GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Dashi me një takim, Binjakët do kenë përplasje/ Astrologu paralajmëron këto 4 shenja horoskopi

22:54 - 29/08/22
në Lifestyle
Kohë leximi: 4 min
A A
Posesivë dhe kontrollues, këto janë 4 meshkujt më toksikë to horoskopit në një lidhje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Nëse do të flasim për ndikimet pozitive atëherë janë Dashi, Shigjetari dhe Ujori. Pak më të vëmendshëm duhet të jenë Bricjapët, Virgjëresha dhe Gaforrja. Sepse është ndikimi i hënës së plotë, ndikimi katërkëndësh Saturni me Jupiterin që ka disa problematika. Kjo ka të bëjë shumë me çështjet ekonomiko-financiare, blerjet mund t’i bëjnë gabim dhe do të bëhen pishaman, të bëjnë kujdes në dhënien e kapareve sepse mund të humbasin’’ tha ai.

Parashikimi për secilën shenjë:

Dashi

Fokusin më të madh do ta keni tek çështjet shpirtërore dhe të punës aktuale. Nëse keni një biznes privat apo dëshironi që të bëni ndryshime duket se kjo javë ju favorizon sidomos të 10-ditëshit të dytë. NdikImet janë mjaft pozitive dhe vendimtare , ndërsa në lidhje me çështjet ekonomike edhe pse keni pasur disa probleme të vogla,  janë kalimtare nuk është diçka që duhet të shqetësoheni. Në lidhje me një takim që mund të bëni, dita e enjte është mjaft e mirë.  Në çështjet shpirtërore lidhja me Bricjap, Gaforre dhe Akrep janë ideale. Ndërkohë një fejesë ose shtesë në familje mund të vijë së shpejti.

Demi

Kjo javë është vendimtare për ju sepse nuk keni kohë për të humbur, momentet që keni tani janë pozitive. Udhëtimet janë shumë të favorizuara për ju të shenjës së Demit. Eshtë momenti tani që mund të bëni ndryshimin e duhur në fushën e biznesit. Do dëgjoni tani disa fjalë që mund të dalin si sekrete në sipërfaqe por  e kanë të tjerët problemin dhe jo ju. Rrini të qetë. Në çështjet shpirtërore, lidhja me Ujorë, Shigjetarë dhe Peshore mund të shkojë deri në martesë. Është momenti tani për të marrë vendimet e duhura. Një shtatzani e papritur mund të ndikojë tek ju të shenjës së Demit por janë gjëra që ndodhin, është në të mirën tuaj. Përsa i përket anës financiare duhet të tregoni kujdes me blerjet.

Binjakët

Bëni kujdes ditën e hënë, e premte dhe ditën e dielë, janë tre ditë të vështira për ju sepse do t’ju duhet të merrni një vendim ose një lajm për punën tuaj që mund  të bëjnë lëvizje ose ndryshim. Bëni kujdes nëse keni dëgjuar disa biseda, mos i merrni për bazë, nuk është diçka e vërtetuar. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Peshk, Akrep dhe Luan janë të stabilizuara dhe kanë ndikime pozitive.

Gaforrja

Ju jepen mundësi shumë të mira, kanë mundësi të mira në lidhje me jashtë me dokumentacionin ose për çështjet gjyqësore, nëse kanë pasur probleme mund t’i mbyllin  tani. Në lidhje me çëshjet personale, fokusohuni shumë tek familja, sepse e keni lënë  pak pas dore. Të palidhurit kanë një mundësi shumë të mirë tani sidomos lidhjet me Dash dhe Akrep.

Luani

Kjo është java juaj, java e mirë. Por këtë javë do të keni një problem në lidhje me disa blerje që mund të shtyhen por tani është moment mjaft i mirë sepse mund të stabilizoheni  ashtu siç dëshironi. Dita më e mirë për ju është e diela, është momenti që të stabilizoni gjërat siç dëshironi. Lidhjet me Ujorë dhe me Dash janë të stabilizuara siç dëshironi.

Virgjëresha

Kanë një ndikim shumë të mirë në ortakëri, nëse dëshironi të keni benefite në çështje pune dhe karriere lidhjet me Binjakë dhe Shigjetarë janë ideale. Në cështjet shpirtërore, momenti është pikërisht tani, është tepër pozitive jo vetëm për mundësitë që do tju jepen por edhe për anën ekonomike. Stabilizimi ekonomik duket se është i mbarë.

Peshorja

shenja e dashurisë dhe e dhuratave të mëdha. Keni pasur mjaft pobleme por tani është momenti që të stabilizoheni dhe koha ka treguar që jeni me shumë fat sidomos në anën financiare. Merrni edhe një dokument që do të dilni shumë të fituar. Nëse keni pasur një ortakëri tashmë do të prishet dhe do të krijoni dicka tuajën. Kini pak kujdes që mos të shpenzoni më tepër seç duhet.

Akrepi

Bëni pak kujdes me një takim që mund të bëhet sot sepse mund të ketë keqkuptime dhe mund të mos jetë ajo që prisni ju. Por ka kohë që ju t’i rregulloni, dita e enjte është perfekte për takime dhe vendime. Në cështjet shpirtërore kanë ndikime shumë të mëdha me Dash dhe Gaforre.

Shigjetari

Në këtë periudhë ju kërkohet marrje e vendime të mëdha e të rëndësishme. Tani është koha që duhet bëni disa blerje, por mos shpenzoni shumë sepse mungon paraja. Por mundohuni të gjeni një zgjidhje sepse java është mirë si për financat ashtu edhe për familjen. Mos u nxitoni shumë me vendimet që do të merrni. Lidhjet me Virgjerëshë, Dash dhe Gaforre është moment shumë i mirë tani, mund t’i zgjidhni.

Bricjapët

Keni kohën dhe momentin që disa probleme të mëparshme të shfaqen tani por mund të zgjidhen, si në anën financiare dhe në të tjera do t’i zgjidhni që të arrini atje ku dëshironi. Është momenti tani që të bëni kujdes me blerjet, mos jepni kapar nëse bëni blerje sepse mund ta humbisni. Kini kujdes sepse bëni shumë për miqtë por kur trokisni diku nuk ju hapet dera. Çëshjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, të palidhurit kanë ndikime shumë të mira sidomos me Virgjëreshë dhe Peshk.

Ujorët

Ju duhet të merreni me punët që keni në dorë momentalisht, nuk do të merrni diçka të re. Por vendosini në vendin e duhur çështjet e punës apo takimet e rëndësishmë që mund të keni. Edhe pse do të dëgjoni disa lajme jo të mira për veten tuaj, kjo nuk ju prish punë sepse problemi nuk është tek ju por tek të tjerët. Kjo do të zgjidhet ditën e premte sepse është momenti më ideal për ju të shenjës së Ujorit. Lidhjet shpirtërore me Luan dhe Shigjetarë janë ideale.

Peshqit

Është momenti të zgjidhni mes asaj që dëshironi të bëni dhe asaj që me të vërtet mund të realizohet. Është javë më e mirë e shenjës suaj në anën ekonomike-financiare në lidhje me disa ndryshime që mund të keni. Është periudhë e mirë që të nisni diçka të re dhe kjo do t’ju bëjë që të ndiheni superior, mund të merrni një dokumentacion që do të gëzoheni. Një kujdes të vecantë duhet të bëni me timonin. Një lidhje me Akrep është idealja.

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Pas takimeve me Aleksandër Vuçiç, Escobar zbulon qëllimet e presidentit serb

Pas takimeve me Aleksandër Vuçiç, Escobar zbulon qëllimet e presidentit serb

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com