GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Panairi i Librit në epokën post-pandemike, pritet rritje e çmimit

14:25 - 16/11/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Panairi i Librit në epokën post-pandemike, pritet rritje e çmimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Panairi i Librit hap siparin ditën e sotme në edicionin e tij të 25-të. Ky vit priret t’u ngjasojë viteve parapandemike për nga numri i pjesëmarrësve, me kufizime të shmangura dhe me një mori aktivitetesh të planifikuara. Problematika që prin listën e ankesave nga botuesit këtë vit është rritja e çmimit të letrës. Kjo do të sjellë shtrenjtim të mëtejshëm të çmimit të librit, që konsiderohet produkt luksi në kohë krize.

Lexo edhe: SPAK arrestoi 5 persona për inceneratorin e Fierit, reagon Berisha

Tabloja këtu ishte mjaft uniforme, sipas vëzhgimeve të marrë nga shtëpi të ndryshme botimi dhe mund të përmblidhet me një fjalë: inflacioni. Jo vetëm që godet kostot e prodhimit, transportit, punës dhe energjisë, por po godet edhe të ardhurat e disponueshme për blerësit e librave. Më tej, botuesit tashmë po rrisin çmimet me pakicë të librave të tyre, efektet e para kanë nisur në panair.

Edhe këtë vit, botuesit ritheksuan shqetësimin se duhet të ketë një politikë më të favorshme fiskale për ta, duke marrë shkas nga ajo europiane, që në prodhim taksa është vetëm 5%, ndërsa në Shqipëri shumë më e lartë.

Kërkesa për ulje takse është një refren që shtëpitë botuese e përsërisin në panair çdo vit. Një problematikë tjetër në treg, të cilën e pohojnë njëzëri botuesit, është mungesa e investimit në librari.

Rikthimi pas shumë vitesh i TVSH-së së librit në janar të vitit 2019 dhe së fundi procesi i fiskalizimit që ka përfshirë edhe operatorët e tregut të librit, e kanë vënë në vështirësi të mëtejshme këtë treg. Fatkeqësisht, sipas botuesve, kjo po nxit informalitetin e tregut të botimeve dhe po penalizon operatorë që punojnë konform kuadrit ligjor-rregullativ në fuqi.

Tani në epokën post-pandemike të inflacionit, fitimeve të ulëta dhe një dëshire në rritje për të dekarbonuar zinxhirin e furnizimit të librave, modeli global i printimit sipas kërkesës a do të jetë tërheqës edhe në vendin tonë? Botuesit pohojnë se jemi ende larg./MONITOR

Etiketa: CmimeLibraPandemi

Lajme të lidhura

Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore mjekut popullor Ylli Merja
Breaking Views

Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore mjekut popullor Ylli Merja

10:47 - 04/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka
Breaking Views

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26
Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!
Breaking Views

Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

21:02 - 03/04/26
Para
Sulmi me raketa në Poloni, Ukraina: Kemi dëshmi të gjurmëve ruse

Sulmi me raketa në Poloni, Ukraina: Kemi dëshmi të gjurmëve ruse

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26

Dy persona ranë në prangat e bluve të Rajonit nr.4 në kryeqytet, autorë të disa vjedhjeve, së fundmi të një...

Lexo më shumë
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com