GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

4 “cepat” e zotit Rrumbullaku

në Breaking Views, OP-ED, Opinion, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
4 “cepat” e zotit Rrumbullaku
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Nga Koloreto Cukali*

Cepi 1

Deklarata e z. Rrumbullaku në raport me ngjarjen e Pogradecit, ku befas, fajtorë dolën mediat dhe individët që komentojnë në rrjetet sociale, që sipas tij kanë përhapur “dizinformim të qëllimtë e keqdashës ndaj Policisë së Shtetit” mund të ishte tentativa e radhës për të mbuluar defektet e e punës së policisë së shtetit a të vetë shtetit, sikur, të mos kishte një kthesë dramatike: Z. Rrumbullaku deklaroi që “Drejtoria e marrëdhënieve me median në Policinë e Shtetit dhe departamentet respektive që merren me ndjekjen penale po hulumtojnë gjithë rrjetet sociale dhe po përgatisin kallëzimin penal në lidhje me çdo individ dhe çdo rrjet social në raport me këtë dizinformim të qëllimtë…”

Kjo deklaratë, kub policia e shtetit publikisht deklaron me anë të një përfaqësuesi të lartë se do të përdorë modelin SLAPP për të goditur lirinë e fjalës, flet për strategji të re të lirisë së medias e asaj të shprehjes.

Por, ky zhvillim në cënimin e lirisë së shprehjes nuk është i paparalajmëruar. Policia shqiptare ka nisur të nxjerrë dhëmbët ndaj medias, prej kohësh.

Cepi 2

Në fund të majit të këtij viti, Policia e shtetit arrestoi një punonjëse policie dhe një gazetar, dhe me një gjuhë të mjegullt aludoi për shpërndarje lajmesh te rreme. Ky është një stil kreativ i institucioneve të shtetit, që kur janë në prag paligjshmërie, ose kur duan të japin mesazhe të koduara, krijojnë një gjuhë të mjegullt.

Çdo polic që ngre skema mashtrimi e shantazhi meriton ndalimin, por, një gazetar që merr informacione nga një polic nuk ka asnjë arsye për t’u ndaluar “për shpërndarje lajmesh të rreme”, përveçse nëse e kërkon gjykata e shtetit shqiptar.

Edhe sikur lajmet të ishin të rreme, gazetari ka botuar informacionet e dhëna nga burimet, dhe ai nuk mund të ndalohej pa një vendim prokurori a gjykate. Nëse burimet i kanë dhënë lajme të rreme, nuk është në tagrin e Policisë së Shtetit “të ndajë davanë”.

Dukshëm, mesazhi ishte për çdo gazetar që boton lajme mbi policinë e shtetit që të bëjë kujdes, sepse mund të arrestohet.

Organizatat dhe mediat (ato media që vërtet shqetësohen opërlirinë e fjalës) e ngritën zërit ndaj precedentit. Me sa duket, Policia e shtetit e ka konsideruar këtë akt paligjshmërie dhe sulmi ndaj medias një sukses. Dhe testimi i “suksesit” vazhdoi.

Cepi 3

Ditë më parë, e pata të vështirë të besoja lajmin që u shfaq në disa portale, ku policia e shtetit ka thirrur në pyetje disa ish gazetarë/punonjës të RTSh sipas një padie për prishjen e imazhit të televizionit publik, dhe kanë dashur dhe t’u konfiskojnë telefonat.

Ky akt, është kaq i paligjshëm, sa refuzova ta besoja lajmin. E para, se RTSh-ja, në mjerimin ku e ka çuar Dr. i Përgjithshëm Peza ka një imazh aq të lodhur dhe RTSh është aq e parëndësishme në hapësirën televizive shqiptare, sa të ankohesh për prishje imazhi meriton një oskar për komedi; por, më e rëndësishmja, që “prishja e imazhit” është problem padie civile dhe nuk hyn në tagrin ligjor të policisë së shtetit. Aq më tepër, sekuestrimi i telefonave, është një akt kaq anti-ligjor, saqë, po të jetë i vërtetë kushdo që e ka bërë jo vetëm duhet të zhvishet nga uniforma, por meriton të kallëzohet penalisht për sekuestro abuzive. Ndaj, dhe mosbesimi im.

Mirëpo ky lajm, që unë nuk doja ta besoja, duket të jetë i saktë. Nga bisedat telefonike me të paktën 2 prej të ndaluarve, del që motivi i thirrjes në polici dhe kërkesa për “dorëzim” të telefonit kanë ndodhur vërtet.

Safe Journalists Network është në pritje prej më se një jave që kërkesa për informacion pranë Prokurorisë e Policisë së Shtetit në lidhje me rastin të marrë përgjigje. Dhe, sa më shumë kjo përgjigje vonon, shanset që kjo të jetë e vërtetë rriten.

Pra, i bie të kemi një tjetër akt anti-ligjor të Policisë së Shtetit në tentativë për t’i mbyllur gojën gazetarëve e qytetarëve që shprehin opinionet e tyre në rrjetet sociale.

Cepi 4

Tentativat për t’i mbyllur gojën medias, kryesisht asaj online, sepse TV-ve ua kanë mbyllur prej kohësh me shuka benefitesh,  nuk lindi me z. Rrumbullaku. Arsyeja është përherë e njëjta: pushteti apo institucuone të caktuara pretendon që është qelibar, dhe po i prishin “imazhin” me anë të ”dezinformimit keqdashës”.

Akti i fundit i deklaruar nga z. Rrumbullaku, ku me anë të kallëzimeve penale (se ku e gjen të bazuar në ligj z. Drejtor i Policisë që shpifja është akt penal, këtë vetëm ai e di) do të përndjekin ata që japin opinionet e tyre në rrjete sociale ose publikojnë lajme në media që nuk i pëlqejnë z. Rrumbullaku, ka vetëm një qëllim: të intimidojë. Kjo strategji, e njohur si SLAPP, ngritje padish të vazhdueshme ose për t’i trembur, ose për t’i munduar financiarisht gazetarët, është moralisht e dënueshme nga organizatat e medias e të drejtave të njeriut dhe nga institucionet europiane.

Më duhet t’i them z. Rrumbullaku, që këtë betejë e ka të humbur. Një tjetër person me pushtet tentoi të kalonte një paketë antishpifje, por, e mori qartë përgjigjen e Europës e të organizatave të medias.

Strategjia e z. Rrumbullaku ose e kujtdo që fshihet pas saj, edhe pse mund t’u kjetë dhënë shije “suksesi” në ndonjë rast, nuk do funksionojë.

Ajo, vetëm do ta zhysë Shqipërinë më poshtë në listën e vendeve pa liri të medias dhe do t’i shkaktojë një traumë të re Kryeministrit, që pasi e mbështet fort strategjinë e rrumbullakosur kundër medias, një herë në vit shqetësohet kur sheh që Shqipëria “e tij” renditet aq poshtë.

Në fakt, “e tij”, duhet shkruar pa thonjëza.

Sepse kjo Shqipëri, nuk është as e z. Rrumbullaku, e aq më pak e jona. Kjo Shqipëri ku ti nuk duhet të guxosh as të komentosh në rrjete sociale sepse z. Rrumbullaku të kërcënon me burg, është E TIJ.

Është Shqipëria e Enver Hoxhës.

www.shteg.org
Etiketa: Koloreto Cukali

Lajme të lidhura

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën
Breaking Views

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial
Aktualitet

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Para
Lajm i trishtë për Forcat e Ajrore, ndërron jetë nënkoloneli Agim Sallaku

Lajm i trishtë për Forcat e Ajrore, ndërron jetë nënkoloneli Agim Sallaku

Discussion about this post

TË FUNDIT

Reforma Territoriale, Blushi propozon protestë kombëtare më 8 Tetor: Duhet t’i prijmë vetë
Aktualitet

Reforma Territoriale, Blushi propozon protestë kombëtare më 8 Tetor: Duhet t’i prijmë vetë

12:47 - 03/10/26

Kreu i Grupit Parlamentar të PL-së, Tedi Blushi, i ka bërë thirrje Partisë Demokratike për organizimin e një proteste kombëtare...

Lexo më shumë
Ndoka përplaset me Berishën: Nuk kishim informacion për territorialen, dëgjesat me PS-në u dukën si muaj mjalti

Ndoka përplaset me Berishën: Nuk kishim informacion për territorialen, dëgjesat me PS-në u dukën si muaj mjalti

12:31 - 03/10/26
Reforma Territoriale/ Berisha takon aleatët: Rama po synon ta përqëndrojë pushtetin lokal në duart e tij

Reforma Territoriale/ Berisha takon aleatët: Rama po synon ta përqëndrojë pushtetin lokal në duart e tij

12:05 - 03/10/26
Zgjedhjet e 11 majit/ Blerja e votave futet në raportin e Asamblesë Parlamentare të KiE

Vokshi në Asamblenë Parlamentare të KiE: Demokracia në Shqipëri është në rrezik! Mbroni shtetin e së drejtës

11:52 - 03/10/26
Gjyqtari irlandez ka “në dorë” kualifikimin e Shqipërisë, kush është arbitri që do vendosë drejtësi në Finlandë

Gjyqtari irlandez ka “në dorë” kualifikimin e Shqipërisë, kush është arbitri që do vendosë drejtësi në Finlandë

11:32 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com