GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

24-vjetori i vdekjes së Azem Hajdarit, Berisha: U ekzekutua nga vrasësit me uniformë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
24-vjetori i vdekjes së Azem Hajdarit, Berisha: U ekzekutua nga vrasësit me uniformë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përfaqësues të PD së bashku me familjen e Azem Hajdarit kanë kujtuar sot me një ceremoni 24-vjetorin e vrasjes së ish kreut të PD.

Ish kryeministri Sali Berisha nga ceremonia përkujtimore hodhi akuza se Hajdari u vra nga “vrasës me uniforma”, ndërsa i ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin në protesta për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës, “që qëndron mbi votën e vjedhur”.

“Jemi këtu për t’u përulur me mirënjohjen më të pakufijshme ndaj veprës së tribunit të shqiptarëve, Azem Hajdari i cili hyri në historinë e kombit tonë si shqiptari që me një grup të guximshëm studentësh bënë më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarëve. Në dhjetorin e ’90-tës, Shqipëria ishte vendi i vetëm ish komunist në Europë nën diktaturën staliniste dhe monizmin e plotë. Përpjekjet e shqiptarëve për të dalë prej kësaj diktature, sakrificat e tyre më të jashtëzakonshme për liri, dinjitet njerëzor dhe kombëtar, u ndeshën në shtypjen më të egër. Çdo akt kundërshtie ndaj regjimit, ishte i barabartë me hapjen e dyerve të burgut apo mihjen e varrit për shkak të shtypjes së egër staliniste dhe intolerancës totale. Në këto rrethana, Azem Hajdari guxoi të dalë në protestë të fuqishme me studentët, të vihej në mënyrë epike në krye të kësaj lëvizje e cila në një hark kohor tre ditor solli gjunjëzimin e regjimit dhe vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri. Me këtë akt, Azem Hajdari dhe bashkëpunëtorët e tij ndanë epokat, ndanë sistemin diktatorial nga sistemi i vlerave. Për këtë akt, Azem Hajdari u ekzekutua nga përfaqësues kriminelë, vrasës me uniformë, nënkolonelë të regjimit. Por ai është dhe mbetet frymëzim i madh për shqiptarët, i përjetshëm për veprën e tij. Sot Azem Hajdari është më i gjallë se kurrë me mesazhin e tij. Ne vendosëm ato kurora aty ku ra Azem Hajdari dhe sivëllai i tij por i vendosim ato në kushtet e një monizmi të plotë. Pasardhësi i bllokmenëve hoxhistë, pasardhësi i njeriut që firmosi varjen në litar të Avzi Nelës është sot në pushtet duke rrëmbyer votën e shqiptarëve, ka vendosur në kontroll të plotë të gjitha pushtetet në këtë vend duke rikthyer monizmin”, tha Berisha.

Etiketa: berishahajdariKryesore1pervjetor

Lajme të lidhura

Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve
Breaking Views

Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve

21:51 - 26/10/26
Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë
Breaking Views

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

20:17 - 26/10/26
Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi
Breaking Views

Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

19:51 - 26/10/26
Para
“Në 5 vite rreth 58 mijë nxënës më pak!”/ Açka: Noti dhe çiklizmi të bëhen të detyrueshme në shkolla

“Në 5 vite rreth 58 mijë nxënës më pak!”/ Açka: Noti dhe çiklizmi të bëhen të detyrueshme në shkolla

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve
Breaking Views

Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve

21:51 - 26/10/26

“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë në shesh për...

Lexo më shumë
Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

20:17 - 26/10/26
Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26
Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

19:51 - 26/10/26
Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

19:41 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com