GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

28 vjet Edi Rama në pushtet, i sëmuri i madh i pluralizmit

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
28 vjet Edi Rama në pushtet, i sëmuri i madh i pluralizmit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Petrit Vasili

Edi Rama ka hyrë në vitin e 28-të të pushtetit të tij, duke u bërë njeriu me pushtetin absolutisht më të gjatë se çdo lider tjetër në pluralizmin shqiptar.
Llogaria është e thjeshtë.
Në 28 vite pra, që nga viti 1998 ku u bë Ministër i Kulturës dhe deri më sot, Edi Rama vetëm dy vjet ka qenë pa pushtet ekzekutiv, nga gusht i 2011 deri në shtator 2013 kur humbi si kryetar bashkie.

Sali Berisha ka qenë vetëm 13 vjet në pushtet, nga 1992-1997 si president dhe 2005-2013 si kryeministër.
Fatos Nano ka qenë katër vjet e gjysmë Kryeministër.
Ilir Meta dy vjet kryeministër, 4 vjet kryetar Kuvendi dhe 5 vjet President në opozitë me maxhorancën.
Pra, sëmundja kronike më e keqe dhe gërryese, njeriu i mykur dhe i ngjitur pas karriges së pushtetit mbetet pra vetëm e vetëm Edi Rama.
28 vite ku asnjë sukses madhor politik apo vepër e madhe infrastrukturore nuk lidhet aspak dhe asfare me Edi Ramën.

28 vite ku i vetmi “sukses” i Edi Ramës mbetet ngritja e një infrastrukture korruptive monstruoze, që ka tronditur themelet e shtetit, të ekonomisë dhe të shoqërisë shqiptare.

Në 28 vjet ku ngritja e narkoshtetit, pastrimi i pashembullt i parave të narkotrafikut e krimit dhe shpopullimi dramatik janë tre “sukseset” madhore të të sëmurit të madh të pluralizmit shqiptar, pra të Edi Ramës plot 28 vjet në pushtet.

Edi Rama, njeriu që qelbet erë në karrigen e kalbur të pushtetit prej 28 vjetësh, prodhon sot vetëm negativitet të vazhdueshëm dhe mban në këmbë një narkoshtet të kriminalizuar dhe të bazuar mbi shkatërrimin e votës së lirë.
Ky kalbëzim 28-vjeçar i Edi Ramës ka prodhuar një dëshpërim social të thellë dhe mosbesim absolut ndaj shtetit që është në duart e krimit, narkotrafikantëve dhe rrugaçëve ordinierë gjithfarësh, si dhe ka vrarë çdo shpresë se me ligj mund të zgjidhet ndonjë hall apo problem.
Ndaj sot askush nuk mund të harrojë se këto 28 vjet të Edi Ramës, të të sëmurit të madh të pluralizmit, në pushtet janë shkaku themelor i një Shqipërie që mbetet primitive në drejtim të funksionimit të shtetit dhe të qeverisjes me ligj.
Kushdo që do të bëjë sikur e harron këto 28 vjet të humbura e shpërdoruara kriminalisht, do të thotë se është një avokat mizerabël i antishtetit të narkotizuar të Edi Ramës.

Etiketa: pushtetRamasemure

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Rinia ose do ta rrëzojë neokomunizmin, ose vetë do të përfundojë me valixhe në dorë apo e përkulur para Piktorit

08:06 - 03/11/26
Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh
OP-ED

Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh

07:55 - 02/11/26
Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!
Opinion

Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!

16:01 - 28/10/26
Para
Ekzekutimi i Edmond Papës, vrasësit lidhën pakt vëllazërie 3 javë para krimit

Ekzekutimi i Edmond Papës, vrasësit lidhën pakt vëllazërie 3 javë para krimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët
Aktualitet

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

16:02 - 09/11/26

Modernizimi i transportit publik në Tiranë vijon të mbetet pas afateve të planifikuara. Sistemi i biletimit elektronik, që duhej të...

Lexo më shumë
Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26
Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

15:15 - 09/11/26
Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

14:59 - 09/11/26
Vendimi i Ivan Balliut për të lënë Kombëtaren, reagon Duka: Kam shumë respekt, si futbollist dhe si njeri!

Vendimi i Ivan Balliut për të lënë Kombëtaren, reagon Duka: Kam shumë respekt, si futbollist dhe si njeri!

14:42 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com