GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

4 mijë punonjës të shëndetësisë dhe rreth 2 mijë punonjës të TIK shqiptarë kanë emigruar në Gjermani

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
4 mijë punonjës të shëndetësisë dhe rreth 2 mijë punonjës të TIK shqiptarë kanë emigruar në Gjermani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Stoku i profesionistëve të TIK që ikën në Gjermani me kontrata pune arriti në rreth 2000 persona në vitin 2020, ndërsa stoku i punonjësve të shëndetësie arriti në 4000 punonjës në të njëjtin vit evidenton studimi ”Si do të ndër veprojë emigrimi i kapitalit njerëzor në tregun e punës në Ballkan” i Fondacionit Europian të Trajnimeve.

Perspektiva për punësim jashtë vendit po nxit studimet drejt TIK dhe shëndetësisë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Nxënësit në këto vende projektojnë emigrimin që në momentin që zgjedhin degët që kërkohen nga tregu Europian i punës.

Profesionistët e TIK-ut në Gjermani fitojnë tre herë më shumë se sesa kolegët e tyre në Shqipëri ose dyfishin e nivelit të pagave në Serbi dhe Maqedoni. Të dhënat për Gjermaninë tregojnë se, numri i profesionistëve të TIK-ut nga vendet e Ballkanit rritur më shumë se dyfishi, nga 1,497 që ikën në vitin 2015, në 3,569 punonjës të ikur më 2020.

Vetëm në vitin 2020 ikën nga Shqipëria 500 punonjës të TIK, numri i tyre ishte 6 herë më i lartë se në vitin 2015. Për Maqedoninë e Veriut numri i profesionistëve të rinj të TIK të punësuar në Gjermani korrespondon me 8% të të diplomuarve në TIK mesatarisht në vit. Të dhënat për Bosnjë dhe Hercegovinën në 2018 sugjerojnë që numri i të diplomuarve në TIK është mbi 800, teksa 13% e tyre u zhvendosen në Gjermani ndërmjet 2019 dhe 2020.

Përgjatë 2015 -2020 stoku i punonjësve shëndetësorë nga Ballkani në Gjermani është rritur në mënyrë të konsiderueshme bazuar në të dhënat e ofruara nga Agjencia Federale Gjermane e Punës. Punonjësit e shëndetësisë përfaqësohen nga mjekë, infermierë, por edhe profesionistë të tjerë të specializuar shëndetësor si dentistë, farmacistë, ose fizioterapistë.

Stoku i punonjësve të shëndetësisë në Gjermani me origjinë nga Ballkani Perëndimor arriti në 30 mijë persona në vitin 2020, që përfaqësojnë afërsisht 20% të huajve të trajnuar për sektorin gjerman të shëndetësisë. Ky stok u rrit me 2.5 herë nga viti 2015. Ndërsa stoku i profesionisteve shqiptarë të shëndetit në Gjermani u katërfishua, duke arritur në 4,000 mijë të tillë. Më shumë se 16% e punonjësve shëndetësorë nga Ballkani në Gjermani janë ‘profesionistë të shëndetit’, të përfaqësuar kryesisht nga mjekë dhe pjesa tjetër përbëhet nga profesionistë të asociuar shëndetësorë, shumica e të cilëve janë infermierë.

Vende të tjera si Sllovenia, Austria, Zvicra, Kroacia, Danimarka dhe Italia të cilat kanë nevojë për profesionistë shëndetësorë nga jashtë kanë punonjës TIK, duke rritur premisat për emigracion nga Ballkani.

Një pjesë e profesionistëve të TIK-ut do emigrojnë, por do të ketë edhe një pjesë të konsiderueshme të profesionistëve të TIK-ut që do të qëndrojnë. Ata mund të punojnë në distancë dhe njëkohësisht mund të mbështesin kompanitë vendase që të adoptojnë ose të lidhen drejt teknologjive të avancuara.

Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, në tre vitet e fundit, numri i shqiptarëve që jetojnë në shtetet e Bashkimit Europian është rritur me gati 30 mijë persona. Ajo që vihet re qartë është tendenca e re për të ikur drejt Gjermanisë.

Nga 30 mijë persona që kanë arritur të regjistrohen në një vend të BE-së në tre vitet e fundit, rreth 27.3 mijë prej tyre kanë ikur drejt Gjermanisë, duke e çuar numrin në total në gati 77 mijë persona, të tretin pas Italisë e Greqisë për numrin e shtetasve shqiptarë në total që jetojnë në një vend të BE-së./Monitor

 

Etiketa: BEekonomiemigrim

Lajme të lidhura

Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër
Aktualitet

Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër

15:06 - 12/09/26
Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada
Aktualitet

Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada

13:26 - 12/09/26
Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi
Aktualitet

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26
Para
Tërhiqet Zelensky? Ndryshon qëndrim për anëtarësimin në NATO

Zelensky zbërthen planet e Rusisë dhe bën paralajmërimin e fortë: Vetëm një hap larg nga...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha pas kthimit nga SHBA: Mesazhet e Trump një goditje për qeverinë shqiptare
Aktualitet

Berisha pas kthimit nga SHBA: Mesazhet e Trump një goditje për qeverinë shqiptare

18:43 - 12/09/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është kthyer këtë të shtunë në Shqipëri pas vizitës së tij në Shtetet e...

Lexo më shumë
Berisha pritet me brohoritje nga përkrahësit pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara: Udhëtimin do e quaj ripërtëritje

Berisha pritet me brohoritje nga përkrahësit pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara: Udhëtimin do e quaj ripërtëritje

18:23 - 12/09/26
Dinamo ‘shkatërron’ Partizanin në Vorë, spektakël me 6 gola në derbi

Dinamo ‘shkatërron’ Partizanin në Vorë, spektakël me 6 gola në derbi

18:12 - 12/09/26
Dita e 105-të e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë

Dita e 105-të e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë

18:02 - 12/09/26
Rama u prit me protesta në takimin me strukturat në Vlorë, policia shoqëron 4 persona

Rama u prit me protesta në takimin me strukturat në Vlorë, policia shoqëron 4 persona

17:45 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com