GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rindizet lufta Armeni-Azerbajxhan, raportohet për viktima nga bombardimet në kufi

07:47 - 13/09/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rindizet lufta Armeni-Azerbajxhan, raportohet për viktima nga bombardimet në kufi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Armenia dhe Azerbajxhani kanë raportuar për përleshje të reja kufitare që lanë të vdekur një numër të panjohur trupash azerbajxhaniane. Ky konflikt vjen pas dobësimit të ushtrisë ruse, e cila ndërmjetësoi një marrëveshje mes dy ish-shteteve të Bashkimit Sovjetik në vitin 2020.

Luftimet, të cilat shpërthyen herët të martën, shënojnë shpërthimin e fundit midis armiqve të mëdhenj, të cilët luftuan një luftë në vitin 2020 mbi rajonin e kontestuar Nagorno-Karabakh.

Marrëveshja e vitit 2020 dhe fundi i konfliktit

Armenia, Azerbajxhani dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje në vitin 2020 për t’i dhënë fund gjashtë javëve të luftimeve të ashpra në Nagorno-Karabakh, marrëveshje kjo të cilën kryeministri Armen Nikol Pashinyan, përmes një postimi emocional në llogarinë e tij në Facebook, e përshkroi si “të padëshirueshme dhe të dhimbshme”

Më 7 nëntor, ndërkohë që liderët demokratikë të botës po rreshtoheshin për të uruar Joe Biden për fitoren e tij presidenciale, presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i bëri një telefonatë homologut të tij rus, Vladimir Putin për të diskutuar disa punë shumë me rëndësi. Përderisa Amerika dhe Evropa ishin të të shpërqendruara nga zgjedhjet dhe vala e dytë e Covid-19 e cila kishte marrë hov të madh kudo në botë, Putin dhe Erdogan kishin arritur ta bënin atë që po provohej të arrihej për disa javë më radhë. Ata i kishin përafruar qëndrimet e tyre sa i përket arritjes së paqes ndërmjet dy vendeve në të cilat që të dyja, Rusia dhe Turqia, kishin sferat e ndikimit të tyre dhe përgjatë, pothuajse gjashtë javëve të fundit, kishin marrë anë dhe ishin përfshirë, të paktën jozyrtarisht, duke ndikuar në rrjedhën e ngjarjeve në terrren.

Dy ditë, pas këtij diskutimi, konturet e hartës së re politike filluan të bëhen publike me një zgjidhje paqësore për konfliktin më të gjatë të pazgjidhur të rajonit të Nagorno-Karabakh, dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik, një enklavë separatiste etnikisht e populluar me armenë mirëpo e vendosur brenda Azerbajxhanit. Në fillim të viteve 1990, Armenia, e ndihmuar nga Rusia, pushtuar një rajon që e konsideroi qenësore për identitetin dhe shtetësinë e saj dhe i pushtoi shtatë rajonet ngjitur që i përkisnin shtetit të Azerbajxhanit. Konflikti ishte gjysmë i ngrirë, por asnjëherë nuk u zgjidh dhe bisedat diplomatike qysh atëherë u bënë pjesë e pandashme dhe e mërzitshme për arritjen e ndonjë marrëveshjeje megjithatë, gjithmonë dhe secilën herë pa ndonjë sukses. Regjioni i Nagorno-Karabah ishte i pranuar ndërkombëtarisht si pjesë territoriale e Azerbejxhanit  mirëpo ka qenë në udhëheqjen e Armenëve etnikë qysh nga viti 1994.  Mirëpo,më 27 shtator, pas 25 vitesh pritje për kthimin e territorit të saj, Azerbajxhani, i ndihmuar nga Turqia, u fut në luftë, duke përmbysur humbjen e saj dhe duke rifituar pjesën më të madhe të terrenit të humbur – me miratimin e dukshëm të Rusisë. Dhe më 8 nëntor, pas gjashtë javësh luftimesh të rënda, Azerbajxhani ngriti flamurin e tij mbi qytetin Shusha – një kështjellë në majë të një kodre brenda Nagorno-Karabakh dhe një djep të kulturës Azerbajxhanase – duke provokuar gëzime spontane në rrugë. Marrëveshja e arritur erdhi në prag të ditës e flamurit kombëtar, duke shënuar një periudhë jetëshkurtër të pavarësisë së Azerbajxhanit nga vitet 1918-20.

Marrëveshja e arritur u konfirmua edhe nga Azerbejxhani dhe Rusia.

Brenda pak orësh, forcat e stërlodhura dhe të demoralizuara të Armenisë ishin detyruar të kapitullonin. Lajmi i këtij kapitullimi u bë nga Nikol Pashinyan, kryeministri i Armenisë, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook. “

“Të dashur bashkatdhetarë, motra dhe vëllezër. Unë personalisht kam marrë një vendim shumë të vështirë për mua dhe të gjithë ne. Unë kam nënshkruar një deklaratë për t’i dhënë fund luftës së Karabakut me presidentët rusë dhe azerbajxhanas. Teksti i deklaratës është tepër i dhimbshëm për mua dhe njerëzit tanë,” shkroi ai.

 

 

Lajme të lidhura

SHBA-ja largohet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
Aktualitet

SHBA-ja largohet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

16:59 - 23/01/26
Trump kërcënoi mbylljen e platformës, TikTok finalizon marrëveshjen me kompaninë e SHBA-së
Aktualitet

Trump kërcënoi mbylljen e platformës, TikTok finalizon marrëveshjen me kompaninë e SHBA-së

14:10 - 23/01/26
Treni aksidentohet me një vinç, aksidenti i tretë hekurudhor në Spanjë brenda javës
Aktualitet

Treni aksidentohet me një vinç, aksidenti i tretë hekurudhor në Spanjë brenda javës

15:45 - 22/01/26
Para
Armenia dhe Azerbajxhani i rikthehen konfliktit të vjetër, ja si nisi lufta në kufi

Armenia dhe Azerbajxhani i rikthehen konfliktit të vjetër, ja si nisi lufta në kufi

Discussion about this post

TË FUNDIT

I zhdukur në Jezercë, 30-vjeçari shqiptar gjendet në Suharekë të Kosovës
Aktualitet

I zhdukur në Jezercë, 30-vjeçari shqiptar gjendet në Suharekë të Kosovës

23:27 - 23/01/26

Një shtetas 30-vjeçar i Republikës së Shqipërisë, i raportuar i zhdukur prej disa ditësh në fshatin Jezercë të Ferizajt, është...

Lexo më shumë
Kush e porositi ekzekutimin? Jani Aliaj dyshohet se u ndihmua nga djali i Hysni Milloshit për vrasjen e Elton Çiços

Kush e porositi ekzekutimin? Jani Aliaj dyshohet se u ndihmua nga djali i Hysni Milloshit për vrasjen e Elton Çiços

23:12 - 23/01/26
Goditje e fortë në Spanjë: Shkatërrohet banda shqiptare, sekuestrohen 200 kg kokainë në portin e Vigos

Goditje e fortë në Spanjë: Shkatërrohet banda shqiptare, sekuestrohen 200 kg kokainë në portin e Vigos

22:49 - 23/01/26
Para protestës së 24 janarit, barriera metalike blindojnë Kryeministrinë

Para protestës së 24 janarit, barriera metalike blindojnë Kryeministrinë

22:26 - 23/01/26
Arratisja e Altin Ndocit trazon burgjet: Transferohen urgjentisht 90 të dënuar nga Fushë-Kruja në Peqin

Arratisja e Altin Ndocit trazon burgjet: Transferohen urgjentisht 90 të dënuar nga Fushë-Kruja në Peqin

22:01 - 23/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com