GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

4 ditë para luftës/ Zbulohet biseda mes presidentit francez dhe Putinit

13:12 - 25/06/22
në Botë, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
4 ditë para luftës/ Zbulohet biseda mes presidentit francez dhe Putinit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat e huaja bëjnë me dije se një telefonatë mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe presidentit rus Vladimir Putinit katër ditë para pushtimit të Ukrainës është riregjistruar nga ekipi i Macronit. Detajet e kësaj bisede do të publikohen në një dokumentar i cili do të tregojë se si Macron e ka trajtuar luftën në Ukrainë dhe do të transmetohet në kanalin France 2 të enjten.

Sipas mediave të huaja biseda e fundit e dy liderëve para luftës ka qenë i ‘stolisur’ me shprehje respekti, por shihet se tensioni rritet shpeshherë. Presdenti francez i cili ka bërë biseda të shpeshta me Vladimir Putnin para se ky i fundit të nis luftën në Ukrainë, telefonon liderin rus mëngjesin e 20 shkurtit dhe i thotë hapur: “Do të dëshiroja që së pari të më jepni leximin tuaj të situatës dhe ndoshta drejtpërdrejt, siç është zakoni ynë, të më tregoni se cilat janë qëllimet tuaja”. Duke akuzuar Ukrainën për shkeljen e marrëveshjes së Minskut, Putini thotë: “Çfarë mund të them shihni se çfarë po ndodh’ duke shtuar: ”Kolegu ynë i dashur Zelenski nuk po bën asgjë për të zbatuar marrëveshjet e Minskut. Ai (Zelenskyy) po ju gënjen.’

Putini më pas deklaron se sugjerimet e seperatistëve në Ukrainën lindore duhet të merren parasysh, por Macron përgjigjet: ”Nuk na interesojnë sugjerimet e seperatistëve.’ Pavarësisht rritjes së tensionit në këtë pikë, Macron përpiqet të ulë tensionin duke u shprehur: “Unë do t’i bëj thirrje Zelenskit që të qetësojë të gjithë. Mos u dorëzoni para asnjë provokimi në ditët në vijim.”

Bideda përfundon me Macron që i propozon Putinit një samit të përbashkët me Biden. Putin nuk e kundërshton propozimin, por ai vazhdimisht përmbahet nga caktimi i një date.Fjalët e fundit ishin relativisht të përzemërta. “Faleminderit në çdo rast Vladimir. Ne do të qëndrojmë në kontakt në kohë reale. Nëse keni diçka për të më thënë më telefononi”, tha Macron. “Unë me të vërtetë ju falënderoj zoti President ” shprehet Putin në frengjisht.

Por para se të mbyllte telefonin, Putin bëri një deklaratë befasuese: “Për të qenë i sinqertë, doja të luaja hokej mbi akull. Këtu po ju flas nga një sallë sporti para se të fillojë ushtrimet fizike. Por në fillim do të flas me këshilltarët e mi.” Katër ditë më vonë, më 24 shkurt, Rusia filloi pushtimi e Ukrainës, një luftë që është ende e ndezur edhe pse Moska dështoi në qëllimin e saj fillestar të dukshëm për të marrë Kievin.

 

Etiketa: bisedeluffteMacronPresidenti francezRusitelefonateUkraineVladimir Putin

Lajme të lidhura

Tjetër humbje në radhët e elitës iraniane, vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare Islamike, Ali Mohammad Naeini
Botë

Tjetër humbje në radhët e elitës iraniane, vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare Islamike, Ali Mohammad Naeini

09:44 - 20/03/26
SHBA-ja godet rrjetin kibernetik iranian, Shqipëria mes vendeve të shënjestruara
Aktualitet

SHBA-ja godet rrjetin kibernetik iranian, Shqipëria mes vendeve të shënjestruara

09:19 - 20/03/26
Federata Shqiptare e Futbollit uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit
Aktualitet

Federata Shqiptare e Futbollit uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

08:49 - 20/03/26
Para
E ktheu lokalin në kazino, arrestohet i riu në Krujë

E ktheu lokalin në kazino, arrestohet i riu në Krujë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali me çmimin e naftës, Sejdarasi: U shtrenjtua që në ditën e dytë të luftës, çmimet i rrit vetëm Rama
Aktualitet

Skandali me çmimin e naftës, Sejdarasi: U shtrenjtua që në ditën e dytë të luftës, çmimet i rrit vetëm Rama

13:13 - 20/03/26

Çmimi i naftës ka kapur një tjetër rekord historik, duke arritur në 220 lekë për litër në pikat e karburantit...

Lexo më shumë
Kullë me 37 kate, si po masakrohet qyteti bregdetar i  Vlorës nga betonizimi

Kullë me 37 kate, si po masakrohet qyteti bregdetar i Vlorës nga betonizimi

13:02 - 20/03/26
Banorët pranë Unazës së Madhe të harruar mes mbeturinave dhe zhulit

Banorët pranë Unazës së Madhe të harruar mes mbeturinave dhe zhulit

12:30 - 20/03/26
Aksident në aksin Berat-Dimal/ dy të plagosur transportohen urgjent drejt Traumës në Tiranë

Aksident në aksin Berat-Dimal/ dy të plagosur transportohen urgjent drejt Traumës në Tiranë

12:16 - 20/03/26
Dyshohet se punonte për mafien shqiptare, arrestohet gjyqtari në Ekuador

Dyshohet se punonte për mafien shqiptare, arrestohet gjyqtari në Ekuador

11:55 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com