GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

28 mijë dëshmorë? Libri me shifra të reja! Rama: Duhet rishkruar historia

21:07 - 29/11/24
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
28 mijë dëshmorë? Libri me shifra të reja! Rama: Duhet rishkruar historia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Të rënët e Luftës II Botërore pa dallim kombësie, feje, krahine, ideje” është studimi i parë i Akademisë së Studimeve Shqiptare që vjen në këtë 80-vjetor të Çlirimit të Shqipërisë me një shikim ndryshe të asaj që ka ndodhur në Shqipërinë e Luftës së Dytë Botërore.

Historiografia na ka mësuar për 28 mijë dëshmorë, por libri i ri i 5 prej historianëve më në zë në vend, (faqja e parë efekt te emrat), flet për 29.129 të vrarë gjithsej nga të gjitha palët të përfshira në konflikt, pushtues dhe shqiptarë, përfshirë edhe civilët.

Antifashizmi shqiptar ka qenë gjithëpërfshirës, e thënë ndryshe pluralist. Në vitet e para të luftës pati të vrarë nga civilë të pafajshëm, si dhe nga radhët e luftëtarëve të organizuar në formacione të armatosura. E vërteta historike e atyre viteve që do të shenjonte për dekada fatet e Shqipërisë të pas luftës duhet të shkruhet tashmë pa emocione, pa ndërhyrje dhe mbi të gjitha me mendje të hapur dhe përgjegjësi profesionale. Nëse para disa vitesh historianët vuanin nga censura dhe vetëcensura sot nuk mund t’iu falet kjo.”, – thotë studiuesja Nevila Nika, drejtuese e Akademisë së Studimeve Shqiptare.

Sipas Nevila Nikës gjatë luftës pati edhe elementë të një lufte civile, e lidhur pazgjidhshmërisht me dilemën se cila forcë politike apo grupim do të merrte pushtetin pas luftës.

Gjatë prezantimit të këtij botimi në kryeministri, historianë dhe studiues hedhin hapin e parë të çeljes së dialogut por rishikimin e kësaj periudhe të rëndësishme historike të popullit shqiptar, ndërsa i pranishëm vetë Kryeministri Edi Rama vëren se çështja e Luftës së Dytë Botërore mbetet e hapur pasi 80 vite më parë e dekadat që vijuan historia u shkrua nga regjimi diktatorial, si fituesit e asaj lufte.

“Kjo mbeti çështje e hapur se edhe pas regjimit diktatorial, pavarësisht se fitimtarët e radhës nuk kishin brutalitetin e regjimit ishin vijimësi e atij regjimi në aspektin e mendësisë.  Mbeti çështje që më shumë se t’u lihej historianëve iu la përsëri të gjithë atyre që me mënyra dhe rrugë të ndryshme mund të bëjnë dhe bëjnë dëm kur ndërhyjnë në fushën e shkrimit të historisë.”, – shprehet Rama.

Sipas Ramës edhe pse kanë kaluar shumë vite nuk është gjetur ende distanca dhe qetësia e mjaftueshme për të shkruar historinë e Luftës II Botërore, ndërsa vetë historiania Nevila Nika bëri edhe një thirrje për rikonceptim të varrezave të të rënëve në luftë, si dhe të muzeumeve.

Gjatë luftës së II Botërore kanë humbur jetën rreth 7200 partizanë, ballistë dhe legalistë, ndërkohë që 2222 shqiptarë janë vrarë nga forcat komuniste në atë që quhet si lufta civile në vend. Botimi i historianëve flet gjithashtu për 5500 viktima civile si dhe rreth 17 mijë ushtarë të huaj, italianë (14.500) dhe gjermanë (2400) që humbën jetën në luftë.

Ky studim vjen me kontributin e studiuesve dhe profesorëve të njohur: Prof. Dr. Nevila Nika, kryetare ASSH-së; Prof. As. Dr. Hasan Bello; Prof. Asoc. Dr. Marenglen Kasmi; Dr. Çelo Hoxha; PhD Florian Çullhaj. Autorët risjellin ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, përmes një perspektive më të gjerë, duke integruar të gjitha të dhënat e disponueshme për të kuptuar më në thellësi këtë periudhë të trazuar.

Përveçse një përpjekje për të rishikuar dhe rivlerësuar të dhënat historike të Shqipërisë, ky botim i ASSH-së, institucioni i krijuar në gjirin e Universitetit Europian të Tiranës, është edhe një ftesë për studiuesit, historianët dhe studentët e angazhuar, të mos i ndalin përpjekjet për të vendosur nën dritën e fakteve dhe të vërtetave të kaluarën tonë.

Etiketa: deshmoretKryesore1

Lajme të lidhura

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin
Breaking Views

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Para
Skandal në RMV, policia heq flamujt e Shqipërisë të vendosur për festat e nëntorit (VIDEO)

Skandal në RMV, policia heq flamujt e Shqipërisë të vendosur për festat e nëntorit (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com