GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

3- vjeçari u mbyt në kopsht, familjarët: Edukatoret na gënjyen, prokuroria po fsheh të vërtetën

në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
3- vjeçari u mbyt në kopsht, familjarët: Edukatoret na gënjyen, prokuroria po fsheh të vërtetën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

3 ditë pas tragjedisë në Fier, ku një 3- vjeçar u mbyt në kopsht ka reaguar sot familja e vogëlushit.  Mes lotësh dhe e tronditur në një prononcim për mediat, mamaja e  3-vjeçarit, Donalda kodheli, tha se edukatoret e gënjyen, i thanë se djali është gjallë dhe po merr mjekimin e mjekëve, por ka qenë doktori ai që pak minuta më pas i ka dhënë lajmin e kobshëm. Sipas saj, doktori i ka thënë që të tërheqin trupin pasi fëmija ishte dërguar i pajetë në  spital dhe mjekët nuk kanë mundur ta kthejnë në jetë.

“Më kanë marrë mua të parën në telefon dhe më kanë thënë është mbytur me litar të bluzës dhe më kanë thënë është në gjendje të mirë dhe është përmendur dhe kur unë kam  vajtur në spital më kanë thënë është në sallë të operimit. Në momentin që unë u kam thënë pse është futur në sallën e operimit, doktori ka ardhur dhe më ka thënë se fëmija ka ardhur pa jetë”, tha nëna.

Më tutje ajo tha se drejtoi i kopshtit i kishte thënë se do të zbardh ai të vërtetën pas kopshti ka kamera në çdo cep, por në fakt nuk kishte kamera. Ndërsa vendi kur ishte vrarë fëmija nuk kishte kamera.

“Ai qenka njeri pa shpirt, si e ka hapur sot kopshtin ai kriminel”, tha ajo.

Ndërsa daja i vogëlushit, Durim Kaja, i ka bërë thirrje prokurorisë që të mos humbasë më kohë, por të kryej sa më parë hetimet e në rrugën e drejtë. Ndërsa ka theksuar se, hetimi i parë që është bërë nuk është i drejtë, madje ai akuzon se  prokurorinë se mbanë anën e edukatoreve dhe nuk po tregon raportin e vërtetë të hetimeve.

“Zoti prokuror jemi ne të vrarë. Ne nuk jemi dakord me hetimin që është bërë, ndaj duam rihemti. Zoti prokuror është në anën e palës tjetër, ne e duam jetën nuk do vrasim njeri duam vetëm të zbardhet e vërteta. Fëmija nuk na kthehet, por të tregohet e vërteta dhe të vuaj dënimin ai që është përgjegjës”, tha ai.

Më tutje ai u shpreh se fëmija nuk mund të pengohej tek ato kapëse, pasi ato ishin shumë të larta dhe një fëmijë nuk arrin do të, ndërsa shpjegoi që ato kapëse ishin alumini dhe në një peshë të rëndë do të këputeshin menjëherë.

“Ne na vjen lajmi që fëmija është mbytur vetë, dua që dhe mediat të bëjnë kërkime dhe do ta shikoni që fëmija nuk ka mundësi të jetë mbytur vetë tek varja e rrobave, pasi nuk arrin dot fëmija atje. Ndërsa ajo ishte një kapëse alumini që nuk kishte fuqinë, pasi këputej përnjëherë. Ne jemi shokuar kur pamë lartësinë e varëses”, tha Daja.

Madje ai mes lotësh u shpreh i pikëlluar që prokuroi nuk ka dëgjuar fjalën dhe kërkesën e tyre, duke i injoruar plotësisht.

Për këtë fatkeqësi ka dhënë më shumë detaje dhe gjyshi i të miturit, Fitim kodheli  . Ai tha për mediat se, në kopsht ndodhet një fëmijë me çrregullimi të spektrit të autizmit dhe shpesh herë ka qenë rrezik për fëmijët.

“Atë ditë në kopsht ka qenë vetëm një edukatore. Madje në kopsht gjendet edhe një fëmijë autik dhe kjo duhet të verifikohet. Ka fëmijë autik brenda”, u shpreh ai.

Ndërsa, ata janë shprehur të bindur që këtë çështje nuk mund ta lënë me kaq, por do të vazhdojnë  derisa përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur 3 ditë më parë në Fier në kopshtin privat “Flatrat e dijes”. Prindërit e kishin çuar si çdo ditë në kopsht, por janë lajmëruar rreth mesditës se fëmija nuk ndjehet mirë. Kanë mbajtur frymën në spitalin pediatrik të Fierit, ku fatkeqësisht kanë mësuar se vogëlushi 3- vjeçar nuk jeton më. Nga hetimet paraprake dyshohet se i fëmija me mbiemër Kodheli ka humbur jetën aksidentalisht. Gjatë dëshmisë në polici, edukatorja ka thënë se fëmija ka mbetur i varur tek varësja e rrobave.

Etiketa: familjaKryesore1vdes

Lajme të lidhura

Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën
Aktualitet

Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën

21:06 - 31/07/26
Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor
Aktualitet

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

18:19 - 31/07/26
Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit
Aktualitet

Zjarr masiv pranë Rrugës së Kombit, flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

18:12 - 31/07/26
Para
Donaldit i vijnë parashuta me mesazhe për Borën, reagon mamaja e Beatrix

Donaldit i vijnë parashuta me mesazhe për Borën, reagon mamaja e Beatrix

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën
Aktualitet

Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën

21:06 - 31/07/26

Një konflikt i ndodhur gjatë natës në Tepelenë ka lënë të plagosur tre persona, ndërsa Policia ka shpallur në kërkim...

Lexo më shumë
“Ky shesh s’ta pranon besën!” Protestuesit: Qytetarët të bashkive që ‘shkrihen’, na u bashkoni!

“Ky shesh s’ta pranon besën!” Protestuesit: Qytetarët të bashkive që ‘shkrihen’, na u bashkoni!

20:54 - 31/07/26
“Duam dorëheqjen e Ramës”/ Aktivistja: Jemi flamingo, por dimë të jemi edhe korba kundër korrupsionit

“Duam dorëheqjen e Ramës”/ Aktivistja: Jemi flamingo, por dimë të jemi edhe korba kundër korrupsionit

20:45 - 31/07/26
Ndarja e re territoriale/ Banorët e Dimalit, Divjakës, Klosit dhe Përrenjasit refuzojnë bashkimin e bashkive: Nuk do ta lejojmë

Ndarja e re territoriale/ Banorët e Dimalit, Divjakës, Klosit dhe Përrenjasit refuzojnë bashkimin e bashkive: Nuk do ta lejojmë

20:34 - 31/07/26
Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht

Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht

20:28 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com