GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

4 muaj te Trauma/ E reja keniane kalon komën, flet mjeku

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U dhunua barbarisht nga pesë persona, detaje tronditëse për të renë nga Kenia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej katër muajsh, 22-vjeçarja keniane Joyce Achieng Aoko dergjet në spitalin e Traumës ku u shtrua më datë 14 gusht 2022 pasi u gjet pa ndjenja, me shenja të dukshme dhune, poshtë ballkonit të dhomës ku jetonte në rezidencën Flowers në Tiranë.

Referuar të dhënave të siguruara nga akt-ekspertimi mjeko-ligjor, rezulton se e reja është dhunuar. 22-vjeçarja kishte pësuar lëndime të shumta, me brinjë e kocka të thyera, lëndime në dorë e stomak dhe dëmtime në tru.

Nga urgjenca e QSUT “Nënë Tereza”, u transferua e intubuar në spitalin Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore 30 orë pasi ishte zhdukur. Për disa javë, ajo qëndroi në gjendje kome në një nga dhomat e spitalit.

Mësohet se e reja nga Kenia e ka kaluar gjendjen e komës. Ajo mbijetoi por ka pësuar një dëmtim në tru, duke e lënë në gjendje vegjetative.

Gjendja vegjetative shpesh përshkruhet si “zgjimi pa vetëdije”. Pacientja në këtë gjendje i hap sytë dhe duket sikur është zgjuar. Pra shpesh ka cikle gjumi dhe zgjimi, megjithëse nuk reagon ndaj çdo forme nxitjeje ose stimulimi të jashtëm.

“Koma mund të jetë reversible kur mund të kthehet dhe ireversible kur nuk kthehet, në këtë rast është vegetative ku truri nuk funksionon dhe vetëm zemra funksionon, por kanë humbur funksionet e njohjes. Pacienti mund të ushqehet, të jetojë por nuk njeh, nuk komunikon, kjo është koma vegetative. Për hollësi në lidhje me rastin tuaj, duhet komunikuar me mjekun përgjegjës që ndjek pacientin”, tha mjeku anestezist reanimator, Agron Xheta, për gazetaren Beklie Koltraka.

Sa shpresa për shërim të plotë ka Joyce? Jeta e saj a do të jetë më e njëjta? Mjekët që kanë ndjekur rastin e pacientes nuk kanë pranuar të prononcohen pasi çështja po hetohet nga Prokuroria. Por ajo që mund të themi është se jeta e saj nuk do të jetë siç ka qenë deri mëngjesin e 14 gushtit.

Neuroshkencëtari Dr Adrian Oëen, sipas sciencefocus, thotë se pacientët në gjendje vegjetative janë duke qëndruar në hapësirën e papërcaktuar mes jetës dhe vdekjes. Për dekada, supozohej se pacientë të tillë nuk kanë vetëdije për botën përreth tyre, duke përfshirë kush janë, ku janë dhe gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen. Por edhe Dr Adrian Oëen, thotë se ka vërtetuar të kundërtën. Një person në një gjendje vegjetative të vazhdueshme është në gjendje të marrë frymë pa ndihmë. Kur është zgjuar mund të reagojë ndaj dhimbjes fizike dhe mund të lëvizë.

Megjithatë javët për Joyce po kalojnë në të njëjtin shtrat ndonëse ajo ka nevojë për ndihmë më të specializuar mjekësore. Edhe pse kanë kaluar 4 muaj nga krimi i rëndë dhe Prokuroria e Tiranës është duke hetuar, ende nuk ka asnjë person të ndaluar dhe të dyshuar për ngjarjen.

Etiketa: keniaSpitalTrauma

Lajme të lidhura

Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri
Aktualitet

Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri

14:08 - 10/09/26
Tensione në Rrajcë për Reformën Territoriale, banorët përplasen me deputetët dhe braktisin dëgjesën
Aktualitet

Tensione në Rrajcë për Reformën Territoriale, banorët përplasen me deputetët dhe braktisin dëgjesën

14:01 - 10/09/26
SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin
Aktualitet

Kërkuan takim me Veliajn në paraburgim, SPAK refuzon kërkesën e avokatëve të huaj

13:41 - 10/09/26
Para
Armina Mevlani ndan fotot e papublikuara nga dasma

Armina Mevlani ndan fotot e papublikuara nga dasma

Discussion about this post

TË FUNDIT

Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit
Botë

Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit

15:29 - 10/09/26

Evropa ka përjetuar një nga verat më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, ndërsa temperaturat rekord kanë shkaktuar edhe një rritje...

Lexo më shumë
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

15:05 - 10/09/26
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Champions League rikthehet me duele të forta, Bayern nis rrugëtimin ndaj Bodo Glimt

14:44 - 10/09/26
Ditë e keqe për kuqezinjtë U19, Moldavia mposht 0-1 Shqipërinë në Tiranë

Dy ndeshje brenda tre ditësh, FSHF zyrtarizon miqësoret e Shqipërisë

14:25 - 10/09/26
Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri

Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri

14:08 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com