GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

240 mijë $ të shpenzuara me kartën e biznesmenit Adrian Shatku? Ja si i justifikon Kryemadhi paratë – Deklarata

14:52 - 07/07/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
240 mijë $ të shpenzuara me kartën e biznesmenit Adrian Shatku? Ja si i justifikon Kryemadhi paratë – Deklarata
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputetja Monika Kryemadhi, në një deklaratë për mediat, pas daljes nga SPAK ka deklaruar se asaj nuk i intereson më se çfarë mendon dhe thotë ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta. Kryemadhi është shprehur se Presidenti i PL-së informohet vetëm nga një njeri, lidhur me ngjarjet jashtë burgut.

“Informohet vetëm për gjërat që i intereson grupit që rri afër tij”, theksoi ajo, duke shtuar se “nuk më intereson më fare as se çfarë thotë Meta dhe as se çfarë bën e mendon”.

Përsa i përket përdorimit të kartave bankare të kushëririt të saj, biznesmenit Adrian Sharku, Kryemadhi u shpreh se i ka kërkuar bankës në SHBA të dhëna lidhur me shpenzimet e saj gjatë udhëtimeve në Amerikë.

“Kam qenë në Beverly Hills, Santa Monica, Las Vegas, edhe në Los Angeles me kushëririn tim Adrian Shatkun, 3 fëmijët e mi, kushërirën time Bebe Rexha, në 10 vjetorin e vajzës sime, kanë qenë edhe disa mikesha të mia me fëmijët e tyre, nuk kam qenë vetëm unë.

Pretendimeve të Prokurorisë unë i jam drejtuar bankës në SHBA për të më dhënë kush janë shpenzimet që kam bërë, duke koordinuar edhe shpenzimet e Adrian Shatkut”, deklaroi ajo.

Monika Kryemadhi: Më vjen shumë keq që babai i fëmijëve të mi vazhdon dhe ripërsërit deklaratat e Altin Dumanit dhe Arben Krajës, gjë që ka të bëjë me çështje dhe këndvështrime të ndryshme të asaj që lexojmë në një dosje.

Po kam qenë në Beverly Hills, Los Angeles dhe Las Vegas, në New York, Boston, edhe kudo, më Michigan, Kinë, Indi, gjithandej kam qenë. E para sa i përket kartës bankare për të cilën Ilir Meta flet me fjalët e Altin Dumanit, dua t’ju them që një kartë krediti në një bankë amerikane duhet që së pari të kesh një numër llogarie bankare, nuk mund të marrësh kartë krediti pa llogari bankare.

Nëse karta është e Monika Kryemadhit, duhet të ketë kërkesë nga që unë i drejtohem bankës amerikane, nëse karta tërhiqet duhet të ketë përsëri marrjen e kartës në dorëzim me firmën e Monika Kryemadhit.

Kam qenë në Beverly Hills, Santa Monica, Las Vegas, edhe në Los Angeles me kushëririn tim Adrian Shatkun, 3 fëmijët e mi, kushërirën time Bebe Rexha, në 10 vjetorin e vajzës sime, kanë qenë edhe disa mikesha të mia me fëmijët e tyre, nuk kam qenë vetëm unë.

Pretendimeve të Prokurorisë unë i jam drejtuar bankës në SHBA për të më dhënë kush janë shpenzimet që kam bërë, duke koordinuar edhe shpenzimet e Adrian Shatkut.

Thuhet për 240 mijë dollarë veshje?

Monika Kryemadhi: Jo nuk janë 240 mijë dollarë, këtë e thotë zëdhënësi i PL Tedi Blushi, i cili merr direktiva nga SPAK.

240 mijë dollarë është karta Shatkut me hotele, bileta avioni, me dreka, me darke, me akullore.

Secili ka shpenzimet e veta, dhe do i kërkoj bankës se cilat janë biletat e mia, hotelet e mia. Shatku nuk ka të bëjë fare me buxhetin e shtetit, as me tendera, është një kompani amerikane që ka punuar dhe punon edhe në 56 vende të tjera të botës.

Meta është i izoluar, sigurisht që i vetmi individ që e informon është vetëm një person që komunikon me të. Meta informohet vetëm për gjërat që i intereson grupit që rri afër tij, nuk më intereson më fare as se çfarë thotë Meta dhe as se çfarë bën e mendon, Jam e qetë në ndërgjegjen time për gjërat që kam bërë dhe do të bëj, s’kam asnjë lloj problemi e kompleksi. Nëse kam bërë diçka që për ju është gabim, për mua s’është.

I kam kërkuar bankës shpenzimet që rakordojnë me TIMS dhe me gjërat e mia.

Etiketa: Adrian ShatkuKryemadhiKryesore1Monika KryemadhiSpak

Lajme të lidhura

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile
Aktualitet

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha
Aktualitet

Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha

17:16 - 15/03/26
Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim
Aktualitet

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim

15:29 - 15/03/26
Para
Behar Çukaj i “Bolv Oil”, pjesë e vjedhjes së “Bankers” me fatura fiktive

Behar Çukaj i "Bolv Oil", pjesë e vjedhjes së "Bankers" me fatura fiktive

Discussion about this post

TË FUNDIT

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes
Breaking Views

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26

Java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë fundjavë me pesë përballje të zjarrta, që sollën gola, barazime...

Lexo më shumë
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26
Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas

20:19 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com