GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“3 mijë raketa për 3 orë”, shqiptari: Ja si u evakuuam nga Izraeli, në avion morëm edhe…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“3 mijë raketa për 3 orë”, shqiptari: Ja si u evakuuam nga Izraeli, në avion morëm edhe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arbër Kallxhia, njëri prej shqiptarëve të evakuuar nga Izraeli, mbrëmë në orët e vona ka mbërritur në Tiranë. Ai ndodhej në Izrael kur ndodhi sulmi. I veshur siç ka qenë në momentin kur ka ndodhur sulmi në Izrael, Kallxhia ka ardhur në studion e “Opinion”, pasi nuk ka pasur kohë të marrë as plaçkat.

Kallxhiu ka treguar arsyet pse ka shkuar në Izrael e po ashtu edhe përjetimet e tij në momentin e sulmit.

Blendi Fevziu: Për çfarë shkove në Izrael?

Arbër Kallxhia: Kam qëndruar rreth 1 vit në Izrael. Ika për punë. Kisha ca miq që punonin atje dhe me ftesë së tyre shkova atje. Kisha vizë 3-mujore dhe më pas aplikova për leje qëndrim. Më parë punova barist, më pas jam marrë me impiantet e gazit. Jetoja 10 km larg Tel Aviv. Unë isha në gjumë kur ndodhën bombardimet, isha në shtëpi. Një ditë më përpara kishte festa, ishte edhe Vit i Ri dhe njerëzit ishin shumë të qeshur. Nuk kishte fare tensione. Orët e para të mëngjesit filluan alarmet, kishin rënë 10-15 herë të tjera dhe isha mësuar me to. Duhet të futesh në streha kur bie alarmi. Kishim filluar duke i nënvlerësuar këto alarme. Por atë ditë, sistemi i mbrojtjes së Izraelit u bllokua. Bombat filluan duke rënë në qytet. Ishte ora 7 e mëngjesit dhe filluan bombardimet. Në fillim isha përgjumshëm, u mundova të gjeja një palë pantollona në bodrum dhe qëndrova në bodrum dhe pastaj filluan raketet, u bënë alarmet më serioze, zhurmat e shpërthimi. Për 3 orë, 3 mijë raketa kanë rënë. Njerëzit u alarmuan, kalamajtë në gjendje shoku në bodrum. Qëndrova në bodrum.

Blendi Fevziu: Si vendose të ktheheshe?

Arbër Kallxhia: Doja të kthehesha që atë ditë por ishte e pamundur ngaqë kishte shumë terroristë. Nuk kishte shërbim transporti. Nga ora 9 filloi bombardimi i dytë dhe pastaj filloi kaosi, ankthi dhe duhej të pritja ditën e nesërme që të ikja. Familja komunikoi me ambasadën shqiptare. Në një moment, më merr ambasadorja, pastaj online porosita një taksi që më erdhi dhe ika në aeroport, aty kishte shumë shqiptarë. Aty kemi marrë 9 amerikanë me vete. Ne ishim 40-50 veta atje. Këto rroba kisha që i kisha lënë tek shtëpia. Tani kam ankth akoma.

Etiketa: IzraelKallxhiaShqiptari

Lajme të lidhura

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan
Aktualitet

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve
Aktualitet

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

15:14 - 25/10/26
Para
Çfarë shkoi keq? Pikëpyetje mbi aftësitë e shërbimeve të zbulimit të Izraelit

Çfarë shkoi keq? Pikëpyetje mbi aftësitë e shërbimeve të zbulimit të Izraelit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 26 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:10 - 26/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com