GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

31 mln euro për inceneratorët, Tirana e Durrësi ‘mbyten’ nga plehrat

07:49 - 14/07/23
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
31 mln euro për inceneratorët, Tirana e Durrësi ‘mbyten’ nga plehrat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy janë kontrastet, që sheh në mëngjes në rrugët e kryeqytetit. Si asnjëherë më parë kudo ka shumë turistë, të cilët po ndikojnë dukshëm në gjallërimin e konsumit dhe ekonomisë, që në tremujorin e parë u frenua nga emigracioni dhe çmimet e larta.

Në kahun tjetër, ndonëse ora po i kalonte 10:00 paradite, koshat e mbeturina ishin plot me plehra në disa zona, një panoramë që është e pakonceptueshme për turistët.

E njëjta situatë dhe në bregdetin e Durrësit. Mbeturinat pastrohen shumë ngadalë, duke mos arritur që të ndjekin ritmin e shtimit të turistëve, që ishte i pritshëm këtë sezon.

Përkundrejt situatës së menaxhimit të mbeturinave, që lë shumë për të dëshiruar, si Bashkia e Tiranës ashtu dhe ajo e Durrës, të dyja që kanë kontrata me projektin e PPP-së së inceneratorit të Tiranës, kanë pasur shpenzime rekord për mbrojtjen e mjedisit, ku përfshihet pastrimi i mbeturinave.

Të dhënat e publikuara nga Co-plan për buxhetet e bashkive sipas zërave dhe të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se Bashkia Tiranë shpenzoi 2.4 miliardë lekë për zërin e mjedisit në 2022, me një rritje prej 18% në krahasim me vitin 2021 dhe 21.3% në krahasim me 2020-n, që është viti më i hershëm kur Co-Plan e raporton të dhënë për këtë zë.

Shpenzimet për këtë zë përbënin 14% të totalit të të ardhurave të veta, që bashkia e kryeqytetit mbledh nga taksat e tarifat.

Durrësi shpenzoi për zërin e mbrojtjes së mjedisit 964 milionë lekë në vitin 2022, me rritje 120% në raport me vitin e mëparshëm, kur mbeturinat filluan të dërgoheshin te koncesionari i inceneratorit të Tiranës në mes të vitit. Ndërsa në raport me 2020-n, kur e bënte vetë menaxhimin e mbeturinave, shpenzimet u rritën me 151%.

Të dyja së Bashku, Tirana dhe Durrësi shpenzuan për mbrojtjen e mjedisit 3.36 miliardë lekë, ose gati 31 milionë euro.

Durrësi çoi 63% të të ardhurave që mbledh vetë për mbrojtjen e mjedisit

Bashkia Durrës përbën një rast unik se si mbi gjysmën e të ardhurave që ajo mbledh vetë e shpenzon vetëm për një zë, për mbrojtjen e mjedisit (kryesisht pastrimi mbeturinave). Në vitin 2022, të ardhurat e veta të Bashkisë (nga taksat e tarifat e taksat e ndara) ishin 1.53 miliardë lekë, me rënie 3% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Ndërsa vetëm për mbrojtjen e mjedisit u shpenzuan 954 milionë lekë, ose 63% e totalit të të ardhurave që mbledh gjithsej Bashkia. Shpenzimet për mbrojtjen e mjedisit të Bashkisë Durrës ishin 964 milionë lekë, ose 63% e të ardhurave të veta të Bashkisë së qytetit bregdetar.

Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen e mjedisit erdhi pas mbylljes së depozitimit të Porto Romanos dhe dërgimit të mbetjeve në inceneratorin e Sharrës në Tiranë.

Bashkia e Durrësit, sipas burimeve të saj, gjeneron çdo ditë rreth 200 tonë mbetje, ose rreth 70 mijë tonë në vit.

Sipas kontratës, që qeveria ka me koncesionarin e plehrave në Sharrë, kosto e depozitimit të mbetjeve është 29.05 euro/ton për të gjithë kohëzgjatjen e koncesionit.

Projektbuxheti i bashkisë Durrës i vitit 2023 parashikon që edhe për periudhën 2023-2025, Bashkia do të shpenzojë 930-960 milionë lekë në vit për mbrojtjen e mjedisit (shiko grafikun: Shpenzimet për mbrojtjen e mjedisit, Bashkia Durrës). Kjo shumë është dy herë më e lartë sesa ajo që shpenzohet për strehimin dhe komoditetin e komunitetit!/ Monitor

 

Etiketa: inceneratoreplehra

Lajme të lidhura

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Para

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 14 Korrik 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të mbajtur me Federatën e Opozitës së Bashkuar, akuzoi qeverinë për manipulim...

Lexo më shumë
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com