GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

28 Prilli, Dita Botërore e Sigurisë në Punë: Në Shqipëri, jeta e punonjësve vlen më pak se fitimi

në Editorial, OP-ED
Kohë leximi: 2 min
A A
28 Prilli, Dita Botërore e Sigurisë në Punë: Në Shqipëri, jeta e punonjësve vlen më pak se fitimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në gjithë botën, sot, më 28 prill, përkujtohet Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë. Një ditë që ngre zërin për të na kujtuar se puna nuk duhet të jetë kurrë një rrezik për jetën. Por në Shqipëri, realiteti flet ndryshe: siguria në vendin e punës mbetet një fjalë bosh, një premtim i pambajtur, një iluzion për shumicën e punëtorëve.

Të dhënat e fundit janë alarmante: gjatë vitit 2024, në Shqipëri janë regjistruar 177 aksidente në punë, nga të cilat 33 kanë përfunduar në humbje jete. Pas këtyre numrave fshihen emra, familje të shkatërruara dhe një sistem që ka dështuar t’i mbrojë qytetarët e vet. Të paktën kështu tregojnë të dhënat e Inspektoriatit të Punës.

Ndërtimi dhe minierat janë kthyer në kurthe të hapura për jetën. Në kantiere dhe galeri të thella, tabela të mëdha reklamojnë “rregulla sigurie”, por pas tyre fshihet një e vërtetë e trishtë: askush nuk i zbaton. Punonjësit punojnë pa kaska, pa rripa sigurimi, pa trajnime.

Për kompanitë e mëdha, të cilat realizojnë miliona euro fitim çdo vit, vendosja e një tabele është më e rëndësishme sesa shpëtimi i një jete.

Vera e vitit 2024 ishte një nga më të nxehtat në dekada. Në vend që të merrnin masa për mbrojtjen e punonjësve, shumë kompani ndërtimi i nxorën ata në diellin përvëlues, duke i detyruar të punojnë në temperatura ekstreme, pa asnjë masë mbrojtëse. Një pjesë e mirë e këtyre punonjësve nuk kanë as siguracion shëndetësor, shpesh pa asnjë ditë pushumi dhe punojnë me orare të zgjatura. Në vend të kontratave të ndershme, ata mbajnë mbi supe vetëm rrezikun dhe frikën.

Edhe në sektorin e minierave, situata është dramatike.

Kompanitë e mëdha minerare, që prej vitesh përfitojnë nga pasuritë natyrore të vendit, vazhdojnë të injorojnë standardet më minimale të sigurisë. Aty ku duhej të kishte pajisje mbrojtëse dhe inspektime të rregullta, ka vetëm neglizhencë dhe heshtje.

Më shqetësuese është heshtja e institucioneve shtetërore. Inspektimet janë të rralla, ndëshkimet minimale, ndërsa qeveria shpesh zgjedh të mbyllë sytë përballë shkeljeve flagrante të kompanive të mëdha. Në këtë mënyrë, shteti bëhet bashkëfajtor në një dramë që përsëritet çdo ditë.

Në një kohë kur vendet e zhvilluara përpiqen të bëjnë punën më të sigurt dhe më të denjë, në Shqipëri, të shkosh në punë do të thotë të rrezikosh jetën. Deri kur siguria të mos shihet si një shpenzim i panevojshëm, por si një investim për jetën, çdo 28 prill do të na kujtojë jo progresin, por dështimin tonë kolektiv për të mbrojtur më elementaren: jetën e njeriut.

Etiketa: 27 prillidita boterore e siguris dhe shendetin ne puneKryesore1Shqiperithyen rregullat

Lajme të lidhura

Tani është rradha e shqiptarëve, momenti i duhur të zhdukim Diktatorët
OP-ED

Besoni, luftoni, mos u dëshpëroni… të tregojmë një herë se jemi të zotët e vetes!

09:22 - 14/11/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Si mundet mëmëdheu t’i durojë këta drejtues që duken si përfaqësues shqiptarë të ‘Botës Serbe’

09:26 - 13/11/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Piktorit i ka mbaruar koha! Shqipëria nuk shitet më, sepse u rritën mbrojtësit e saj

09:21 - 11/11/26
Para
Homoseksualët mund të bekohen në kishë, katolikët konservatorë dalin kundër: Tejkalim i kufirit

Homoseksualët mund të bekohen në kishë, katolikët konservatorë dalin kundër: Tejkalim i kufirit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Publikohen formacionet zyrtare të Bjellorusi-Shqipëri, Maran zgjedh zëvendësuesin e Muçit
Sport

Publikohen formacionet zyrtare të Bjellorusi-Shqipëri, Maran zgjedh zëvendësuesin e Muçit

16:57 - 15/11/26

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot përballë Bjellorusisë ndeshjen e saj të fundit në Grupin C1 të Ligës së Kombeve....

Lexo më shumë
Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

16:38 - 15/11/26
Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

16:15 - 15/11/26
Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

15:50 - 15/11/26
Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

15:15 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com