ata u patën sulmuar nga Serbia që udhëhiqej prej regjimit të Millosheviqit edhe në dhjetor të vitit 1991 edhe në janar ë vitit 1998 dhe që të gjitha këto sulme ndaj Jasharajve ishin ndërmarrje e përbashkët kriminale e Serbisë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë mbrojtëse dhe drejtësia dhe e vërteta jonë nuk mund të tjetërsohen as nga deformimet që vijnë e as nga mohimet që bëhen, gjenocidit i Serbisë në Kosovë i ka ende plagë e hapura dhe ne si institucioneve republike, si krerë të  këtyre institucioneve, si përfaqësues politikë si qytetarë të republikës jo vetëm që nuk e harrojmë prej nga vijmë por në të njëjtën kohë pikërisht nëpërmjet përgjegjësisë sonë për këtë shkuar sa të dhimbshme aq edhe të lavdishme e dimë si të ecim, mirë mbarë dhe përpara”, tha ai.

Etiketa: Kompleksi Memorial “Adem Jashari”kryeministri Albin Kurtikryeparlamentari Glauk KonjufcaPrekazPresidentja Vjosa Osmani

Lajme të lidhura

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Dekreti i Osmanit në Kushtetuese/ BE: Po presim vendimin; Kurti: Zgjedhjet s’janë zgjidhje
Breaking Views

Dekreti i Osmanit në Kushtetuese/ BE: Po presim vendimin; Kurti: Zgjedhjet s’janë zgjidhje

19:46 - 06/03/26
Para
Armani dhuron shumën marramendëse në mbështetje të Ukrainës

Armani dhuron shumën marramendëse në mbështetje të Ukrainës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham
Breaking Views

Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham

23:21 - 10/03/26

Bajern Mynih ka dhënë një provë të mirëfilltë force me një fitore historike ndaj Atalantës në Bergamo në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike

Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike

22:26 - 10/03/26
E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik

E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik

22:07 - 10/03/26
Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht

Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht

21:15 - 10/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com