GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

4-mujori i parë, KLSH zbulon 20 milionë euro dëm të parasë publike

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
4-mujori i parë, KLSH zbulon 20 milionë euro dëm të parasë publike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa vetëm dy javë më parë publikimi i raportit vjetor të Kontrollit të Lartë të Shtetit zbuloi një efekt negative financiar të institucioneve që shkonte disa qindra milionë euro duket se edhe auditimet e këtij viti kanë gjetur shkelje të reja.

Buletini i fundit që përfshin periudhën janar-prill tregon se janë kryer 16 auditime në institucionet qendrore dhe lokale në vend të cilat kanë rezultuar me disa milionë euro dëm financiar dhe menaxhim jo efektiv të parave.

Konkretisht dëmi ekonomik është 85 milionë lekë apo 781 mijë euro ndërsa menaxhimi jo efektiv rezulton në një vlerë 19.8 milionë euro duke çuar efektin total negativ në mbi 20 milionë euro.

“Gjatë periudhës janar-prill 2023, janë dhënë 60 rekomandime mbi gjetje me efekte negative në buxhetin e shtetit, për total vlerën 2.3 miliardë mijë lekë, nga të cilat: dëmi ekonomik vlerësuar 87.5 milionë mijë lekë, dhe menaxhimi jo efektiv i fondeve në vlerën 2.22 miliardë mijë lekë” thuhet në raportin e KLSH.

Por cilat janë arsyet e këtij efekti financiar negativ të institucioneve dhe si ndahen ato sa i takon të ardhurave dhe shpenzimeve?

Sipas KLSH rreth 2% e efekteve financiare me pasojë dëm ekonomik në buxhetin e shtetit, është konstatuar në fushën e të ardhurave, ndërsa pjesa më përfaqësuese, rreth 98% është konstatuar në fushën e shpenzimeve .

“Vlera prej 47.9 milionë lekë e konstatuar në subjektin Ujësjellës Kanalizime Tiranë SH.A për shkak të mos parashikimit nga palët, në kontratën e qirasë të detyrimit për sigurimin e pronës në rastet e rreziqeve të shkaktuara nga zjarri dhe vlera prej 38 milionë lekë e konstatuar përgjatë zbatimit të punimeve (si psh diferenca në volumin e punimeve, zëra të paverifikueshëm punimesh, etj) në 5 subjekte”, thuhet në raport.

Ndërkohë sa i takon menaxhimit jo efektiv të fondeve, në shumën totale prej 2,22 miliardë lekë, rreth 66% e vlerës është konstatuar në fushën e të ardhurave, ndërsa rreth 34% në fushën e shpenzimeve.

“Rreth 99% e vlerës në fushën e shpenzimeve, përbëhet nga shkeljet në “procedurat e prokurimit” dhe “zbatimin e punimeve”; ndërsa rreth 90% e vlerës në fushën e të ardhurave përbëhet nga të ardhurat e munguara që administrohen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, si pasojë e krijimit të debitorëve për moslikuidime të tarifave dhe taksave vendore (më së shumti në Bashkitë: Kamëz (631 milionë lekë, Belsh (108.3 milionë lekë), Lezhë (402 milionë lekë) dhe Vau i Dejës (195.9 milionë lekë)” saktëson KLSH./Monitor

Etiketa: demeuroKLSH

Lajme të lidhura

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
Breaking Views

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26
Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë
Breaking Views

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

19:31 - 13/11/26
Para
Të moshuarit: Ta provojë Rama të kalojë muajin me pensionin tonë

Rrudhja e popullsisë, një në katër persona është mbi 60 vjeç

Discussion about this post

TË FUNDIT

Publikohen formacionet zyrtare të Bjellorusi-Shqipëri, Maran zgjedh zëvendësuesin e Muçit
Sport

Publikohen formacionet zyrtare të Bjellorusi-Shqipëri, Maran zgjedh zëvendësuesin e Muçit

16:57 - 15/11/26

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot përballë Bjellorusisë ndeshjen e saj të fundit në Grupin C1 të Ligës së Kombeve....

Lexo më shumë
Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

16:38 - 15/11/26
Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

16:15 - 15/11/26
Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

15:50 - 15/11/26
Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

15:15 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com