GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

32-vjeçari ndërron version: S’më plagosi babai, kisha pirë alkool e hashash, qëllova veten

19:30 - 22/03/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
32-vjeçari ndërron version: S’më plagosi babai, kisha pirë alkool e hashash, qëllova veten
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Andrea Sheroku, 32-vjeçari që u plagos një ditë më parë me thikë nga i ati ka rrëfyer një tjetër anë të ngjarjes. Në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, ai ka treguar se është plagosur vetë dhe se nuk ka qenë shumë i qartë në momentin e ngjarjes pasi kishte konsumuar shumë alkool dhe kanabis. Tashmë ai kërkon që t’i lirojnë të atin nga burgu.

“Unë jam mirë tani. Kisha pirë unë dhe nuk mbaja mend asgjë. Kisha pirë shumë alkool dhe nja dy cigare hashash. Kur shkova në shtëpi, kam rënë nga shkallët.”

I pyetur se ku e ka gjetur thikën që ka ndodhur akti dhe se cili ishte reagimi i të atit, 32-vjeçari është përgjigjur se ka ndodhur rastësisht duke qëruar ftuta, dhe sipas tij, i ati është i pafajshëm dhe kërkon lirimin e tij.

“Në momentin që jam kthyer, kisha ngrënë fruta në shtëpi dhe ndoshta e kam harruar padashje tek divani dhe kur u shtriva pashë gjak. Kam dalë në rrugë me vrap, fqinjët njoftuan policinë. U shokua. Ta lirojnë babain, mos ta mbajnë brenda atje se nuk ka faj i shkreti. Me trupin tim nuk ka asnjë faj. Mamaja u sëmur dhe ndërroi jetë. Sheroku: Në datën 8 mars. Kam dhimbje shumë të madhe. Më dhemb shpirti që nuk e kam atë, nuk jetoj dot asnjë sekond pa atë, e kam pasur gjithmonë pranë.”

Kujtojmë se, një ditë më parë u raportua se një 66-vjeçar ka goditur disa herë me thikë djalin e tij 32-vjeçar. Pas një debati për motive të dobëta, thuhej se 66-vjecari ka qenë në gjendje të dehur dhe ka goditur me mjete prerëse në trup djalin e tij, Andrea. Kanë qenë fqinjët që kanë lajmëruar policinë. Dy javë më parë, familja Sheroku është përballur me humbjen e nënës së 32-vjeçarit si pasojë e një sëmundje të rëndë. Andrea Sheroku, pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Beratit është transferuar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Etiketa: aksidentPlagosje me thike

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Alex Soros sërish në Tiranë, nxjerr foton nga takimi me Ramën

Alex Soros sërish në Tiranë, nxjerr foton nga takimi me Ramën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com