GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

(33) Kiko zbulon shqiptarët që festuan hareshëm festën e çlirimit

15:19 - 30/11/22
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
(33) Kiko zbulon shqiptarët që festuan hareshëm festën e çlirimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi- 78 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, dhe në prag të Luftës së Tretë Botërore, Kiko habitet nga një fakt që tepër sfidues:: si ndodh që vitet ikin, dekadat treten dhe veteranët në Shqipëri shtohen?!

Aritmetika dhe logjika i thotë se një njeri që ka qenë 12 vjeç në ditën e çlirimit të Shqipërisë sot është 90 vjeç. Megjithatë grupet e veteranëve me gjoksin e dalë – a thua se të gjithë ishin nga Vlora- dhe të zbukuruar me dekorata nuk krijuan trafik në rrugë. Si çdo vit r mbushën ekranet e televizioneve dhe dëftuan lutën e madhe.

Në gjithë vendet e botës veteran quhet personi që ka marrë pjesë në luftë. Por mesa duket në Shqipëri titulli veteran është i trashëgueshëm, brez pas brezi. Në një vend që rritet numri i dëshmorëve, çfarë problemi ka të rritet edhe numri i veteranëve?!

Përveç çështjes së veteranëve Kiko nuk arrin të kuptoj se si është e mundur që më patritotë shfaqen ata që kanë ikur nga Shqipëria; diplomatë që mbarojnë misionin jashtë Shqipërisë dhe kërkojnë azil në vendet ku kanë shërbyer, ish oficerë që jetojnë në Itali dhe Gjermani dhe një grup historianësh që vetëm kanë gënjyer për gjithçka. Të jetë malli për mëmëdheun apo ka diçka të mistershme te patriotët shqiptarë?

Sipas anektimit të shpallur në facebook Kikos i rezultoi se festën e çlirimit e festuan më të ngazëllyer shqiptarët që jetojnë në Gjermani. “Na ka parë Zoti”.

Në vend të dytë renditeshin një kategori shqiptarësh që ende jetojnë në Shqipëri; mjekë, infermierë, sanitarë, fizioterapist, muratorë, hidraulik, elektriçist, shoferë kamioni, që edhe pse ditë feste vijuan me intensitet të plotë mësimin e gjermanishtes në pritje që për mot të festojnë edhe ata në Gjermani.

12 mijë shqiptarë të tjerë, që gjatë 9 muajve të parë të këtij viti kaluan la Manshin, për t’i ardhur në ndihmë Britanisë për shkak të periudhës së vështirë që po kalon pas daljes nga BE- festuan deri në agim çlirimin e Shqipërisë me thirrjen: “o sa mirë me qenë shqiptare oe oe”.

Megjithatë çudia më e madhe ndodhi kur Kiko pyeti një grup të rinjsh që po ndiqnin në sheshin Skënderbej, koncertin e Dua Lipës. Pyetja ishte e thjeshtë, pa djallëzi. Po të dinte pasojat, Kiko kurrsesi nuk do ta bënte pyetjen: kur është çliruar Shqipëria? Një grup thonin se është çliruar më 28 nëntor, një grup tjetër këmbëngulte për datën 29 nëntor. Debati u nxeh aq shumë sa po të mos ndërhynte një turist gjerman që kishte ardhur për të ndjekur koncertin, sherri mund të kishte pasoja edhe më të rënda…

Megjithatë duhet shënuar se policia ndërhyri me shpejtësi dhe i vendosi sherrxhinjtë në dy furgona të ndryshëm. Nga të dy furgonat e policisë, dhuratë e qeverisë gjermane, dëgjohej një mallkim: “Mos shkofsh në Gjermani, brez pas brezi”

Etiketa: festuanLutfi Dervishishqiptaret

Lajme të lidhura

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Aktualitet

Mashtrim në emër të qenve: industria e ndyrë e “vullnetarëve” animalistë

11:15 - 07/02/26
Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës
Breaking Views

Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës

13:07 - 25/01/26
Para
“Nuk keni autoritet”, Daçiç sulmon ashpër Bashkimin Europian

“Nuk keni autoritet”, Daçiç sulmon ashpër Bashkimin Europian

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria bën hapa pas në arritjen e standardeve të BE! Penalizohet nga infrastruktura e dobët
Aktualitet

Ofensiva e Ramës ndaj drejtësisë ngre alarmin për pengim të luftës anti-korrupsion

08:48 - 10/02/26

Kryeministri Edi Rama kaloi nga fjalët tek veprat në raport me drejtësinë të hënën, kur paralajmëroi një ofensive ligjore për...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:22 - 10/02/26
Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 mln lekë, si do të llogaritet

Taksat dhe tarifat, 75% e shqiptarëve: Po na marrin deri gjysmën e të ardhurave mujore

08:10 - 10/02/26
Indeksi i perceptimit të korrupsionit për 2024, Shqipëria mbetet pas rajonit

Korrupsioni në Ballkanin Perëndimor: Shqipëria dhe Serbia përkeqësohen ndjeshëm, Kosova pëson rënie

08:03 - 10/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Shkurt 2026

07:55 - 10/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com