GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

34-vjetori i Lëvizjes Studentore, Berisha: Regjimi i Ramës nuk e ka jetën e gjatë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
34-vjetori i Lëvizjes Studentore, Berisha: Regjimi i Ramës nuk e ka jetën e gjatë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar nga të rinjtë demokratë, me rastin e 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë.

Në fjalën e tij, ish-kryeministri kujtoi disa momente nga 8 dhjetori i vitit 1990, ndërsa u ndal tek regjimi i asaj kohe, që sipas tij vriste të rinj çdo javë.

Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë së Edi Ramës.

Ai e cilësoi regjimin e Ramës si një diktaturë që ka ndërtuar me pabesi të plotë narkoshtetin e vetëm në Europë.

Për zgjedhjet 2025, Berisha siguroi të rinjtë që do të kenë fitore të sigurtë që më në fund të pastrojnë vendin nga e keqja.

Pjesë nga fjala

Mirënjohjen më të thellë ndaj jush që, keni ardhur sot këtu për të nderuar veprën e pavdekshme të studentëve liberatorë dhe tribunit legjendar të tyre, Azem Hajdari, më 8 dhjetor të vitit 1990.

Miqtë e mi, ne kemi patur një histori të dhimbshme dhe të vështirë. Në vitin 1912, u shpall pavarësia e kombit dhe liria e tij. Në vitin 1944, më 28 tetor, populli ynë u çlirua nga një pushtim i jashtëm, për të rënë po atë ditë me nnjë pushtim të brendshëm barbar, më mizorin që kohërat kanë njohur në diktaturën staliniste të Enver Hoxhës.

Kjo diktaturë, në 46 vite të ekzistencës së saj vendosi mbi shqiptarët shtypjen më të egër që ata kishin njohur në tërë historinë. Vendosi diktaturën më të thellë të izolimit të tyre, sa kurrë ndonjëherë në histori. Vendosi tiraninë e urisë dhe skamjes që, shqiptarët s’e kishin njohur kurrë më parë nëpërmjet hiperkolektivizmit.

Rënia e murit të Berlinit dhe revolucionet demokratike të vitit 1989, pavarësisht prej tyre, Shqipëria mbetej siç e cilësonte partia staliniste dhe diktatori i fundi, si bastioni ose kështjella buzë Adriatikut e socializmit.

Regjimi, me propagandën e tij, fliste çdo ditë për demokratizimin, por vriste çdo javë të rinjtë, të cilët niseshin për të kaluar në botën e lirë. Dhe jo vetëm i ekzekutonte, por i sillte dhe i zvarriste kufomat e tyre në qytetet: Shkodër, Gjirokastër, Sarandë, Korçë, vetëm e vetëm për të terrorizuar popullatën.

Pikërisht, në këto rrethana, 34 vite më parë, një grup studentësh dalin në darkë në këtë shesh dhe nisin protestën e parë studentore në historinë e vendit. Rreshtojnë një seri kërkesash.

Po regjimi, pavarësisht se ata nuk ishin shumë, atë natë ishin ndofta jo më shumë se sa jeni ju këtu sot, nuk e ka jetën e gjatë ashtu siç nuk do e ketë edhe regjimi i Edi Ramës.

Studiuesit më të mëdhenj të diktaturave e kanë quajtur këtë diktaturë më të rrezikshme.  Shqipëria sot po jeton një diktaturë, në të cilën të gjitha pushtetet janë në dorë të një njeriu, të një antishqiptari. Një diktaturë, e cila zgjedhjet i ka shndërruar në një fasadë, një diktaturë e cila ka rikthyer në Shqipëri burgjet dhe arrestimet politike. Në zgjedhjet e 11 majit shkojmë të sigurt, pasi do pastrojmë shtëpinë tonë. Maskat ranë, ndaj kërkohet sulm. Le të ngrihemi në lartësinë e atyre që shembën diktaturën”, tha Berisha

Etiketa: berishaKryesore1Ramaregjim

Lajme të lidhura

Dita 38-të e protestës në Divjakë! Qytetarët nuk ndalen, kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë
Aktualitet

Dita 38-të e protestës në Divjakë! Qytetarët nuk ndalen, kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

22:16 - 06/09/26
Del jashtë kontrollin situata në Malin e Tërbunit, flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi
Aktualitet

Del jashtë kontrollin situata në Malin e Tërbunit, flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi

22:01 - 06/09/26
Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e kryeqytetit: Nesër dita e 100-të…  madhështore
Aktualitet

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e kryeqytetit: Nesër dita e 100-të…  madhështore

21:20 - 06/09/26
Para
Pukë/ Rrahu gruan dhe fëmijët, arrestohet 42-vjeçari

Tentoi të përdhunonte 74-vjeçaren, arrestohet 38-vjeçari në Pukë (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita 38-të e protestës në Divjakë! Qytetarët nuk ndalen, kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë
Aktualitet

Dita 38-të e protestës në Divjakë! Qytetarët nuk ndalen, kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

22:16 - 06/09/26

Vijon për të 38-ën natë protesta në Divjakë, ku qytetarët kundërshtojnë reformën e propozuar administrative-territoriale që parashikon bashkimin e Divjakës...

Lexo më shumë
Del jashtë kontrollin situata në Malin e Tërbunit, flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi

Del jashtë kontrollin situata në Malin e Tërbunit, flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi

22:01 - 06/09/26
Ernest Muçi shënon golin e parë për sezonin e ri, asist nga Salah dhe përqafim me ‘Faraonin’

Ernest Muçi shënon golin e parë për sezonin e ri, asist nga Salah dhe përqafim me ‘Faraonin’

21:40 - 06/09/26
Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e kryeqytetit: Nesër dita e 100-të…  madhështore

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e kryeqytetit: Nesër dita e 100-të…  madhështore

21:20 - 06/09/26
Arvina Lleshi: Më 8 shtator takohemi te Kuvendi, “parlamenti i krimit” nuk na përfaqëson

Arvina Lleshi: Më 8 shtator takohemi te Kuvendi, “parlamenti i krimit” nuk na përfaqëson

21:02 - 06/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com