GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

33 mln lekë dëm me prokurimet publike, Elvis Roshi merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë, Video
Kohë leximi: 2 min
A A
33 mln lekë dëm me prokurimet publike, Elvis Roshi merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi është zyrtarisht i pandehur. Roshi u paraqit sot në SPAK bashkë me avokatin ku iu komunikua akuza “shpërdorim detyre” lidhur me një kallëzim që KLSH kishte bërë ndaj tij për parregullsi me tenderat në Bashkinë e Kavajës.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2025/06/WhatsApp-Video-2025-06-09-at-2.11.26-PM.mp4

Pas daljes nga SPAK, avokatit i Roshit tha për mediat se: “Ka vetëm një akuzë, ajo për shpërdorimin e detyrës për pjesën e tenderave që është diskutuar më herët nga Gjykata e Durrësit, nuk ka asnjë rrethanë tjetër”.

“Do njihemi me aktet dhe do mbajmë një qëndrim në një moment tjetër”, tha avokati.

I pyetur se pse një çështje e tillë është zgjatur kaq shumë për rreth 10 vite, avokati tha se: “Kjo është punë e Prokurorisë, nuk është punë e imja si avokat që të mbaj qëndrim në lidhje me këtë pjesë”.

Ish-kryetari i bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi u kallëzua në Prokurorinë e Kavajës nga KLSH në shtator të vitit 2015, ku sipas dy kallëzimeve të ndara Rroshi dhe 10 zyrtarë të tjerë dyshoheshin se kishin shkaktuar një dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh me tenderat e rikonstruksionit të qendrës së qytetit dhe ndërtimin e disa rrugëve.

Shkeljet u zbuluan pas një auditi të kryer në Bashkinë e Kavajës për periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Në listën e shkeljeve u renditën 12 tendera, të zhvilluar kryesisht për rikonstruksionin e qendrës së qytetit, të disa rrugëve lidhëse dhe mbjelljen e pemëve dekorative. Në dy raste, KLSH e akuzoi bashkinë e Kavajës se ka ndjekur standard të dyfishtë në vlerësimin e pjesmarrësve në tenderë, duke skualifikuar operatorin me ofertën më të ulët. Për 3 tenderë të tjerë, u konstatua se ofertuesi me çmimin më të ulët është skualifikuar padrejtësisht si rezultat i llogaritjes së gabuar të ofertës.

Sipas njoftimit të Gjykatës së Posaçme, në vitin 2017 është regjistruar procedim penal për këtë kallëzim për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”, por pa autor.  Prokuroria e Durrësit kishte kërkuar pushimin e hetimeve ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, por Gjykata e Posaçme vendosi që çështja t’i kalojë SPAK.

Nga ana tjetër kujtojmë që më 17 maj SPAK i sekuestroi celularin Roshit dhe ushtroi kontrolle personale nën dyshimin për korrupsion në zgjedhjet e 11 majit, teksa bënte fushatë për kushëririn e tij Elton Roshi në Kavajë, që kandidonte për PD-ADSHM.

Etiketa: Elvis RoshiKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Tre aksidente brenda 30 minutash në Rrugën e Arbrit, plagoset rëndë një grua në Klos
Aktualitet

Tre aksidente brenda 30 minutash në Rrugën e Arbrit, plagoset rëndë një grua në Klos

13:49 - 31/10/26
Protesta në Tiranë/ I madh dhe i vogël në këmbë, dy fëmijë ulen përballë policisë te Ministria e Arsimit
Aktualitet

Protesta në Tiranë/ I madh dhe i vogël në këmbë, dy fëmijë ulen përballë policisë te Ministria e Arsimit

13:42 - 31/10/26
Noka: Do t’i mbështesim studentët në protestën e tyre, shqiptarët kërkojnë sot shtet
Aktualitet

Noka: Do t’i mbështesim studentët në protestën e tyre, shqiptarët kërkojnë sot shtet

13:36 - 31/10/26
Para
Nën hetim për kontrabandë, NRG e ‘mushkonjave’ fiton tendera me “ndihmë” nga Jonaid Myzyri i KPP

Nën hetim për kontrabandë, NRG e ‘mushkonjave’ fiton tendera me “ndihmë” nga Jonaid Myzyri i KPP

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tre aksidente brenda 30 minutash në Rrugën e Arbrit, plagoset rëndë një grua në Klos
Aktualitet

Tre aksidente brenda 30 minutash në Rrugën e Arbrit, plagoset rëndë një grua në Klos

13:49 - 31/10/26

Tre aksidente rrugore janë regjistruar brenda një harku kohor prej vetëm 30 minutash në fshatin Fshat të Bashkisë Klos, në...

Lexo më shumë
Protesta në Tiranë/ I madh dhe i vogël në këmbë, dy fëmijë ulen përballë policisë te Ministria e Arsimit

Protesta në Tiranë/ I madh dhe i vogël në këmbë, dy fëmijë ulen përballë policisë te Ministria e Arsimit

13:42 - 31/10/26
Noka: Do t’i mbështesim studentët në protestën e tyre, shqiptarët kërkojnë sot shtet

Noka: Do t’i mbështesim studentët në protestën e tyre, shqiptarët kërkojnë sot shtet

13:36 - 31/10/26
Me foton e Musine Kokalarit, protestuesja: Shqipërisë i duhen njerëz që e duan vendin, shpresoj shumë te kjo revoltë

Me foton e Musine Kokalarit, protestuesja: Shqipërisë i duhen njerëz që e duan vendin, shpresoj shumë te kjo revoltë

13:29 - 31/10/26
“Rama në burg, Belinda në burg”, jehojnë thirrjet në protestën e studentëve dhe qytetarëve te Ministria e Arsimit

“Rama në burg, Belinda në burg”, jehojnë thirrjet në protestën e studentëve dhe qytetarëve te Ministria e Arsimit

13:22 - 31/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com