GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

25 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 4 ende aktive

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zjarri në Finiq aktiv prej 5 ditësh, pritet mbërritja e avionit zjarrfikës nga Greqia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve në vend, duke njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri në të gjithë vendin. Nga këto, 4 vatra vijojnë të jenë aktive në orët e para të ditës së sotme.

Vatrat e zjarrit aktive janë evidentuar në bashkitë e Vlorës, Poliçanit, Bulqizës dhe Dibrës:

  • Vlorë: Në vendin e quajtur “Sotiran”, mes fshatrave Tragjas dhe Dukat, zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në lartësi të malit mbahet në monitorim. Gjatë ditës së sotme në zonë po operojnë 8 forca zjarrfikëse dhe 7 punonjës nga Shërbimi Pyjor. Një helikopter Cougar i Forcës Ajrore u angazhua dje në ndihmë të forcave tokësore.
  • Poliçan: Vatra në fshatin Zgërbonjë, në njësinë administrative Vërtop, vijon të jetë në monitorim dhe nuk paraqet rrezik për përhapje të mëtejshme.
  • Bulqizë: Në vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë”, në njësinë administrative Zerqan, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe dëllinjanë. Terreni i vështirë kërkon mjete me kalueshmëri të lartë.
  • Dibër: Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, në njësinë administrative Lurë, zjarri nuk arriti të izolohej plotësisht pavarësisht punës së forcave operacionale deri në orët e vona. Gjatë ditës së sotme janë angazhuar 7 efektivë zjarrfikës, 6 forca të AdZM-së, 5 forca bashkiake dhe 25 vullnetarë. Në mbështetje të tyre, sot do të operojë edhe helikopteri i Forcës Ajrore.

Ministria e Mbrojtjes njofton gjithashtu se në dy raste zjarret janë evidentuar në banesa dhe një në një godinë biznesi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Si pasojë e zjarreve të rëna kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre e barishte, janë djegur rreth 5 hektarë me bimësi. Në operacionet e shuarjes u angazhuan 30 automjete zjarrfikëse dhe 351 forca. Forcat e Armatosura kontribuan me 59 efektivë, 1 helikopter, 5 automjete zjarrfikëse, 1 pompë thithëse, 2 mjete vetëshkarkuese dhe 1 traktor me zinxhirë.

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” në pothuajse të gjitha qarqet. Në qarkun e Shkodrës priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, në formë shtrëngate.

I gjithë sistemi i mbrojtjes civile vijon të monitorojë situatën dhe është në gatishmëri të plotë për ndërhyrje të shpejtë. Ministria u bën thirrje qytetarëve të tregojnë përgjegjësi maksimale për të shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të njoftojnë menjëherë autoritetet vendore në rast zjarri.

Etiketa: vatra zjarriZjarr

Lajme të lidhura

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan
Aktualitet

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve
Aktualitet

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

15:14 - 25/10/26
Para
Berisha reagon për lirimin e Salianjit: U dënua politikisht nga krerët e organizatës kriminale, Rama dhe Xhafaj

Berisha reagon për lirimin e Salianjit: U dënua politikisht nga krerët e organizatës kriminale, Rama dhe Xhafaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 26 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:10 - 26/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com