GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

300 euro dhuratë! Gjermania po përgatit një pako të tretë lehtësuese për qytetarët

09:14 - 01/09/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
300 euro dhuratë! Gjermania po përgatit një pako të tretë lehtësuese për qytetarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria gjermane do të miratojë së shpejti një pako të tretë ndihmash për lehtësimin e qytetarëve nga kriza aktuale.  “Jemi duke punuar për një konstrukt të ri lehtësimesh të mëdha”, tha kancelari Scholz të mërkurën para gazetarëve në Brandenburg, në Kështjellën Meseberg, ku ishte zhvilluar takimi këshillues mes tre partive të koalicionit.

Ministri i Financave, Christian Lindner, i partise liberale, FDP, e quajti një “pako të fuqishme” dhe gjithëpërfshirëse. Ai tha se do të ketë mbështetje financiare për të disfavorizuarit. Por ministri shtoi se pakoja do të përmbajë edhe mekanizma që shmangin spekulimet me çmimet e energjisë.

Bileta mujore 9 euro skadon  

Megjithë pyetjet e gazetarëve, as Lindner, as Scholz e as ministri i  energjisë Habeck, nga partia e te gjelbërve, nuk dhanë hollësi për masat që do të përmbajë pakoja e tretë. Ajo pritet të miratohet nga mesi i shtatorit. Nuk dihet as edhe se a do të përfshihet sërish bileta mujore e transportit publik prej vetëm 9 euro. Ministri federal i financave, Christian Lindner, tha se po shqyrton aktualisht mundësinë e financimit të një bilete të tillë me çmim të reduktuar, por kërkoi që një pjesë e biletës të financohej edhe nga landet.

Bileta mujore prej 9 eurosh ishte masë e pakos s dytë lehtësuese që qeveria mori si pasojë e rritjeve të çmimeve, shkaktuar kryesisht nga agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës. Ndërkohë qeverisë po i kërkohet nga shumë politikanë dhe personalitete të njohur, aktivistë e ambientalistë, që ta bëjë të përhershme masën e biletës 9 euro, e cila skadoi më 31 gusht.

Nga 300 euro dhuratë

Më 1 shtator skadon edhe subvencionimi i çmimit të karburantit. Por qytetarët do të lehtësohen me një ndihmë financiare me nga 300 euro për çdo person që është në marrëdhënie pune, duke përfshirë edhe punët si studentë ose punët me orar minimal (minijob). Masa i përket gjithashtu pakos së dytë dhe do të paguhet nëpërmjet punëdhënësit. Shuma prej 300 euro do t’i nënshtrohet tatimit mbi të ardhurat dhe do të mbërrijë e reduktuar në kuletën e qytetarit. Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave, në varësi nga tarifat tatimore të secilit, ajo mund të mpaket deri në 142 euro.

Më pak drita, më pak ngrohje

Gjithashtu më 1 shtator hyn në fuqi rregullorja e re për kursimin e energjisë. Ajo parashikon ndër të tjera që dyqanet t’i mbajnë dyert e mbyllura, të mos ketë më reklama me drita, pas orës 22:00, të hiqen projektorët ndriçues nga monumentet dhe ndërtesat e tjera të ngjashme. Gjithashtu është paraparë ulja e temperaturës në vendet e punës dhe ndërtesat publike. Përjashtime bëjnë spitalet, kopshtet, shkollat ose institucione të tjera. Në sektorin privat gjithashtu nuk lejohet më nxehja e pishinave private, si edhe qiramarrësit nuk janë të detyruar të ruajnë një nivel temperature në dhomat që kanë marrë me qira./DW

Etiketa: ndihmapakete

Lajme të lidhura

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua
Botë

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26
Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur
Botë

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur

11:56 - 04/02/26
Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë
Aktualitet

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

11:28 - 04/02/26
Para
Vrasja në Tiranë/ Rrëfimi i fundit i viktimës: Vëllai im mban një pistoletë poshtë bluzës

Vrau vëllain dhe kunatën në Tiranë, autori del para gjykatës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 6 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 06/02/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Lubonja: Në Shqipëri po instalohet modeli i diktaturës, Rama po bëhet tepër i rrezikshëm

Lubonja: Nëse largohet Berisha, Rama bëhet edhe më i rrezikshëm, duhet bashkim i opozitës

07:56 - 06/02/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Shkurt 2026

07:32 - 06/02/26
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

Parashikimi i motit për sot, 6 Shkurt 2025

07:31 - 06/02/26
Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar

22:28 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com